Spektakël dhe Yje
E rënduar emocionalisht, Beatrix bën reagon për herë të parë pas daljes nga “Big Brother”


Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas një heshtje të gjatë pas daljes nga “Big Brother”. Ajo thotë se nëse Donaldi do i zgjaste dorën, do hidhej sërish me të.
Reagimi i plotë:
Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.
Nuk do të genjej, jo çdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi, por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat pershtatjes.
Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve, por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te rigjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha.
Donaldin po e ndjek nga jashte
E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV.
Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.
I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje show ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.
Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap.
Bekime dhe dashuri per te gjith ju.
Spektakël dhe Yje
Aktori i parë që do të xhirojë një film në hapësirë, Tom Cruise hyn në histori!


Aktori i parë që do të xhirojë një film në hapësirë, Tom Cruise hyn në histori!
Aktori i njohur Tom Cruise do të bashkëpunojë me regjisorin Doug Lyman për një projekt të ri në hapësirë.
60-vjeçari filloi përgatitjen e projektit pak para pandemisë. Sipas mediave amerikane, ai dhe regjisori kontaktuan me ‘Universal Filmed Entertainment Group’ (UFEG) për të paraqitur idenë e tyre për një raketë që do ta dërgonte aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në Tokë dhe më pas personazhi duhet të ngjitet në hapësirë. Nëse kërkesa për filmin në hapësirë miratohet, Tom Cruise do të jetë aktori i parë në histori që xhiron një film në hapësirë.
Rikujtojmë se “Top Gun: Maverick” fitoi një sukses të jashtëzakonshëm. “Top Gun: Maverick”, vazhdim i filmit të vitit 1986, përsëri me Tom Cruise, pas shfaqjes së premierës në Kanë, mblodhi 124 milionë dollarë në fund të javës së Memorial Day, debutimi më i mirë i karrierës 40-vjeçare të aktorit. Filmi, me regji të Joseph Kosinski, bëri që të zbresë në vendin e dytë “Doctor Strange”, me Benedict Cumberbatch, i cili në fundjavën e katërt në kinema fitoi 16.4 milionë dollarë duke prekur një total prej 371 milionë dollarësh.
Në vendin e tretë debutimi i filmit të ri të animuar nga shekulli 20, “Bob’s Burgers The Film”, me 12.6 milionë dollarë. Ndërkaq, me më shumë se tre dekada i lidhur me Hollywoodin, Tom Cruise, është një nga aktorët me fitimet më të larta në botë. Falë pjesëmarrjes së tij në filma të tillë si “Top Gun”, “Jerry Maguire”, “Born on the Fourth of July”, “Interview with the Vampire”, “Mission Impossible” dhe “Thomas Cruise Mapother IV” është një nga aktorët më të njohur sot.
Megjithëse lindi në Syracuse, New York, familja e tij emigroi në Kanada dhe ndërsa studionte në shkollën publike “Robert Hopkins”, Tom u interesua për aktrim. Cruise është një nga aktorët më të paguar në industri me një vlerë neto të vlerësuar prej 600,000,000 dollarë.
Spektakël dhe Yje
Rina nuk e lë askënd indiferent me pozën nga shtrati


Rina nuk e lë askënd indiferent me pozën nga shtrati
Rina Balaj ka qenë mjaft aktive në javët e fundit duke sjellë imazhe që nuk e lënë askënd indiferent.
Pozat me bikini nga pushimet kanë vënë në pah hiret e këngëtares duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.
Ajo nuk ka rreshtuar së publikuar edhe të tjera fotografi këtë fundjavë për të ngacmuar sërish imagjinatën.
(Foto: Instagram/isyourgirlrina)
Gjatë të dielës, Rina ka pozuar nga shtrati e veshur me të brendshme me ngjyrë të kuqe.
“Karmin i kuq, petale trëndafili, zemërthyerje.. Unë isha Marilyn Monroe e tij”, është përshkrimi i kësaj fotografie.
Spektakël dhe Yje
Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë


Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është bërë me shtëpi në Kosovë.
Ajo është bërë pronare e një shtëpie në fshatin Makresh.
Lajmin e zbuloi vetë Luana, përmes një postimi në ‘Instagram’ ku u shpreh tejet e entuziazmuar për shtëpinë e re.
Luana shtëpinë e saj e zgjodhi në një zonë malore.
“U bëra me shtëpi në Kosovën time. Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare