Connect with us

Lajme

Propozohet izolim me kohëzgjatje më të shkurtër te personat pozitivë me Kovid-19, ende është herët për heqje të cerifikatave

Published

on

Shkup, 22 janar 2022 (MIA) – Në fillim të javës së ardhshme do të kuptohet nëse izolimi i personave pozitivë me Kovid-19 do të zvogëlohet prej 10 në shtatë ditë. Edhe pse lloji i ri Omikron po përhapet shumë shpejtë, megjithatë kompetentët pohojnë se spitalet në vend ende kanë kapacitet për mbushje. Në ndërkohë vazhdon apeli te qytetarët të vazhdojnë me vaksinimin.

Rekomandimi për shkurtim të izolimit vjen pas mbledhjes së mbrëmshme të Komisionit për Sëmundje Infektive. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali deklaroi se ky vendim nuk është përfundimtar, sepse, në periudhën e ardhshme gjendja e rasteve të reja do të ndiqet dhe në mënyrë adekuate do të sillen rekomandime dhe vendime.

Ky rekomandim i Komisionit duhet të parashtrohet në Shtabin e krizave të hënën, ndërsa të martën duhet të vendoset në seancën e Qeverisë.

Kapacitetet spitalore në vend për pacientët me kovid janë mbushur rreth 60 për qind, nga aspekti i shtretërve, që do të thotë se spitalet ende kanë kapacitet për mbushje. Këto janë spitalet e përgjithshme nëpër qytete, Klinika Infektive dhe “8 Shtatori”. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë potencoi se po ndërmerren masa për gatishmëri edhe gjatë javës së ardhshme.

Lidhur me ekspozimin e detyrueshëm të certifikatave për Kovid-19, ministri i Shëndetësisë theksoi se është herët të flitet për heqjen e tyre, sepse niveli i vaksinimit të popullsisë në vend është shumë më i vogël në krahasim me vendet tjera.

Vazhdon edhe apeli për vaksinim, sepse sipas ministrit, rezultatet e deritanishme nuk na tregojnë se popullsia jonë është mjaft e imunizuar.

Qëllimi është, thotë Sali, të arrihen kërkesat të cilat tashmë plotësohen në shtetet tjera, ndërsa janë kërkesa relative edhe të profesorëve ose personave të cilët japin deklarata publike.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për momentin në qendrat për kovid në spitale trajtohen 512 pacientë.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2.071 raste të reja me Kovid-19 nga 6.010 testet e kryera. Janë shëruar 1.450 pacientë, ndërsa kanë vdekur 11 persona.

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale