Connect with us

Bota

Talibanët kërkojnë njohje ndërkombëtare të qeverisë së tyre

Published

on

Kryeministri në detyrë i Afganistanit, Mullah Mohammad Hassan Akhund, u ka bërë thirrje qeverive që të njohin zyrtarisht administratën e udhëhequr nga talibanët, e cila ka marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Ai ka thënë në një konferencë për media se të gjitha kushtet janë plotësuar.

“U kërkoj të gjitha qeverive, sidomos shteteve islamike, që të nisin njohjet”, ka thënë Akhund, bashkëthemelues i grupit të talibanëve, duke shtuar se ata kanë plotësuar të gjitha kushtet për kthim të paqes dhe sigurisë.

Ai ka bërë thirrje edhe për heqje të bllokadës ndaj aseteve të ngrira të Afganistanit, të cilat mbahen jashtë shtetit, si dhe për rritje të ndihmës humanitare, teksa ky shtet përballet me krizë të madhe humanitare.

Kjo thirrje vjen pasi Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka nisur projekte të vlerë të 268.3 milionë eurosh, si mbështetje për popullsinë afgane.

Talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit, pas shkatërrimit të Qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht në Kabul, si dhe në kohën kur forcat ndërkombëtare ishin duke u larguar nga ky shtet, pas luftës 20-vjeçare.

Asnjë shtet nuk e ka njohur zyrtarisht Qeverinë e talibanëve.

Kombet e Perëndimit kanë thënë se do të shohin nëse talibanët do të udhëheqin sipas regjimit të 20 vjetëve më parë, kur kanë qenë në pushtet për herë të parë.

Në tentim të sigurimit të njohjes ndërkombëtare, talibanët kanë dhënë shenja se do të kenë qasje më të moderuar, në krahasim me të kaluarën.

Mirëpo militantët vazhdojnë të jenë nën presion ndërkombëtar për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, sidomos ato në fushën e edukimit të grave, në punësim dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën politike e shoqërore./REL/

Continue Reading

Bota

Putin raportohet se është operuar fshehurazi

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se së fundi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të hequr lëngun nga barku mes spekulimeve në rritje se shëndeti po i përkeqësohet, shkruan në një llogari anti-Kremlin në Telegram.

Putini iu nënshtrua operacionit të enjten mbrëma, i cili zgjati deri të premten në mëngjes, sipas kanalit në Telegram, “General SVR“, i cili pretendohet se drejtohet nga një ish-spiun rus.

Kanali më tej pretendon se operacioni i liderit rus dhe shërimi i mëvonshëm u mbuluan të nesërmen duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të simuluar praninë në videot e një takimi të planifikuar të këshillit të sigurisë së Rusisë, raporton nypost.

Kanali pretendoi javën e kaluar se presidenti rus kishte regjistruar paraprakisht pamjet në një përpjekje për të mbuluar operacionet e ardhshme dhe po planifikonte të përdorte dyshe trupore nëse ishte e nevojshme.

Në prill, gazeta investigative ruse “The Project” raportoi se Putini ishte vizituar rregullisht nga një onkolog dhe spekuloi se lideri vuante nga kanceri i tiroides.

Raporti përfshinte gjithashtu një listë të sëmundjeve të tjera me të cilat përballej rusi, nga lëndimet e hokejit deri te dhimbja e shpinës nga një incident me kuaj.Sipas raportit, Putin thuhet se lahet me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë ndërsa janë duke u rritur dhe janë me gjak të freskët. “Banjat e pështira me brirë” janë një terapi alternative në rajonin Altai të Rusisë, i cili kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë.

Besimtarët thonë se banjat përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe rinovojnë lëkurën.Spekulimet rreth shëndetit të liderit kanë vazhduar teksa ai shihet mbajtur distancë me vartësit e tij ose duke vepruar në mënyrë të çuditshme gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi

Continue Reading

Bota

Putin: Disa shtete të BE-së e kanë të pamundur të heqin dorë nga nafta ruse

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për disa shtete evropiane që të heqin dorë shpejt nga nafta ruse, ashtu siç po propozon Bashkimi Evropian.

Shtetet anëtare të BE-së po negociojnë mbi propozimin për vendosjen e embargos ndaj naftës së Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, por gjatë kësaj jave bisedimet dështuan për shkak të vetos së Hungarisë, shtet që është shumë i varur nga importet e naftës ruse.

“Qartazi, disa shtete të BE-së, në të cilat balanca energjetike është e ndarë me hidrokarburet ruse është veçanërisht e lartë, nuk do të jenë në gjendje të heqin dorë për një kohë të gjatë nga nafta jonë”, tha Putin.

Duke folur në një mbledhje me menaxherët vendorë të naftës dhe zyrtarët qeveritarë, Putin tha po ashtu më 17 maj se sanksionet perëndimore dhe mundësia e vendosjes së embargos ndaj naftës, kanë rezultuar me ngritjen e çmimeve globale të naftës.

Ai tha se me heqjen dorë nga furnizimet e energjisë ruse, Evropa rrezikon të paguajë çmime më të shtrenjta për energjinë në terma afatgjatë, ndërkaq konkurrenca në këtë industri do të minohej.

Presidenti rus po ashtu tha se sanksionet perëndimore kanë nxitur rritje të inflacionit në mbarë Evropën.

Rusia po përballet me ulje të prodhimit të naftës, që kanë arritur nivelet më të ulëta që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në uljen e prodhimit kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit të cilat po komplikojnë shitjen e naftës ruse në botë.

“Ka ndryshime tektonike në tregun e naftës dhe bërja e biznesit sikurse më parë duket e pamundur”, tha Putin, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që të krijohej një zinxhir që do të dërgonte produkti nga prodhuesi deri te blerësi.

Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e embargos ndaj naftës ruse dhe produkteve të rafinuara. Por, që një vendim i tillë të miratohet, kërkohet miratimi i të 27 shteteve të bllokut. Hungaria është shteti më i zëshëm kundër një embargoje të tillë.

Continue Reading

Bota

Zelensky takohet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë (Foto)

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenskaya janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çifti mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës.

Zelensky dhe bashkëshortja dukeshin të rraskapitur dhe të qetë ndërsa ecnin për të vendosur lule në arkivolin e Leonid Kravchukit, njeriu i parë që drejtoi Ukrainën e pavarur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ai ndërroi jetë gjatë fundjavës në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

I veshur me të zeza në vend të uniformës së kamuflazhit, e cila është bërë markë në tre muajt e fundit, Zelensky eci pranë bashkëshortes, që gjithashtu ishte e veshur në të zeza.

Dalja e Olenas në publik së bashku me bashkëshortin e saj vjen një muaj pasi ajo zbuloi se me të është dëgjuar vetëm në telefon që nga fillimi i luftës.

Më pas ajo theksoi se bashkimi me burrin e saj do të bënte që ajo dhe fëmijët e tyre të ishin në rrezik.

Nuk është e qartë se kur saktësisht ajo u kthye në Kiev, por çifti kaloi të paktën gjashtë javë të ndarë, sipas disa mediave.

Continue Reading

Aktuale