Lajme
Më lirë në Francë e Gjermani sesa në Maqedoni


Pavarësisht rritjes globale të çmimeve gjatë vitit të kaluar, shumë produkte të konsumit të përditshëm në Maqedoni janë disa herë më të shtrenjta sesa në vendet e tjera me standarde më të larta të jetesës, si në rajon, ashtu edhe në Evropë, duke sjellë që konsumatorët e vendeve të varfra të jenë më të pambrojtur në krahasim më të gjitha vendet e tjera.
Nëse do të merren parasysh çmimet e produkteve dhe nënprodukteve të tilla si kafe, mish, fruta e drithëra, ato janë rreth 30 për qind më të shtrenjta sesa në vendet e tjera. Hendeku bëhet më i thellë po të kihen parasysh edhe pagat mesatare, e cila në Maqedoni është (sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave për dhjetor 2021) është 29.145 denarë apo rreth 470 euro), ndërsa në vende si Gjermani, Francë, apo edhe rajon si Kroaci – paga mesatare është deri disa herë e lartë, ndërsa çmimet e produkteve ushqimore disa herë më të vogla.
Mielli dhe vaji janë dy produktet e vetme që në Maqedoni mund të blihen më lirë sesa në vendet e tjera të rajonit dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa gjithçka tjetër është shumë herë më e shtrenjtë. Produkti më i shtrenjtë mbetet kafeja, e cila në vendet e Evropës Perëndimore ka një çmim 40 për qind më të lirë sesa në Maqedoni. Për shembull, nëse në Maqedoni 500 gramë kafe blihen me 303 denarë, në Francë kushton 135 denarë, qumështi poashtu (një litër) kushton më shtrenjtë në Maqedoni, sesa në vende të tjera të BE-së. Patatet janë po ashtu një produkt më i shtrenjtë në Maqedoni (40 denarë), sesa në Kroaci apo Francë (36 denarë), orizi apo bananet.
Vitin e kaluar, indeksi i çmimeve të ushqimit në rang global arriti nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, pavarësisht nga një rënie e vogël në dhjetor. Ai kapi vlerën 125.7 pikë, me një rritje prej 28.1% më shumë se një vit më parë. Sipas paralajmërimeve për këtë vit, çmimet nuk kanë gjasa të rikthehen në vlerat e mëparshme, madje nuk përjashtohet mundësia për rritje të reja në zëra të veçantë. Kjo pasi kërkesa e shumta, kostot e larta të transportit dhe moti i keq mund të vazhdojnë të rritin çmimin e produkteve si misri, kakao dhe sheqeri. Kjo mund të mbajë të larta çmimet globale të ushqimeve, edhe nëse inflacioni ulet në pjesët e tjera të ekonomisë.
Sipas “Ekonomist” të njëjtat forca që kanë shkaktuar këtë rritje, do të vazhdojnë të krijojnë probleme, që do të thotë se ka pak mundësi që çmimet të bien. Situata që u duk si më e qetë në mesin e vitit 2021 ndryshoi nga përhapja e koronavirusit dhe ka rritur frikën për valë të reja. Kjo frikë do të vazhdojë në vitin 2022 dhe do t’i mbajë të paqëndrueshme tregjet ushqimore. Çmimet e mallrave bujqësore u rritën me rreth 28 për qind vitin e kaluar dhe ato qëndrojnë rreth 40 për qind mbi nivelet e para pandemisë, njoftoi Rabobank. Sipas të dhënave nga Refinitiv, çmimet për misrin janë rreth 28 për qind më të larta se në fillim të vitit. Gruri është rritur me 24 për qind gjersa çmimet e kafesë janë ngritur në qiell më shumë se 80 për qind. /koha.mk/
Lajme
Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?
Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.
Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.
Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.
Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk
Lajme
Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.
Lajme
Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare