Connect with us

Lifestyle

Çmimet marramendëse të qethjes nëpër botë (Lista)

Published

on

Zvicrra është para, e në mesin e shteteve që kanë çmim të lartë për prerjen e flokëve qëndron edhe Oslo, Norvegji (48.10 dollarë), Kopenhaga, Danimarkë (45.10 dollarë) e kështu me radhë.

Por, nëse prerja e flokëve në këto vende nuk është ide e mirë, të jesh frizer mbase do të jetë shumë fitimprurëse.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Trim & Lum, së shpejti me qendër biznesi dhe hotel në Shkup

Published

on

By

Trim & Lum, së shpejti me qendër biznesi dhe hotel në Shkup

Kompania Trim dhe Lum, e cila prej 30 vitesh me sukses operon në biznesin e ndërtimit dhe patundshmërisë, së fundmi vjen me projekt të ri dhe shumë interesant në Shkup. Në fazë ndërtimi gjendet Qendra e Biznesit Trim dhe Lum, që paraqet një objekt të kombinuar, hotel dhe qendër komerciale, një risi për tregun vendas.

“Trim & Lum Boutique Hotel” dhe “Trim & Lum Business Center” janë të pozicionuara në bulevardin “8 Shtatori”, në Komunën e Karposhit. Lidhjet mes bulevardeve “8 Shtatori” dhe “Nikolla Karev”, afërsia me rrugën magjistrale (rruga e Kaçanikut) që lidh Shkupin me Republikën e Kosovës, afërsia me rrjedhën e lumit Vardar, Parkun e Qytetit, spitalet dhe qendrave sportive, e bën këtë objekt edhe më atraktiv dhe të kapshëm për qytetarët dhe sektorin e biznesit.

Continue Reading

Lifestyle

S’ka krizë: Shqiptarët në një dasmë hedhin para me thes (Video)

Published

on

By

Jemi në sezonin e dasmave, të cilat janë shtuar pas pandemisë për shkak të bllokimit disa mujor. Një video e shpërndarë së fundmi nga një dasmë në Lezhë është bërë virale për shkak të sasisë së madhe të parave që hidhen aty.

Siç duket edhe nga planet, disa djem janë të ulur në një tavolinë duke pirë birra dhe kënduar “Mirdita ka djem azgana..”, ndërkohë që dy të tjerë hedhin para nga sipër, tjë cilat nxirren nga një thes i zi. Prerjet janë kryesisht 20 euro dhe nga një përllogaritje e përafërt, bëhet fjalë për rreth 50 mijë euro.

Continue Reading

Lifestyle

I burgosuri kërkon t’i shtyhet ekzekutimi deri kur t’ia dhurojë veshkën dikujt

Published

on

By

Një burrë nga Teksasi që do të ekzekutohej në më pak se dy javë, ka kërkuar t’i shtyhet ekzekutimi në mënyrë që të mund t’i dhurojë veshkat.

Ramiro Gonzales, 39 vjeç, i cili do të vdesë nga injeksionin vdekjeprurës më 13 korrik, ka paraqitur kërkesa zyrtare për të shtyrë ekzekutimin e tij në mënyrë që të mund të sigurojë dhurimin e veshkës për dikë që ka nevojë urgjente për transplant, shkroi të martën The Guardian.

“Si mund ta kthej jetën – mendoj se kjo mund të jetë ndoshta një nga gjërat më të afërta për ta bërë këtë,” tha Gonzales.

Avokatët e Gonzalesit kërkuan një pushim prej 30 ditësh nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dhe një pezullim të veçantë 180-ditor nga bordi i faljeve dhe lirimeve me kusht të Teksasit, duke përmendur dhurimin e veshkave.

Gonzalez ka gjithashtu një grup të rrallë gjaku, i cili mund të ndihmojë ata që kanë vështirësi të gjejnë organin e përshtatshëm.

Departamenti i Drejtësisë Penale në Teksas i lejon njerëzit e burgosur të dhurojnë organe.

Gonzales po vuan dënimin me vdekje pasi qëlloi për vdekje 18-vjeçarin Bridget Townsend, 18 vjeç më 2001.

Continue Reading

Aktuale