Connect with us

Lajme

Kim Mehmeti në prokurori, shkrimtari: Partia “Levica” pretendonte se jam “ofendim të popullit maqedonas”

Published

on

Pak ditë më parë shkrimtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, u thirr në prokurori për shkak të një padie nga partia maqedonase “Levica” e cila pretendonte se Mehmeti “ofendim të popullit maqedonas”.

I ftuar në “ABC Live” shkrimtari ka sqaruar të gjithë atë çka ndodhi dhe se çfarë kishte deklaruar para prokurorëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Kim Mehmetit, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është e plotë lira e fjalës dhe pikërisht për këtë fakt ai përfundoi në Prokurori.

Sipas Mehmetit, politika në Maqedoni po u hyre tek interesat e tyre personale tregohen të pamëshirshëm. Mehmeti ka theksuar se Institucionet në Maqedoninë e Veriut vijojnë të kontrollohen nga Beogradi, e për këtë fakt që sipas tij ka treguar, ata nuk do ta falin.

“Ne jetojmë në shtete ku ende lira nuk është e plotë. Institucionet i shërbejnë partisë, Individëve dhe jo qytetarit të thjeshtë. Jetojmë ne shtete ku nuk duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç i mendojmë. Por ato që kërkojnë të tjerët nga ne. Institucionet ngaqë janë në shërbim të ndryshme marrin edhe masa për të rritur autocensurën. Nëpërmjet kësaj do ju cojnë një sinjal të rinjve se keni kujdes se po mundëm me këtë, shteti funksionon.

Bëra ironi dhe u thash tani dua t’ju kërkoj falje të madhe se gjyqësori nuk funksionon dhe po them se po funksionon dhe sa të rreptë jeni ndaj atyre që brohorasin vdekje e shqiptarëve. Që dërgoni në burg njerëzit që vjedhin, pasi ndaj menje morët këto masa. Kur ju u ndërhyni tek interesat e tyre ata janë të pamëshirshëm. Mendoj se kam ndërhy dhe ata nuk ma falin. E kam thënë dhe do e përsëris, Maqedonia është politikë filiale të Serbisë. Institucionet janë ende në kontroll të Beogradit. E them dhe e përsëris dhe normalisht këtë nuk ta falin.

Nuk jam nga ata që i shtoi vetvetes peshën, se nëse Maqedonia është e rrezikuar nga fjala ime, kurrë s’do bëhet ky shtet. Se një shtet që e rrezikon fjala e lirë ai shtet nuk duhet të ekzistojë. Këtë i kam thënë. Sepse nuk dua të vdes e të bëjë vetëvrasje. Se njeriu ditën kur frigohet mendimeve të veta ai është i vdekur dhe jo i gjallë. Ju mund të më vritni nëse doni ju thash. Por të vras veten unë nuk e bëj, se ma ndalon feja ma ndalon edhe vetëdija ime.” tha Mehmeti.

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale