Connect with us

Lajme

Bilall Kasami padi në Prokurori Teuta Arifit për shtegun e biçikletave

Published

on

Padia të cilën e paralajmëroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ndaj ish kryetares Teuta Arifi për shtegun e biçikletave është dorëzuar në Prokurori. Këtë e konfirmuan nga Zyra e komunës për marrëdhënie me publikun e dhe nga Prokuroria Themelore, shkruan Portalb.mk.

“Kemi autorizuar avokat për këtë punë, ai i ecën këto procedura. Lënda është në prokurori, avokati vazhdon të ndjek procedurat. Ne kemi kërkuar që të zbardhet rasti dhe tani më kjo i takon prokurorisë”, thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Edhe pse e kërkuam padinë për të parë se çka saktësisht përmban ajo, të njëjtën nuk na e siguruan nga Komuna e Tetovës.

Prokuroria Themelore e konfirmoi për Portalb.mk se padia ka arritur dhe po analizohet.

“Kallëzimi penal për të cilin jeni të interesuar është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë dhe i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili në procedurë para hetimore vepron dhe ndërmerr veprime për verifikimin e pretendimeve në kallëzim”, thanë nga Prokuroria.

Për këtë rast tentuam të kontaktojmë në telefon edhe ish kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin por ajo nuk u përgjigj në thirrjen tonë, i dërguam edhe mesazh por përgjigje nuk morëm.

Shtegu i biçikletave u hoq me 17 nëntor me arsyetimin se ka keqpëdroime në projekt, dhe se për të veçmë ekziston proces gjyqësor në të cilin ka padi kundër kryetares së kaluar Teuta Arifit për realizim të projektit në kundërshtim me ligjin.
Kasami tha se do të dorëzojë edhe një padi, e cila sipas informatave të larpërmendura, është dërguar sot në Prokurori.

Largimi i shtegut për biçikleta nxiti reagime të shumta në opinion se nuk ishte dashur të largohej, madje edhe disa nga këshilltarët komunal e vlerësuan si të ngutshëm këtë veprim të Kasamit.

Continue Reading

Bota

Putin raportohet se është operuar fshehurazi

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se së fundi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të hequr lëngun nga barku mes spekulimeve në rritje se shëndeti po i përkeqësohet, shkruan në një llogari anti-Kremlin në Telegram.

Putini iu nënshtrua operacionit të enjten mbrëma, i cili zgjati deri të premten në mëngjes, sipas kanalit në Telegram, “General SVR“, i cili pretendohet se drejtohet nga një ish-spiun rus.

Kanali më tej pretendon se operacioni i liderit rus dhe shërimi i mëvonshëm u mbuluan të nesërmen duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të simuluar praninë në videot e një takimi të planifikuar të këshillit të sigurisë së Rusisë, raporton nypost.

Kanali pretendoi javën e kaluar se presidenti rus kishte regjistruar paraprakisht pamjet në një përpjekje për të mbuluar operacionet e ardhshme dhe po planifikonte të përdorte dyshe trupore nëse ishte e nevojshme.

Në prill, gazeta investigative ruse “The Project” raportoi se Putini ishte vizituar rregullisht nga një onkolog dhe spekuloi se lideri vuante nga kanceri i tiroides.

Raporti përfshinte gjithashtu një listë të sëmundjeve të tjera me të cilat përballej rusi, nga lëndimet e hokejit deri te dhimbja e shpinës nga një incident me kuaj.Sipas raportit, Putin thuhet se lahet me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë ndërsa janë duke u rritur dhe janë me gjak të freskët. “Banjat e pështira me brirë” janë një terapi alternative në rajonin Altai të Rusisë, i cili kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë.

Besimtarët thonë se banjat përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe rinovojnë lëkurën.Spekulimet rreth shëndetit të liderit kanë vazhduar teksa ai shihet mbajtur distancë me vartësit e tij ose duke vepruar në mënyrë të çuditshme gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme, në Maqedoni arrestohen dy prindër sepse shitën vajzën e tyre

Published

on

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.

EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union.

Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.

Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Published

on

Në mesditën e së martes janë shembur disa gurë të mëdhenj pranë pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.

Si pasojë, rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për qarkullim.

Mirëpo, shembja e gurëve ka vazhduar edhe më tej.

Ndryshe, gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës kanë deklaruar se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”, thanë nga MI.

Continue Reading

Aktuale