Connect with us

Lajme

Infektologu Aliriza Osmani flet për rritjen e të infektuarve në Kumanovë

Published

on

Aliriza Osmani, mjek në repartin e sëmundjeve infektive në Kumanovë, në një intervistë për Open-TV, ka deklaruar se numri i të infektuarve në Kumanovë dhe gjetiu po rritet për shkak se njerëzit nuk po i kushtojnë rëndësi masave mbrojtëse.

Infektologu Osmani gjithashtu ka apeluar deri te mjekët amë që mos t’i dërgojnë pacientet e tyre nevojë e panevojë në spital, sepse po ua vështirësojnë punën atyre.

“Numri rritet për shkak se për momentin përzihet infektimi i të infektuarëve me Covid-19 dhe poashtu me simptome të cilat janë ngjashme me të njëtin virus ose me gripin sezonal. Numri rritet sepse nuk i vihet re aq shumë sa duhet masave për parandalim: Distanca, mbajtja e maskave, që kohën e fundit shumë rrallë mbahet, poasacarisht në vende të mbyllyra. Në ambient të hapur ku mblidhen njerëz më tepër do të ishte mirë të mbahen maskat. Por fatkeqësishtë te ne po vijnë edhe pacientë që nuk kanë nevojë. Aty më sycelë do të ishte mirë të jenë mjekët amë që mos ti sjellin të gjithë pacientët që nuk kanë nevojë. Të bëjnë një analizët të gjakut, dhe rentgen nëse ka nevojë, ose incizim të mushkërive dhe të sillen ata që janë të nevojshëm, sepse numri i tepërt i pacientëve na vështirëson punën e atyre që me të vërtetë kanë nevojë që ti japim një minutazhë më tepër ose një kujdes shumë më të madh të kujdesit tonë për shkak se edhe me personel jemi të hendikepuar. Nuk kemi aq shumë mjekë dhe po kemi shumë punë. Në këtë mënyrë mjekët amë do të na e lehtësonin edhe neve punën që mos të na sjellin cfarëdo pacienti. Kurse pacientët të jenë më vigjilent të mos përzihen, ti ikin mbledhive të tepërta dhe të kenë kujdes më tepër”, deklaroi Osmani për Open-TV.

Ai ka shtuar se varianti Omikron kalohet më lehtë, për shkak të simptomeve më të lehta.

“Sipas praktikës sonë varianti Omikron kalohet më lehtë, me simptone më të lehta dhe me kapje të mushkërive shumë më të lehtë në krahasim me deltën. Këtë po na e tregon edhe numri i të vdekurve, pasi një kohë të gjatë nuk kemi pacientë të vdekur. Dhe, kjo është shumë mirë”, theksoi infektologu Osmani.

Mjeku Osmani ka kërkuar nga qytetarët që të kryejnë vaksinimin, sepse vaksinimi është i vetmi armatim që do të përmirësojë gjendjen me pandeminë.

“Të gjthë ata që nuk e kanë bërë vaksinimin me kohë ta kryejnë, sepse vaksinimi do të jetë armatimi i vetëm që do të na shërbej për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Deri kur do të vazhdoj pandemia nuk kam përgjigje, por kjo do të mbarojë shumë më shpejtë nëse ne i përmbahemi masave të cilët i japim dhe vaksinimi të jetë me kohë sidomos te moshat e thyera”, përfundoi intervistën për Open-TV Aliriza Osmani, mjek në repartin e sëmundjeve infektive në Kumanovë.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale