Connect with us

Lajme

Aktive 20.250 raste të të infektuarve me Kovid-19 në Maqedoni

Published

on

Gjatë ditëve të fundit shënohet numër gjithnjë e më i lartë i personave të infektuar me Kovid-19, për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit të ri omikron. Për momentin në vend aktive janë 20.250 raste të personave të infektuar, ndërsa sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në botë janë diagnostifikuar mbi 340 milionë të sëmurë. Nga OBSH paralajmërojnë se rreziku nga lloji omikron mbetet shumë i lartë.

Nga fillimi i epidemisë deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.741.085 testime të Kovid-19. Shifra e përgjithshme e personave të diagnostifikuar me kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 254.857, numri i pacientëve të shëruar është 226.409, i të vdekurve është 8.198, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 20.250.

“Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavirus në botë tejkaloi 340 milion njerëz, kumtoi mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas informatave të pardjeshme OBSH ka marrë të dhëna për 340.543.962 të infektuar dhe 5.570.163 të vdekur.

Numri më i madh i të infektuarve me Kovid-19 është regjistruar më 20 janar, ku brenda 24 orëve janë identifikuar 3,933,319 raste. Numri më i madh i rasteve të konfirmuara është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – pothuajse 68.2 milionë. Pasohet nga India me 38.6 milionë raste, e ndjekur nga Brazili (23.4 milionë), Britania (15.6 milionë) dhe Franca (15.2 milionë). Numri më i madh i vdekjeve nga Kovid-19 është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (852,334 persona), pasuar nga Brazili, India, Rusia dhe Meksika.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​​dje një deklaratë për omikron, duke thënë se rreziku i lidhur me këtë variant mbetet “shumë i lartë”.

“Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i lidhur me omikron mbetet i lartë. Omikron po përhapet shumë më shpejt se delta, duke çuar në një përhapje të madhe në komunitet, dhe kështu një incidencë më të lartë se sa kemi parë në pandemi më parë, tha OBSH.

OBSH shton se megjithëse një ecuri më serioze e sëmundjes ka më pak gjasa se në llojet e mëparshme, omikroni është shumë ngjitës, duke rezultuar në rritje të shtrimit në spital dhe presion të vazhdueshëm mbi sistemin shëndetësor në shumë vende, gjë që mund të çojë në vdekshmëri të konsiderueshme, veçanërisht te njerëzit me shëndet të ndjeshëm.

“Shumë shtrime në spital dhe njësi të kujdesit intensiv janë raportuar në shumë vende, sepse këto janë nivele të infeksionit që nuk i kemi parë gjatë pandemisë. Duhen më shumë të dhëna për të kuptuar forcën e tendosjes, sipas sasisë së oksigjenit të konsumuar, përdorimit të respiratorëve dhe numrit të vdekjeve nga omikron”, shtohet në deklaratë.

Ditën e djeshme në vend janë regjistruar 1.913 raste të reja me Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë theksoi se nga numri i përgjithshëm i të infektuarve janë regjistruar 243 riinfeksione. Dje u regjistruan 1353 pacientë të shëruar, si dhe 16 të vdekur.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale