Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: “Tash është koha e punës. Tetovës do t’ia kthejmë shkëlqimin”

Published

on

I pari i Tetovës Bilall Kasami së bashku me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Komunale, Sektorin për Veprimtari Komunale vizituan lagjen Drenovec dhe shikuan nga afër problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj lagje. Kasami tha se mungesa e ujit për pije ishte edhe kërkesa parësore e banorëve nuk ishte halli i vetëm. Përveç ujit, në këtë lagje ka edhe mungesë të kanalizimit fekal e atmosferik, infrastrukturës rrugore dhe urbanizimit të lagjes.

Fjalët kanë marrë fund. Tash është koha e punës. Tetovës do t’ia kthejmë shkëlqimin, shtoi Kasami më tutje.

Postimi i plotë i Kasamit:

Pas shumë ankesave të marra në drejtim të komunës, sot, së bashku me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Komunale, Sektorin për Veprimtari Komunale vizituam lagjen Drenovec ku nga afër pamë problematikat me të cilat ata ballafaqohen. Mungesa e ujit për pije e cila ishte edhe kërkesa parësore e banorëve nuk ishte halli i vetëm. Mungesa e kanalizimit fekal e atmosferik, infrastrukturës rrugore dhe urbanizimit të lagjes ishin të tjera probleme që kërkonin zgjidhje.

Përpara banorëve u zotova dhe urdhërova udhëheqësit e sektorëve që të ndërmarin hapa të përshpejtuar dhe në afat sa më të shkurtë të kemi edhe plan për zgjidhje të përshpejtuar.
Fjalët kanë marrë fund. Tash është koha e punës. Tetovës do t’ia kthejmë shkëlqimin.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale