Kosovë
Në Hagë përfundon dëgjimi i dëshmitares eksperte në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt


Gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares eksperte, Anna Myers.Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave dhe të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve. Myers ka thënë se sinjalizuesit mund të dalin publikisht të japin informacionin që ata mendojnë se është në interes për publikun, të njëjtit, sipas Myers, mund t’u drejtohen gazetarëve dhe këta ta të fundit pastaj të vendosin për botimit ose jo të atij informacioni.Dëshmitarja eksperte është drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit Ndërkombëtar të Sinjalizuesve, juriste dhe është pjesë e shoqërisë ligjore në Angli.
Myers ka thënë se ka dhënë informacion në bazë përvojës dhe informacioneve të saj dhe se i është referuar jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndërsa ka thënë se në raporti ne saj nuk e ka përfshirë legjislacionin e Kosovës.Ndërsa mbrojtja e Nasim Haradinajt, Toby Cadman e ka pyetur atë nëse një individ mund të bëjë një informacion publik.Cadman: A është e pranueshme që një individ të bëjë publik një informacion?
“Nëse shikojmë një situatë hipotetike, nëse një individ është përpjekur që të ngrejë shqetësime në organizatën e vet, siç e përmendet juve, dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, atëherë i takon që ta bëjë informacionin publik. Është një rrugë e pranueshme për të apo jo?”, ka pyetur Cadman.
Myers ka thënë se i njëjti mund t’i drejtohet edhe një gazetari duke i dhënë informacionin që posedon, ndërsa media pastaj të vendosë nëse do të bëjë publike diçka të tillë apo jo.
Por, sipas dëshmitares, informacionet mund të bëhen publike edhe drejtpërdrejt përmes mediave sociale.Myers: Sinjalizuesit mund të bëjnë publike informacionet përmes rrjeteve sociale.
“Po, por gjithashtu unë mendoj që mund të shkosh te gazetari, të një gazetar, dhe pastaj gazetarët kanë elementet e veta të etikës dhe të bërjes së punës sa i takon botimit ose nxjerrjes së informacionit.
Kjo është njëra prej mënyrave se si sinjalizuesit ose individët mund ta bëjnë publik informacionin e tyre, sigurisht se mund ta bëjnë edhe drejtpërdrejt publike, mund ta bëjnë edhe përmes mediave sociale dhe pra kjo është një çështje e cila ka shkaktuar një diskutim interesant në aspektin mediatik ose në aspektin e gazetarëve, megjithatë këto janë opsionet, janë mundësitë se si njerëzit mund të japin informacionin e tyre dhe mund ta nxjerrin për publikun”, ka thënë ajo.Avokati tutje e ka pyetur rreth parimit të autenticitetit, për çka dëshmitarja ka thënë se mund të ndodh që sinjalizuesit të ketë gabuar në vlerësimin e informacionit dhe kjo është e pranueshme.
Myers: Sinjalizuesit mund të gabojë rreth informacionit, kjo është e lejueshme
“Siç e kam kuptuar unë, siç kanë treguar gjykatat, ka të bëjë me besimin e arsyeshëm të individit, nëse ky person beson në mënyrë të arsyeshme që informacioni që ai ka është i vërtetë, natyrisht dhe kjo është prej gjërave interesante që ka dalë kur ja jep informacionin autoriteteve kompetente, kur në disa raste diskutimi ka qenë nëse individi do të duhej ta kishte dhënë këtë informacion apo jo, dhe pastaj kompetenca dhe dijenia i takon autoritetit, pra në pozitë dëshmitarit individit nuk i kërkohet që të vërtetojë, pro thjesht të jap informacionin, pra në këto raste duhet parë dhe pozita e personit, çfarë njohurish ka dhe nëse, mbase nuk i di të gjitha sepse i lejohet ta ketë gabim, të gabojë do të thotë, por duhet të gabojë me sinqeritet…
Mund ta ketë pasur gabim, lejohet ta ketë pasur gabim, në të gjitha shoqëritë ka përgjegjësi individi si e merr dhe përçon informacionin por kjo në bazë të njohurive që ka dhe të çfarë lloj ekspertize ka”, ka thënë ajo.Dëshmitarja eksperte është përgjigjur edhe në pyetjet e Zyrës së Prokurorit së Specializuar.
Prokurori: Jeni dakord me mua besoj që interesi publik nuk është e njëjta si me një person ose disa persona të cilët nuk janë dakord me një politikë ose ligj të caktuar?
Myers: Unë mendoj që ky është një nocion që deri në njëfarë mase e kanë trajtuar gjykatat sepse duhet të shikohet në qoftë se ka tregues për shkelje dhe po, jam dakord deri në masën që bëhet fjalë për një pozicion personal dhe në qoftë se unë për shembull jam inatosur, zemëruar, me mënyrën sesi veprohet nga dikush, kjo nuk mbulohet dhe fusha e veprimit të interesit publik është shumë e gjerë dhe për këtë arsye i takon gjykatës që të bëjë përcaktimin e kufijve, pra gjykatat kanë hapësirë për të përdorur diskrecionin ose të drejtën e tyre për të përcaktuar se deri ku është kufiri i interesit publik.
Dëshmitarja ka thënë se ndonjëherë sinjalizuesi nuk është i vetëdijshëm se mund të shkaktojë ndonjë dëm me dhënien e informacioneve.Andaj sipas saj, duhet të diskutohet me persona profesional në mënyrë që të kuptohet rreziku i mundshëm.Ndërsa nga gjykatësi Metro, ajo është pyetur nëse një person ka deklaruar se ka pasur për qëllim të pengojë apo diskreditojë një hetim penal, a është ky veprim në përputhje me parimet dhe vlerat e demokracisë.Myers: Disa persona mund të flasin nga acarimi, jo gjithmonë fjalët tregojnë qëllimin e tyre.
“Do të mbështetem të ekspertiza ime, të përvoja e gjatë e individëve të ndryshëm që kanë dashur të ngrenë shqetësimet e tyre, mendoj se mund të thonë e deklarojnë gjëra të ndryshme por kjo jo me doemos do të thotë që ky ka qenë qëllimi i tyre, mendoj që varet nga faktet, duhet të shikosh çfarë ka pas fjalëve që ata thanë, pas diskutimeve të tyre, sepse acarimi që mund të ketë dikush, në fakt kjo është nga përvoja ime, acarimi që ndjen dikush e shtyn të thotë gjëra të cilat jo me saktësi e shprehin qëndrimin e tyre”, ka thënë dëshmitarja eksperte.
Anna Myers ka shërbyer edhe këshilltare në komitetin për aspekte ligjore të Këshillit të Evropës për sinjalizuesit.Ajo ka deklaruar se fusha e saj specifike e ekspertizës është praktika ligjore dhe teoria e mbrojtjes së sinjalizuesve.Ajo ka punuar edhe për Grupin e shteteve kundër korrupsionit.
Myers ka thënë se nuk ka dhënë dëshmi në ndonjë proces gjyqësor por është përgjigjur si eksperte përpara seancave parlamentarëve apo pyetjeve të deputetëve lidhur me çështjet ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo jep këshilla për sinjalizuesit në vendin e punës dhe jashtë tij.
Gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të vazhdojë të hënën më 24 janar.
Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kosovë
Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin


Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.
Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.
Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk
Kosovë
Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024


Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.
Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.
Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.
Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.
Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.
Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:
Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.
Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.
Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Kosovë
Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin


Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare