Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE propozon të mos ketë qeveri teknike para zgjedhjeve

Published

on

Shkup, 22 janar 2022 (MIA) – Propozim-ligji për zgjedhjet parlamentare i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, i referohet fshirjes së nëntë pikave nga ligji ekzistues për qeverinë teknike, me atë ndryshim do të kthehet modeli i finksionimit të zgjedhjeve parlamentare ose zgjedhje të parakohshme parlamentare para vitit 2016, theksoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare Dimçe Arsovski i pyetur për koment për qëndrimin e tyre sepse LSDM thekson për një njësi zgjedhore, por jo edhe për ndryshime të Ligjit për qeveri.

“Ne paralajmëruam se do ta dorëzojmë projektligjin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen me çdo kusht, çfarëdo që të imagjinojnë atje në LSDM, populli nuk i dëshiron më. Në atë projektligj që do ta propozojmë dhe e paralajmëroi kryetari Mickoski do të fshihen rreth nëntë pika të ligjit që i referohen qeverisë teknike që patëm rastin të shohim se në çfarë parimi funksionon në vitet para zgjedhjeve. Për këtë çështje, pasojat që do të dalin nga ai projektligj do të jenë rikthimi në modelin e funksionimit të zgjedhjeve parlamentare apo zgjedhjeve të parakohshme parlamentare para vitit 2016, të cilat nëse mendojnë se janë kaq të sigurt në fitore, mund ta pranojnë dhe votojnë”, tha Arsovski.

Në lidhje me një njësi zgjedhore, Arsovski tha se janë të gatshëm të bisedojnë për atë çështje dhe se kanë synime të ndershme.

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale