Connect with us

Lajme

Taravari: Po i japim afat 100 ditë Qeverisë, por deri në shtator patjetër të ketë zgjedhje

Published

on

Janari është muaj i shumë ndodhive politike, kemi kryeministër të ri dhe Qeveri të re, edhe pse opozita edhe më tej insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, shprehet se edhe partia e tyre do të dëshironte zgjedhje të parakoshme sepse kryeministri i ri nuk është legjitim, ndërsa për qytetarët që votuan Alternativën, sipas tij, nuk e votuan që të bashkohet me BDI-në por të rrëzojnë atë.

“Ky është qëndrim i tyre por edhe qëndrim i jonë se duhet tëketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse konsiderojmë se duhet t’i jepet afat prej 100 ditëve. Mendoj se kjo Qeveri do të ketë krizë të legjitimitetit sepse kryeministri aktual asnjëherë nuk ka dalë në zgjedhje. BDI ndërkohë premton kryeministër të parë shqiptarë, ndërsa gënjeu për këtë. Alternativa së bashku me ne doli në zgjedhje dhe së bashku kërkuam ndryshim të BDI-së, e ato që na votuan nuk votuan që Alternativa të hyjë në koalicion me BDI-në. Veprim prej xhentelmeni do të ishte që Qeverisë t’i jepen 100 ditë. Nuk ka kohezion as në LSDM, ku ka shumë grupacione të cilat luftojnë mes vete”, thotë Arben Taravari në Utrinski Brifing.

Sipas Taravarit, diku në shtator patjetër do të mbahen zgjedhje.

Ai shton se koha do të tregojë por edhe anketat thonë se LSDM është anije që po fundoset sepse brenda partisë ka përçarje të mëdha. Taravari thotë se as BDI-së nuk i konvenojnë zgjedhje të parakohshme duke patur parasysh se në pjesët më të mëdha të qyteteve ku jetojnë shqiptarë ato i humbën zgjdhjet lokale.

Partitë më të vogla që janë pjesë e shumicës, i dhanë afat deri më 15 prill Qeveria të ndryshojë kodin zgjedhor në një njësi zgjehdore.

“Partitë e vogla që kanë nga 3-4 deputetë gjithashtu e kushtëzojnë qeverinë, që mund të shkaktojë krizë. Ne jemi të hapur për lista të hapura por qëndrimi ynë është të ketë tetë njësi zgjedhore. Argumenti ynë për këtë është se në Maqedoni ka tetë rajone zhvillimore. Nëse duam demokratizim të shoqërisë kjo duhet të fillojë në partitë dhe për këtë duhet të shkohet me lista të hapura. Jemi të përgatitur të bisedojmë dhe të shpalosim argumentet tona. Por, dyshoj se deri në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë ndryshime”, thotë Taravari.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale