Connect with us

Bota

Në vend 19.104 raste aktive me Kovid-19, në botë brenda ditës nga tre milionë raste të reja

Published

on

Shkup, 21 janar 2022 (MIA) – Bartja e lehtë e variantit të ri të Kovid-19 – omikron, si në botë, ashtu edhe tek ne, kontribuoi për rritje drastike të numrit të rasteve të reja. Sipas të dhënave të fundit, në vend janë aktive 19.104 raste. Prej fillimit të pandemisë deri më tani janë bërë gjithsej 1.727.856 testime, janë diagnostikuar 250.876 të sëmurë, u shëruan 223.606 pacientë, ndërsa vdiqën 8.166 persona.

Ndryshimet në Komisionin për sëmundje infektive do të synojnë zgjerimin dhe plotësimin e përbërjes së tij, me kuadër të ri profesional nga disa fusha. Diskutimet janë duke u zhvilluar dhe në këtë drejtim sot kam pasur një takim me kryetarin dhe sekretarin e Komisionit, tha për MIA-n ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Puna profesionale e Komisionit për sëmundje infektive, tha ministri, është e një rëndësie të madhe dhe përgjigjja ndaj nevojave të qytetarëve është prioritet.

“E kuptoj absolutisht interesin e publikut për hapat e mëtejshëm në lidhje me përbërjen e këtij organi, sepse rrethanat kërkojnë veprim të intensifikuar dhe të koordinuar të bazuar në vlerësime ekspertësh dhe realiste. Ky komision tashmë ka shumë profesionistë me përvojë në fushat e tyre dhe hapat e mëtejshëm do të përfshijnë përmirësimin, trajnimin dhe profesionalizimin. Qëllimi i këtyre masave është sigurisht reduktimi i numrit të të infektuarve, si dhe mbrojtja e shëndetit publik në përgjithësi, në interesin më të mirë të qytetarëve”, shtoi ministri Sali.

Njëherit, mbi tre milionë raste të reja me koronavirus brenda ditës janë paraqitur mesatarisht në botë mes 13 dhe 19 janarit, më shumë se pesë herë se sa në fund të nëntorit kur u paraqit lloji omikron.

Në shtatë ditët e kaluara mesatarisht janë paraqitur 3.095.971 raste në ditë, që është rritje për 17 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Përhapja e llojit Omikron, shkaktoi përshpejtim të pandemisë në javët e fundit: shifrat e tanishme janë rreth 440 për qind më të larta nga 569.999 raste çdo ditë të regjistruara mesatarisht ndërmjet datave 18 dhe 24 nëntor të vitit 2021, kur lloji Omikron i koronavirusit ishte zbuluar në Republikën Jugoafrikane dhe Bocvana.

Të dhënat aktuale janë dukshëm më të larta nga shifrat në valët paraprake të Kovid-19 në botë. Para paraqitjes së llojit omikron, rekordi ishte 816.840 raste në ditë të cilat ishin paraqitur mesatarisht ndërmjet datave 23 dhe 29 prill të vitit 2021.

Për momentin, rritje më të madhe të infektimeve ka në Azi (385.572 raste çdo ditë mesatarisht në shtatë ditët e fundit, që është për 68 për qind më shumë nga java paraprake), Lindja e Afërt (89.900 të infektuar çdo ditë,+ 57 për qind) dhe Amerika Jugore dhe Karaibet (397.098,+40 për qind).

Edhe numri i rasteve të vdekjes në botë për momentin është në rritje (7.522 raste të vdekjes çdo ditë mesatarisht në shtatë ditët e fundit, që është për 11 për qind më shumë nga java paraprake), edhe ai numër është më i madh nga shifrat e publikuara kah fundi i nëntorit.

Format e rënda të sëmundjes, gjithashtu, supozohet se janë më të rralla te lloji omikron se sa tek delta, variant që ka dominuar paraprakisht. Në Britani të Madhe, për shembull, numri i infektimeve të reja është rritur për më shumë se 330 për qind mesatarisht ndërmjet fundit të nëntorit dhe fillimit të janarit. Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve në aparat respirator nuk është rritur.

Të paktën 40 murgj në malin Athos kanë vdekur nga Kovid-19, nga gjithsej 1.800 murgj, rreth 1.000 janë sëmurë, ndërsa vetëm 500 janë vaksinuar, shkruan gazeta greke “Ta Nea”.

Igumeni nga njëri prej manastireve, arkimandrit Bartolome për gazetën thotë se llogaritet se mbi 40 murgj kanë vdekur nga Kovid-19, prej të cilëve dy dje dhe shton se disa murgj janë shtri në spital dhe janë në aparate të kujdesit intensiv.

Sipas gazetës “Ta Nea”, por edhe sipas shkrimeve në mediat greke në periudhën e kaluar gjatë pandemisë. në Malin Athos ka murgj më të moshuar të cilët kategorikisht janë kundër vaksinimit dhe janë më të zëshmit mes antivakserëve, ndërsa njëherësh, i këshillojnë edhe besimtarët të cilët i vizitojnë se nuk duhet të vaksinohen.

Numri i të infektuarve po rritet dhe secili vend po ndërmerr masa të ndryshme, kështu Parlamenti austriak dje votoi vaksinim të obligueshëm të të rriturve kundër Kovid-19 prej 1 shkurtit.

Parlamenti austriak sot votoi vaksinim të obligueshëm për të rriturit kundër Kovid-19 nga 1 shkurti. Austria është vendi i parë në Evropë i cili vendos vaksinim të detyrueshëm. Deputetët votuan për vaksinim të obligueshëm, që do të vlejë për të gjithë banorët e moshës prej 18 vjet e tutje. Përjashtim janë gratë shtatzëna, personat të cilët nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore ose ata të cilët janë shërua nga ndonjë infeksion me koronavirus në gjashtë muajt e fundi.

Deri në mes të marsit është planifikuar afat kalimtar pa dënime, ndërsa më pas dënime të larta deri në 3.600 euro.

Nga ana tjetër, ministri britanik i Shëndetësisë, Saxhid Xhavid theksoi se Britania e Madhe duhet të mësojë të jetojë me Kovid-19, sepse sëmundja mund të mbetet mes nesh përgjithmonë.

“Duhet të mësojmë të jetojmë me të. Për fat të keq, njerëzit po vdesin edhe nga gripi: në një vit të vështirë me grip, fatkeqësisht mund të humbni rreth 20,000 jetë, por kjo është arsyeja pse ne nuk po e mbyllim të gjithë vendin, kovid nuk do të largohet. Ai do të jetë me ne për shumë, shumë vite, ndoshta përgjithmonë, dhe ne duhet të mësojmë të jetojmë me të. Unë mendoj se ne jemi liderë në Evropë në tranzicionin nga pandemia në endemike dhe ne po udhëheqim rrugën për t’i treguar botës se si të jetohet me kovid-19″, shtoi ministri.

Kryeministri britanik Boris Xhonson paralajmëroi dje se javën e ardhshme do të heqë shumicën e masave kufizuese të vendosura për të kontrolluar llojin omikron të koronavirusit në Angli dhe se në mars planifikon të heqë izolimin për personat që ishin pozitivë për virusin.

Nga 27 janari, mbajtja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme, nuk do të rekomandohet më zyrtarisht të punosh nga shtëpia, ndërsa kovid certifikaat nuk do të kërkohen më për hyrje në klubet e natës dhe disa tubime më të mëdha, tha lideri konservator në parlament.

“Duke pasur parasysh faktin që kovidi po bëhet një sëmundje endemike, ne duhet t’i zëvendësojmë detyrimet ligjore me udhëzime dhe rekomandime”, tha Xhonson.

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale