Kosovë
Publikohet dokumenti i ministrit rus: “Ka një plan për Shqipërinë e Madhe”










Rusia nis një sulm ndaj Perëndimit për shkak të “heshtjes” së saj ndaj synimit të Shqipërisë dhe Kosovës për të krijuar një “Shqipëri të Madhe” dhe e quan katastrofik çdo rishikim të fshehtë të kufijve në rajon
Rusia thotë se “ndan” plotësisht “shqetësimin” për “fanatizmin” e disave në Prishtinë dhe Tiranë dhe synimin e tyre për të krijuar të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe” përmes bashkimit të “dy shteteve shqiptare” në Ballkan, thuhet në një dokument të Ministrisë së Jashtme ruse.
Në dokumentin që mban autorësinë e ministrit prej shumë vitesh në krye të MPJ ruse, Lavrov, flitet me nota të ashpra kundër shqiptarëve në Shqipëri dhe trojet përtej kufirit, duke sugjeruar se ata kanë një plan konkret për bashkimin e territoreve të tyre dhe se ky plan po mbështetet nga BE, më së paku me heshtje.
“Subversive”
Këto “plane” mund të cilësohen vetëm si subversive. “Çdo rishikim i fshehtë i kufijve në rajon është përkufizim katastrofik për stabilitetin tashmë të brishtë në këtë pjesë të Evropës, ku mbetet shumë për të bërë për të kapërcyer efektet e konflikteve dhe luftërave të viteve 1990″, thuhet në dokument, nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Zgjidhja e qëndrueshme e problemit të Kosovës është e mundur vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare, në veçanti Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila garanton, ndër të tjera, integritetin territorial të Serbisë me Krahinën Autonome të Kosovës”.
“Në kuadër të këtij dokumenti të OKB, bisedimet Beograd-Prishtinë mund dhe duhet të zhvillohen”, vazhdon ministri i Jashtëm rus, duke shtuar se “rezultati i këtyre bisedimeve duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë, e cila të kënaqë palën serbe dhe të marrë miratimin e saj”.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Diplomacia ruse pretendon se “ka ardhur koha që udhëheqja e Prishtinës të kuptojë se përpjekjet e saj provokuese për të bindur pjesën tjetër të botës për qëndrueshmërinë e “shtetit famëkeq të Kosovës” janë të destinuara të dështojnë që në fillim”.
“Heshtja e Perëndimit”
“Nxitja e nacionalizmit dhe shovinizmit shqiptar, shtypja sistematike e popullatës serbe dhe pakicave të tjeta joshqiptare, si dhe persekutimi i Kishës Ortodokse Serbe dëshmojnë për qenësinë e këtij plani”, thuhet në dokumentin e Lavrov.
Për diplomacinë ruse, “heshtja e Perëndimit prej kohësh nuk është befasuese”, por është “simptomë e kënaqësisë së verbër të tekave të ekstremistëve shqiptaro-kosovarë nga mbrojtësit e tyre të huaj”.
Sipas vlerësimit rus, “BE-ja, së cilës i është besuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së një rol ndërmjetësues në dialogun Beograd-Prishtinë, është e qartë se nuk po i përgjigjet OKB-së, duke lënë të kuptohet se për Moskën zyrtare, BE duhet të mos jetë më e besuara e OKB për këto negociata”.
“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që sulmet e Prishtinës të vlerësohen siç duhet nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Ballkan”, përfundon dokumenti i Lavrov./BotaSot/
Kosovë
Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin


Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.
Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.
Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk
Kosovë
Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024


Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.
Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.
Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.
Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.
Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.
Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:
Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.
Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.
Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Kosovë
Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin


Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare