Connect with us

Kosovë

Agjencia kundër Korrupsionit nis procedurat kundër zyrtarëve të Listës Serbe

Published

on

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Arsyeja e fillimit të procedurës është se zyrtarët e Listës Serbe, të cilët mbajnë pozita të ndryshme në nivel qendror dhe lokal në institucionet e Kosovës, nuk i kanë raportuar rregullisht pasuritë apo të ardhurat e tyre, konfirmuan nga Agjencia kundër Korrupsionit.

Procedura është iniciuar kundër kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, deputetëve Zoran Mojsilloviq dhe Verica Ceraniq, ish-deputetit Ivan Todosijeviq, kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe këshilltarit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Alleksandar Spiriq.

Po ashtu, Agjencia kundër Korrupsionit e Kosovës ka iniciuar hetim kundër Zllatko Miniqit, Miodrag Ralliqit, Verolub Stankoviqit, Millorad Jovanoviqit, Millan Ivanoviqit dhe Sërgjan Nikolliqit.

Nga Agjencia thonë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me mbledhjen dhe analizimin e dokumentacionit përkatës.

Për rastin e Lubinko Karaxhiqit, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i Komunës së Graçanicës, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pezulluar hetimet.

Në sistemin serb, Karaxhiq ishte kryetar i Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Prishtinës, institucion ky që nga autoritetet e Kosovës konsiderohet jolegal dhe paralel.

Në rastin e ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Agjencisë.

Nikolliq është edhe koordinator i organit të përkohshëm komunal të Shtërpcës, sipas sistemit serb. Ai është arrestuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, për shkak të dhënies së paligjshme të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, pas së cilës i është caktuar masa e paraburgimit për një muajm, raporton REL.

Radio Evropa e Lirë, në gusht të vitit të kaluar ka raportuar për “pagat e dyfishta”, sepse shumica e zyrtarëve të Listës Serbe kanë të paktën një vend pune në sistemin kosovar dhe një në atë serb.

Kjo parti është themeluar në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndonëse zyrtarët e Listës Serbe obligohen me ligj që të raportojnë të gjitha të ardhurat në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, por edhe në agjencinë e ngjashme në Serbi, ata e bëjnë këtë në mënyrë selektive.

Çfarë funksionesh të dyfishta kryejnë zyrtarët e Listës Serbe?
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk ka raportuar në Agjencinë kundër Korrupsionit në Kosovë se në kuadër të sistemit të Serbisë i kryen edhe dy funksione të tjera.

Ai është drejtor i Ndërmarrjes Publike “Standard” në Mitrovicën e Veriut dhe asistent për mësimdhënie në Shkollën e lartë ekonomike të studimeve profesionale në Pejë, e cila funksionon në kuadër të sistemit serb dhe është zhvendosur në Leposaviq, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Për këto dy pozita, Rakiq paguhet me rreth 92.000 dinarë, ose rreth 750 euro.

Rakiq nuk ka raportuar as agjencisë serbe për të ardhurat që merr në institucionet e Kosovës.

Igor Simiq është deputet i Kuvendit të Kosovës, por ka marrë të ardhura edhe për funksionet që kryen në sistemin serb, nga Sigurimi pensional dhe invalidor, si dhe nga Fakulteti Ekonomik në Mitrovicën e Veriut.

Zoran Todiq është kryetar i Komunës së Leposaviqit sipas sistemit të Kosovës dhe kryetar i komunës së Leposaviqit sipas sistemit të Serbisë.

Millan Radojeviq është kryetar i Mitrovicës së Veriut dhe merr pagë nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, por është edhe drejtor i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Serbisë në Mitrovicën e Veriut.

Situata është e ngjashme edhe me zyrtarët e tjerë të Listës Serbe, pasi shumica prej tyre kryejnë funksione në sistemin kosovar dhe në atë serb dhe nuk i raportojnë as Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës e as Agjencisë Kundër Korrupsionit të Serbisë.

Continue Reading

Kosovë

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Published

on

By

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.

Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.

Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Published

on

By

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:

Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.

Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.

Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Published

on

By

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale