Lajme
Kanabisi, programi qeveritar i Kovaçevskit

Qeveria në Shkup bën përpjekje të reja për zgjerimin e përdorimit të marihuanës për qëllime medicinale, por edhe dekriminalizim kur përdoret për qëllime sociale raporton KlanM.
Përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve, në programin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski thuhet se kërkohet zgjidhje që përveç mjekëve nga shëndetësia publike, preparate të kanabisit për mjekim të japin edhe mjekët privatë, ndërsa pacientët edhe vetë të mund të kultivojnë bimë.
Për momentin vetëm disa nga 50 kompanitë që kultivojnë marihuanë në Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete për eksport të vajit dhe të preparateve në botë, por të ardhura më të larta nga kjo industri shteti pret në vitet që vinë.
Rregullorja e cila tashmë disa vite jep licensa për kompanitë të cilat në Maqedoninë e Veriut kultivojnë marijuanë për qëllime mjekësore, pritet të plotësohet me dekriminalizimin e kultivimit të kanabisit për përdorim individual, mjekësor ose rekreativ. Në programin e Kryeministrit të ri Dimitar Kovaçevski për këtë thuhet.
PROGRAMI I QEVERISË SË KRYEMINISTRIT DIMITAR KOVAÇEVSKI
“Jurisprudenca, krahas rregullimit të të drejtave të personave juridik të licencuar – prodhues, ka nevojë për plotësime serioze në raport me përdorimin personal të kanabisit nga qytetarët dhe zgjidhjen e kësaj çështje aktuale transmeton KlanM. Për momentin një numër i madh i qytetarëve ndiqen për shkak të përdorimit të bimës natyrore kanabis, me çka u rrezikohen të drejtat e tyre personale njerëzore të garantuara me Kushtetutë, ndërsa u pengohet edhe prosperiteti personal dhe ekonomik, si dhe zhvillimi social.”
Nga Maji i vitit 2016 kur u miratua Ligji për lëndë narkotike, në Maqedoninë e Veriut u hapën mbi 50 kompani për kultivimin e kanabisit dhe të bimëve në ambiente të mbyllura, për qëllime medicinale, por vetëm disa prej tyre arritën të sigurojnë potencial kadrovik dhe teknologjik për përpunimin e lules dhe eksport jashtë vendit, për momentin në sasi të vogla, por me çmim solid.
ÇMIMET E KANABISIT, LËNDA E PARË
10 ml ekstrakt me 10% THC kushton 40 euro në shitje me shumicë, eksport
120 ml produkt i gatshëm, 4% CBD kushton 300 euro në tregun vendas
1 gram lule e thatë për tymosje, 5 euro, eksport
Ish/Kryeministri Zoran Zaev, i cili kishte shpresa të mëdha në këtë industri, priste që prodhimi i kanabisit për qëllime medicinale të sjellë të ardhura rreth 250 milionë euro në vit. Opozita në Kuvend nuk i mbështeti ndryshimet ligjore me të cilat kompanive të licencuara duhet t’u hapet rruga për eksport të lules së thatë, në vend të ekstraktit dhe produkteve tjera të përpunuara. Propozimet për ndryshime të Ligjit për marihuanë në shtator të vitit të kaluar u tërhoqën nga Kuvendi, ndërsa të tjera, me mundësi për kultivim individual, pritet të propozojë Qeveria e Kovaçevskit.
Bota
Putin raportohet se është operuar fshehurazi

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se së fundi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të hequr lëngun nga barku mes spekulimeve në rritje se shëndeti po i përkeqësohet, shkruan në një llogari anti-Kremlin në Telegram.
Putini iu nënshtrua operacionit të enjten mbrëma, i cili zgjati deri të premten në mëngjes, sipas kanalit në Telegram, “General SVR“, i cili pretendohet se drejtohet nga një ish-spiun rus.
Kanali më tej pretendon se operacioni i liderit rus dhe shërimi i mëvonshëm u mbuluan të nesërmen duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të simuluar praninë në videot e një takimi të planifikuar të këshillit të sigurisë së Rusisë, raporton nypost.
Kanali pretendoi javën e kaluar se presidenti rus kishte regjistruar paraprakisht pamjet në një përpjekje për të mbuluar operacionet e ardhshme dhe po planifikonte të përdorte dyshe trupore nëse ishte e nevojshme.
Në prill, gazeta investigative ruse “The Project” raportoi se Putini ishte vizituar rregullisht nga një onkolog dhe spekuloi se lideri vuante nga kanceri i tiroides.
Raporti përfshinte gjithashtu një listë të sëmundjeve të tjera me të cilat përballej rusi, nga lëndimet e hokejit deri te dhimbja e shpinës nga një incident me kuaj.Sipas raportit, Putin thuhet se lahet me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë ndërsa janë duke u rritur dhe janë me gjak të freskët. “Banjat e pështira me brirë” janë një terapi alternative në rajonin Altai të Rusisë, i cili kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë.
Besimtarët thonë se banjat përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe rinovojnë lëkurën.Spekulimet rreth shëndetit të liderit kanë vazhduar teksa ai shihet mbajtur distancë me vartësit e tij ose duke vepruar në mënyrë të çuditshme gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi
Lajme
E tmerrshme, në Maqedoni arrestohen dy prindër sepse shitën vajzën e tyre

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.
EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union.
Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.
Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.
Lajme
Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Në mesditën e së martes janë shembur disa gurë të mëdhenj pranë pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.
Si pasojë, rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për qarkullim.
Mirëpo, shembja e gurëve ka vazhduar edhe më tej.
Ndryshe, gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës kanë deklaruar se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.
“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”, thanë nga MI.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi