Connect with us

Lajme

ASh: Zv/ministri Hasani konfirmoi diskriminimin e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes

Published

on

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas intervistës së zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bashkim Hasani për VOA. Nga kjo parti thonë se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes është larg nga adekuatja.

“Nga 15 Këshilltarë shtetërorë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm një është shqiptar, nga 16 Udhëheqës departamenti asnjë shqiptar, nga 77 seksione vetëm 1 shqiptarë. Në Armatë nga 9 J-seksionet vetëm një shqiptarë, nga 13 komandantët e batalioneve dhe 7 Qendrave vetëm 3 janë shqiptarë. Për njësinë speciale edhe pas 20 vjet MO ende përqindja është shumë e vogël diku 5%.Ne gjithashtu konstatuam se nga më tepër se 60 oficerët e shkolluar në SHBA në shkollat më të larta (Akademitë e stafit dhe Kolegje lufte) vetëm 3 janë shqiptarë. Dhe se ne diplomaci ushtarake ka vetëm dy atashe ushtarak. E falënderojmë zv ministrin Hasani që na e konfirmoi konstatimin tonë kur ai i përmend me emër dy shqiptarët e shkolluar në SHBA dhe dy shqiptarët atashe ushtarak të cilët janë emëruar POR pasi është ngritur padi për diskriminim kundër Ministrisë së mbrojtjes ku njëra nga akuzat është se nuk ka asnjë shqiptar atashe ushtarak”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Nga ASh kërkojnë nga zv/ministri numrin e përgjithshëm të oficerëve shqiptar.

“Sipas informatave tona përqindja sipas kategorive është për oficer diku 10-11%, nënoficer 19-20% dhe ushtarë profesional 22-23%. Nga këtu
shihet se përqindja është në proporcion të ZHDREJTË, sikur rriten pozitat aq më shumë bje përqindja. Sipas dispozitave juridike përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të jetë i realizuar jo vetëm si përqindje por në dy rrafshet atë horizontal dhe vertikal”, theksohet në reagim.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale