Connect with us

Lajme

Mbi 15 mijë persona kërkojnë punë në Tetovë

Published

on

Në Tetovë gjithsej punë kërkojmë 15820 persona. Mbi 14 mijë janë që kërkojnë punë në mënyrë aktive kurse një pjesë e vogël janë që paraqiten njëherë në gjashtë muaj. Në Qendrën për Punësime në Tetovë thonë se janë bërë përpjekje që të bëhet një koordinim më i mirë i më shumë institucioneve që të përafrohen kërkesat e tregut të punës me kuadrin profesional. Në këtë drejtim situata shkon drejt përmirësimit ngase tashmë shumë nxënës drejtohen në shkollat profesionale dhe e kanë më lehtë të gjejnë punë, por edhe kualifikohen që punëdhënësit të mos kenë problem të gjejnë fuqi punëtore.

“Ne si agjenci dy herë brenda vitit bëjmë anketim me punëdhënësit, të cilët plotësojnë një pyetësor për nevojat e tyre respektivisht çfarë kuadri ju nevojitet nëse kanë mungesë. Në atë drejtim ka funksionuar edhe këshilli socio-ekonomik në nivel të komunës ë Tetovës, ku kemi patur përfaqësues nga qendra për punësim, ku ka filluar të ketë lëvizje në këtë drejtim sepse nxënësit orientohen edhe në drejtime profesionale nëpër shkollat e mesme të Tetovës. Disbalansi që ka qenë në të kaluarën tashmë ka filluar të ketë rënie”, thotë drejtori i Agjencisë për Punësim në Tetovë Abdyxhelal Jonuzi. Krahas kësaj, kjo agjenci luan edhe rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e punëtorëve.

“Poashtu ne si agjenci kemi edhe rol ndërmjetësues, pasi që punëdhënësit bëjnë kërkesa se çfarë kuadri ju duhet dhe në këtë drejtim është evidente se ka mungesë të kuadrit si saldues, zdrukthëtarë por edhe të disa drejtimeve tjera teknike, dhe neve si qendër për punësime nëse ka mungesë të kuadrit jo adekuat u ofrojmë kuadër të jokualifikuar, i cili edhe trajnohet në vendin e punës dhe merr kualifikimin e nevojshëm. Në këtë drejtim kemi patur sukses edhe pse nuk është numër i madh”, thotë drejtori Jonuzi. Në ndërkohë, shpesh herë ankesat e qytetarëve janë se nuk mund të marrin në kohë shërbime për shkak të rënies së sistemit. Drejtori Jonuzi thotë se edhe përskaj vështirësive qytetarët shërbehen në kohë. Ndërkohë, pritet që të ketë edhe punësime tjera në sportele me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më cilësore.

“Pasi që kemi patur katër persona të punësuar me kontratë në vepër dhe sërish do të ketë shpallje sepse kemi nevojë për atë kuadër, sidomos tek sportelet. Tek masat që janë aktive atje kemi njerëz adekuat që merren me palët, dhe në kohën kur nuk ka masa aktive ky kuadër ndihmon në pjesën tjetër tek sportelet. Atje kemi pasur ndonjëherë pengesë por jemi angazhuar që qytetarët të mos mbeten pa shërbime”, pohon drejtori i Agjencisë për Punësim në Tetovë Abdyxhelal Jonuzi. Nga Qendra e Punësimit në Tetovë thonë se shumë institucione janë kyçur dhe punojmë në atë drejtim që kërkesa e tregut të punës të jetë kompaktibile me fuqinë e punës respektivisht me kuadrot profesional. Poashtu punohet në atë drejtim që të bëhet edhe rikualifikimi i fuqisë punëtore. Ende është evidente se mungojnë kuadro si saldues, zdrukthëtarë të cilët kërkohen në tregun e punës në Tetovë. /koha.mk/

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale