Connect with us

Kosovë

Kosova mund ta rishqyrtojë vendimin e saj për tre vaksina gjatë hyrjes në vend

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se këtë javë është e mundur të rishqyrtohet vendimi për obligimin e shtetasve të huaj për të dorëzuar certifikatën për tri doza të vaksinës ose dy doza plus testin RT-PCR jo më të vjetër se 48 orë, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas Ministrisë përkatëse në faqen zyrtare në “Fejsbuk”, ndryshimi i mundshëm i vendimit, i cili është në fuqi nga e shtuna – 22 janar, do të varet nga zhvillimi i situatës epidemiologjike dhe numri i rasteve të reja me Kovid-19.

“Të gjitha masat e marra kanë qenë rezultat i analizave të rregullta të situatës epidemiologjike, konsultimeve me ekspertë shëndetësorë dhe Komisionin Këshillëdhënës për Kovid-19, të cilat trajtohen nga Komiteti Koordinues për Kovid-19, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin pandemisë, citojnë nga Ministria.

Situata epidemiologjike, thotë Ministria e Shëndetësisë, monitorohet në baza ditore, kështu që në fund të javës mund të rishikohen masat.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ashpërsimin e masave anti-kovid, veçanërisht detyrimi për posedimin e certifikatës për marrjen e tri vaksinave për të hyrë në vend, ngjalli reagime, si në vend ashtu edhe në vendet fqinje.

Kërkesë për ndryshimin e vendimit, përkatësisht kthimin e obligimit të mëparshëm për paraqitjen e dëshmive për marrjen e dy dozave të vaksinave, ndër të tjera kanë adresuar edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i cili bëri të ditur se kërkesa i është përcjellë homologut të tij kosovar Rifat Latifi, me të cilin pati një bisedë telefonike.

Zëvendëskryeministri Grubi në një prononcim për portalin e Prishtinës “Indeksonlajn” është shprehur i habitur për vendimin, duke theksuar se “gjendja shëndetësore është e njëjtë si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe vendet perëndimore janë duke shqyrtuar heqjen e kufizimeve”.

“Shpresoj që Qeveria e Kosovës këtë javë ta rishikojë këtë vendim dhe t’i kthehet masave të mëparshme”, deklaroi Grubi.

Për situatën e re kanë reaguar edhe kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, Ardita Sinani (kryetare e Preshevës) dhe Nagip Arifi (Bujanoc), të cilët vendimin e Qeverisë së Albin Kurtit e kanë vlerësuar si kufizim të lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Banorët e qytetit shqiptar të Kukësit dhe zonave përreth në kufi me Kosovën kanë bllokuar sot pikën kufitare të Morinës mes dy vendeve, duke i kërkuar qeverisë Kurti të anulojë vendimin e fundit i cili vështirëson hyrjen e tyre në Kosovë, ku shumë prej tyre punojnë dhe kanë nevojë për komunikim të shpeshtë për arsye familjare dhe arsye të tjera. Ata kanë bllokuar hyrjen në vend për rreth dy orë, duke akuzuar autoritetet kosovare se nuk është hera e parë që marrin vendime që u shkaktojnë vështirësi të panevojshme.

Mediat raportuan se për ashpërsimin e masave sot ka reaguar organizata joqeveritare nga Tirana, “Forumi Ekonomik Shqiptar”, e cila vlerësoi gjithashtu se vendimi i përmendur pengon ndjeshëm lirinë e lëvizjes, pasi shumë qytetarë nuk mund të marrin dozën e tretë të vaksinës, sepse nuk janë përmbushur gjashtë muajt e paraparë që nga marrja e vaksinës së dytë.

Edhe figura të shumta nga jeta politike dhe publike në Kosovë, përfshirë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe profesorin universitar dhe analistin politik Blerim Latifi, i kanë kërkuar Kurtit që të anulojë vendimin e fundit.

“Kam parë protestën e sotme të banorëve të Kukësit. Është shumë e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë. Aq më tepër që bëhet në emër të disa masave anti-kovid, të cilat janë krejtësisht joefektive. Hiqni atë ndalim të turpit për vëllezërit tanë, të cilët në vitin 1999 strehuan mijëra kosovarë të dëbuar me dhunë nga ushtria serbe në shtëpitë e tyre të varfra”, ka shkruar Latifi në faqen e tij në Fejsbuk.

Pas rritjes së madhe të numrit të rasteve me Kovid-19, qeveria e Kosovës të premten miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë, sipas të cilave, ndër të tjera, nga e shtuna për të hyrë në vend duhet të dorëzohet një çertifikatë për tre doza vaksinash ose dy vaksina dhe një test PCR negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

Personat që udhëtojnë transit, diplomatët e huaj, fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe personat me certifikatë mjekësore se janë përjashtuar nga vaksinimi, përjashtohen nga detyrimi për të dorëzuar certifikatat e vaksinimit për hyrjen në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës që nuk kanë marrë dy vaksina, pas kthimit në vend do të duhet t’i nënshtrohen një karantine shtatëditore në shtëpitë e tyre. Të gjithë punonjësit në institucionet publike do të duhet të marrin një certifikatë për të paktën dy doza.

Në elaborimin e masave të reja, qeveria i referohet situatës së fundit epidemiologjike, pas shtimit të rasteve me Kovid-19. Edhe pse sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata konsiderohet stabile, thuhet se rreziku mbetet, për shkak të dominimit të variantit Omikron të virusit.

Ditët e fundit ka një rritje të theksuar të numrit ditor të të infektuarve në Kosovë, kështu që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 2243 raste të reja, pra mbi 25 për qind e të testuarve. Numri zyrtar i pacientëve aktivë në vend, nga rreth 700 sa ishte 15 ditë më parë, arriti në 19.519 ditën e djeshme, ndërkohë që ekspertët mjekësorë presin vazhdimësinë e trendit negativ edhe në periudhën e ardhshme.

Continue Reading

Kosovë

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Published

on

By

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.

Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.

Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Published

on

By

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:

Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.

Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.

Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Published

on

By

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale