Connect with us

Më të reja

Doktor Agolli kompensimin si këshilltar do t’ua dhurojë familjeve me gjendje më të dobët socio-ekonomike

Published

on

Pediatri i njohur dibran, Arben Agolli, kompensimin që e merr si këshilltar në këshillin komunal të Dibrës, do t’ua dhurojë familjeve me gjendje më të dobët socio-ekonomike.

“Fjalën e dhënë kurrë nuk e kam shkelur, e nuk do ta shkel as tani. Atë që e premtova në fushatën zgjedhore edhe do ta realizoj. Të gjitha kompensimet, si këshilltar do t’ua dhuroj familjeve të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike. Prindërit gjithmonë më kanë edukuar, ndërsa në atë frymë do t’i edukoj edhe fëmijët e mi, pavarësisht sa edhe çfarë kam të ndaj me dikë tjetër, kujt i nevojitet ndihmë”, thotë Agolli, i cili është këshilltar u Aleancës për Shqiptarët.

Edhe si mjek, shton, udhëhiqem nga humanizmi, sepse ndjenja kur i ndihmoni dikujt nuk mund të përshkruhet. Për këtë, thekson, nuk dua mirënjohje, më mjafton buzëqeshja që do ta shoh në fytyrë.

Fjalën e dhënë ai tashmë ka filluar ta realizojë. Kompensimin e parë si këshilltar pas marrjes ua ka dhuruar dy familjeve me prindër kryefamiljar.

Agolli menjëherë pas diplomimit, në vitin 1975 punësohet në Qendrën Mjekësore të atëhershme, e cila me mbrojtje shëndetësore i mbulon komunat Dibër, Qendër Zhupë, por edhe rajonin e Rekës, komunën Mavrovë dhe Rostushë.

Nga viti 2004 së bashku me kolegun e tij Ylber Kokale, e hapin ambulancën e pediatrisë “Pediatria-D”, e cila është e vetmja në rajonin më të gjerë të Dibrës prej ku shërbim shëndetësor marrin fëmijët nga tri komunat.

Continue Reading

Kolumna

Haraçina sot…

Published

on

By

Haraçina sot…

Shkruan, Driton Nebiu, Magjister i shkencave politike

“Komunë e zhvilluar me një administratë efektive, me rrugë të asfaltuara, me shtigje për këmbësorë, me ujësjellës e me ujë të pijshëm të sjellur nga Penda e Likovës, me kanalizim, me shtëpi të shëndetit dhe përkujdesje 24 orëshe shëndetësore për popullatën, me transport të garantuar për të gjithë nxënësit nga ana e komunës, me kushte dhe standarde evropjane në shkolla, me investim në sport, me fushë futbolli për Klubin Futbollistik “Shkëndija”, me premtime të realizuara, pa paradime të kota politike sa për sy e faqe dhe për marketing të ulët politik, po qoftë edhe nga strukturat e larta shtetërore të mos them partiake, pa as edhe një donacion të huaj, po gjithçka me punë, përkushtim, mirë menaxhim nga ana e të parit të komunës.

Është ky një realitet i ditëve të sotme që po e jetojmë të gjithë ne banorët e Haraçinës…”

Nuk po më besoni?!

Keni të drejtë, ishte kjo vetëm një ëndërr dhe një dëshirë, po edhe një premtim i parealizuar parazgjedhor i dhënë në moment entuziazmi dhe pa asnjë lloj përgjegjësie se një ditë do të vijë edhe koha e ballafaqimit me realitetin, e që fatkeqësisht është e gjitha e kundërta e ëndrrës fillestare të përshkruar në këtë tekst.

U zbehën edhe fletushkat propaganduese, por na mbeti realiteti.

Haraçina edhe sot me një rrugë të asfaltuar nga “Rrugët e Maqedonisë” të cilën punë e përvetëson i pari i komunës. Haraçina pa as edhe një pikë uji nga Penda e Likovës, e fatmirësisht me ujë të siguruar nga donacioni i dhënë nga komuna “Ejup Sulltan” e Turqisë përmes Shoqatës së Brezës, edhe kjo punë që e përvetëson i pari i Komunës. Haraçina pa shteg për këmbësorët në veçanti për nxënësit e shkollës së niveleve të ulëta, po me mezi 1 km ndërtim të tillë e që si duket është kilometri i vetëm i punuar në të gjitha lëmitë brenda mandatit një vjeçar.

Haraçina pa përkujdesje shëndetësore, e lënë në mëshirën e shtëpisë së shëndetit në Maxhari dhe vet banorëve të saj, në stilin secili si të mundet, vetëm të sigurojë përkujdesjen për shëndetin e tyre. Haraçina pa transport të organizuar e të siguruar për nxënësit, të lënë në mëshirën dhe barrën e vet prindërve për një shkollim obligativ. Haraçina me kushte të mjerueshme në shkollë e pa as edhe një investim më të vogël në sport e kulturë, duke lënë Klubin futbollistik të zemrës së Haraçinës “Shkëndinë” që të zhvillojë ndeshjet në Hasanbeg, falë mëshirës së Klubit simotër “Fortuna”.

E kjo është Haraçina e ditëve të sotme, Haraçina e realitetit e jo e ëndrrës së kotë.

Këtë më së miri e dinë haraçinasit. Ata kuptuan se kush po gënjen e kush po mashtron. Këtij populli i duhen projekte e premtime të realizuara, e jo paradime të kota të atyre që nuk i duan as në lagjet e tyre. Popullata don punë, se për punë u ka dhënë votë.

Mos harroni se vota është e shenjtë, vota është AMANET. Mos e shkelni!

Edhe pse nuk e keni vetëm këtë që e shkelët.

U qoftë për nder!

Continue Reading

Lajme

Taravari: Pas 30 vitesh deponia rajonale “Rusino” merr pamjen e merituar

Published

on

By

Pas 30 vitesh vendosim rend për funksionim të deponisë rajonale “Rusino”. Së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës – Bilall Kasami, të Mavrovë-Rostushës – Medat Kurtoski, të Zhelinës – Blerim Sejdini, ministrin e mjedisit Naser Nuredini dhe ambasadoren e Zvicrës – Veronik Ulman, pamë nga afër punimet që janë zhvilluar.

Drejtori i Ndërmarrjes publike të rajonit të Pollogut “Rusino/Pollog” – Besim Dogani, na sqaroi në detaje punimet që janë zhvilluar dhe rendit që është vendosur.

Mbi historinë e suksesit të arritur në “Rusino” dhe planet për në të ardhmen, vazhduam t’i shpalosim në punëtorinë e mbajtur për të diskutuar dhe prezantuar pikpamjet tona për avancimin dhe veprimet e ardhshme ku pata fjalim pershendetës.

Falënderoj me këtë rast Amabasadën e Zvicrës në RMV për ndihmën financiare që na kanë ofruar për deponinë “Rusino”. Uroj që së shpejti të kalojë edhe Ligji për huamarrje në Kuvend nga BERZH, që në fazën e dytë kjo deponi të shndërrohet në deponi sanitare.

Continue Reading

Lajme

ASH: Për maskaradën dhe kaosin e krijuar me ndriçimin publik të pushtetit vendor (komunat)

Published

on

By

Gjatë këtij viti janë të shumta daljet publike në opinion nga ana e ASH ku temë diskutimi ka qenë pikërisht energjia elektrike, janë propozuar, sugjeruar, është diskutuar e debatuar shumë lidhur me këtë temë, por nga ana tjetër qeveria aktuale dhe KRRE ( komisioni rregullator i energjisë), pos në disa raste, nuk e ka parë të arsyeshme që ti shfrytëzojë e ti bëjë pjesë të ligjeve e të masave antikrizë propozimet e sugjerimet tona .

Sot jemi dëshmitarë të një paaftësie dhe të një keqmenaxhimi total me këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Në këtë dalje publike sot do të ndalemi ta informojmë opinionin publik lidhur me maskaradën dhe kaosin që kanë krijuar me ndriçimin publik të pushtetit vendor ( komunat).

Një kronologji lidhur me atë se si kanë evoluar çmimet e furnizimit me energji elektrike për këtë kategori konsumuese.

Për ndriçimin publik, për vite me rradhë deri më 30.06.2022, ka patur kategori të veçantë në sistemin tarifor energjetik, dhe në datën e lartpërmendur çmimi për një kWh ka qenë në vlerë prej 7,35 denarë ( furnizimi + distribuimi) . Pas datës 01.07.2022 kjo kategori konsumuese nuk është kategori e veçantë në sistemin tarifor, por është pjesë e kategorisë konsumuese- konsumatorë të vegjël, ku çmimi për një kWh në tarifën ditore është 17,1691 denarë ( furnizimi + distribuimi) ndërsa në tarifën e natës çmimi për një kWh është 13,4903 denarë , pra KRRE aprovoi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këtë kategori nga 83,54 % deri në 133,59 % .Shihet qartë se çfarë rritje e lartë e çmimit është aprovuar e po zbatohet për këtë kategori konsumuese, kjo është një goditje e rëndë për buxhetet e komunave .

Por duke ditur që shumë komuna kanë plotësuar kriteret e parapara nga qeveria për daljen për furnizim me energji elektrike në tregun e lirë ( të liberalizuar) shumë komuna furnizohen në këtë treg ku çmimet diktohen nga bursat ndërkombëtare të energjisë, dhe poashtu ka një pjesë të komunave që furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit, pra pavarësisht se komunat kanë një status dhe energjia elektrike e konsumuar shërben për të njëjtin qëllim ( ndriçim publik ) , të njëjtët paguajnë çmime të ndryshme. Pra një kaos dhe padrejtësi e padëgjuar dhe e paparë deri tani .

Po e ilustrojmë me një shembull konkret:

Supozojmë se konsumohet

20.000 kWh në tarifën e lartë dhe

30.000 kWh në tarifën e ulët

Fatura deri në muajin e 06.2022 tek furnizuesi i shërbimit universal

20.000 * 7,35 = 147.000,00 denarë

30.000 ×7,35 = 220.500,00 denarë

Total = 367.500,00 denarë

TVSH 18% = 66.150,00 denarë

Vlera

e fatures = 433.650, 00 denarë

Fatura në muajin e 09.2022 tek furnizuesi i shërbimit universal

20.000 * 17,16 = 343.200,00 denarë

30.000 × 13,49 = 404.700,00 denarë

Total = 747.900,00 denarë

TVSH 18% = 134.622,00 denarë

Vlera

e fatures = 882.522,00 denarë

Fatura në muajin e 09.2022 tek furnizuesi në tregun e lirë

20.000 * 29,85 = 597.000,00 denarë

30.000 × 29,85 = 895.500,00 denarë

Total =1.492.500,00 denarë

TVSH 18% = 268.650,00 denarë

Vlera

e fatures = 1.761.150,00 denarë

Fatura në muajin e 09.2022 tek furnizuesi i mundësisë së fundit

20.000 * 39,47 = 789.400,00 denarë

30.000 × 39,47=1.184.100,00 denarë

Total =1.973.500,00 denarë

TVSH 18% = 355.230,00 denarë

Vlera

e fatures = 2.328.730,00 denarë

Siç shihet në pjesën e ndriçimit publik kemi një lëmsh të paparë, pra për të njëjtin konsumim dhe duke e përdorur për të shërbyer komunitetin që jetojnë në ato komuna, janë të detyruar të paguajnë fatura në vlera të ndryshme dhe shumë të larta .

Këto regullativa e çmimi i ri i aprovuar për furnizuesin e shërbimit universal për këtë kategori, i kanë groposur dhe i kanë bllokuar transaksionet bankare të komunave. Të njëjtët janë në pikë të hallit pasi nuk janë në gjendje financiare që ti paguajnë faturat në vlera kaq të kripura .

Pardje qeveria ndërmori edhe një hap të nxituar e jo të studiuar mirë lidhur me pjesën e ndriçimit publik, ku u ndalon njësive të administrimit lokal ( komunave ) të formojnë kompani të reja të cilat do të menaxhojnë ndriçimin publik e që do të furnizoheshin me energji elektrike në tregun e furnizuesit të shërbimit universal.

ASH duke i ndjekur çmimet e energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare, të cilat këtë muaj shënuan një ulje të ndjeshme, si dhe duke patur parasysh lëmshim e krijuar, dhe me qëllim që të gjithë komunat të gëzojnë të njëjtin status për furnizim me energji elektrike, i propozon qeverisë që të aprovojë një vendim tjetër qeveritar ku edhe pjesa e ndriçimit publik për të gjithë komunat në vend, deri në fund të krizës energjetike të furnizohen nga kompania shtetërore EMV shitja ( Elektranat e Maqedonisë së Veriut) , njëjtë siç do të furnizohen industria ushqimore e disa sektorë të arsimit , dhe propozojmë që çmimi për një MWh të jetë në vlerë prej 110€ ( euro) për pjesën e furnizimit me energji elektrike, pra një kWh për pjesën e furnizimit çmimi do ishte 6, 765 denarë dhe 3,3742 denarë që është çmimi i aprovuar për distribuim, me çka çmimi final që propozojmë për një kWh do ishte 10,1392 denarë .

Ftojmë qeverinë që të reflektojë e ta aprovojë këtë propozim i cili do të jetë një ndihmë e madhe për njësitë e administrimit lokal, thuhet në reagimin e Departamentit për ekonomi pranë Aleancës për Shqiptarët.

Continue Reading

Aktuale