Connect with us

Bota

Rusia nuk do të pranojë asgjë më pak, veç ndalimit të zgjerimit të NATO-s

Published

on

Rusia po mban një qëndrim të ashpër mes tensioneve për grumbullimin e trupave të saj pranë Ukrainës, ndërsa një diplomat i lartë paralajmëroi të mërkurën se Moska nuk do të pranojë asgjë më pak, përveç garancive “të forta” të Shteteve të Bashkuara kundër zgjerimit të NATO-s me Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, i cili udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë javën e kaluar, ripohoi se Moska nuk ka synime të pushtojë Ukrainën, siç shqetësohet Perëndimi, por tha se marrja e garancive të sigurisë nga Perëndimi është i një rëndësie jetike për Moskën.

Bisedimet në Gjenevë dhe një takim NATO-Rusi në Bruksel javën e kaluar u mbajtën pasi Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë Ukrainës në atë që Perëndimi druhet se mund të jetë një përgatitje për të pushtuar Ukrainën.

Në një lëvizje që forcon më tej praninë ushtarake pranë Ukrainës, Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash nga lindja e largët e vendit për aleatin e saj Bjellorusinë, një vend kufitar me Ukrainën, për stërvitje të mëdha ushtarake muajin e ardhshëm. Zyrtarët ukrainas thonë se Moska mund të përdorë territorin bjellorus për të nisur një pushtim të mundshëm nga disa krahë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën se disa nga trupat e saj tashmë kanë mbërritur në Bjellorusi për stërvitjen “Allied Resolve 2022”. Ai tha se stërvitja do të mbahet në pesë poligone dhe zona të tjera në Bjellorusi dhe gjithashtu përfshin katër baza ajrore bjelloruse.

Mes tensioneve në rritje, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Ukrainën të mërkurën për të siguruar Kievin për mbështetjen e Perëndimit përballë asaj që ai e quajti agresion “të pandërprerë” rus.

Rusia ka mohuar se ka ndërmend të sulmojë fqinjin e saj, por ka kërkuar garanci nga Perëndimi se NATO-ja nuk do të zgjerohet me Ukrainën ose vende të tjera ish-sovjetike apo të vendosë trupat dhe armët e saj atje. Moska gjithashtu i ka kërkuar NATO-s që të heqë dorë nga dislokimet e trupave dhe armëve të saj në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që i janë bashkuar aleancës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Uashingtoni dhe aleatët e tij i kundërshtuan me vendosmëri kërkesat e Moskës, por mbajtën derën e hapur për bisedime të mëtejshme mbi kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit, që synojnë të ulin rrezikun e një lufte.

Zëvendësministri Ryabkov këmbënguli, megjithatë, se nuk mund të ketë diskutime për këto çështje nëse Perëndimi nuk merr parasysh kërkesat kryesore ruse për moszgjerimin e NATO-s.

Ai paralajmëroi se kërkesat ruse të përfshira në projekt-marrëveshjet me SHBA-në dhe NATO-n “përbëjnë një paketë dhe ne nuk jemi të përgatitur ta ndajmë atë në pjesë të ndryshme, për të filluar diskutimin e disa prej tyre në kurriz të qëndrimit ndaj çështjeve të tjera”.

Diplomati rus nënvizoi se lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Ukrainës me aleatët e NATO-s përbëjnë një sfidë të madhe sigurie për Rusinë.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, pasi protestat masive bënë që udhëheqësi i Ukrainës të largohej në Rusi. Në të njëjtën kohë, Rusia mbështet një kryengritje separatiste në rajonet lindore të Ukrainës. Më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në gati tetë vjet luftime atje.

I pyetur nëse Rusia mund të pranonte një moratorium për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, një ide kjo e shpërndarë nga disa ekspertë politikë, zoti Ryabkov u përgjigj me një jo të vendosur, duke thënë se Moska e ka parë Perëndimin që tërhiqet nga premtimet e mëparshme.

Ai theksoi se “për ne, çështja prioritare është arritja e garancive të forta, ligjërisht të detyrueshme” se Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do t’i bashkohen aleancës së NATO-s./VOA

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale