Connect with us

Sport

Henry pritet të marrë drejtimin e ekipit të njohur francez

Published

on

Ditët e Vladimir Petkovic janë të numëruara te Bordeaux.

Ndeshja ndaj Strasburgut do të ishte shansi i fundit për ish-trajnerin e Zvicrës për të shpëtuar kokën.

Drejtuesit po punojnë për disa zgjidhje në rast të zëvendësimit të trajnerit të saj.

Sipas informacioneve të RMC Sport, Thierry Henry është një nga rrugët që konsiderohet për të plotësuar pozicionin nëse Petkoviç largohet.

Continue Reading

Sport

Media serbe shkruan për pagën e Xherdan Shaqirit, kështu e quan qytetin ku jeton ai!

Published

on

Mediat në Serbi frikësohen kur përmendet emri i yllit nga Republika e Kosovës, Xherdan Shaqiri.

Ende e kanë të freskët Kaliningradin, kur Xherdan Shaqiri me Granit Xhakën shënuan golat për Kombëtaren e Zvicrës dhe e rrëzuan Serbinë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 pikërisht me 22 qershor të vitit 2018 në kuadër të Kampionatit Borëror.

Media serbe “Kurir” shkruan me titull cinik: “Zbulohet sa fiton Xherdan Shaqiri në “qytetin serb””. Chicagon e quan “qytet serb”, sipas tyre ka shumë serb që jetojnë aty.

“Shoqata e Futbollit MLS ka zbuluar se sa fitojnë lojtarët në Amerikë dhe Xherdan Shaqiri është në krye të listës për sa i përket fitimeve.

Ish-futbollisti i Liverpool-it dhe Lyonit, këtë dimër u transferua në Chicago, paga që merr është 7.35 milionë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga MLS.

Djaloshi i lindur në Gjilan luan për Zvicrën dhe në disa raste ka shprehur intolerancë dhe urrejtje ndaj popullit serb.

Ai i feston rregullisht golat ndaj kombëtares sonë me “shqiponjë dykrenare”, e shpesh herë në daljet publike lavdëron UÇK-në.

Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshje dhe ka një asistim. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e ri deri në vitin 2024.

Ai mund të humbasë titullin e më të paguarit këtë verë dhe do ta kalojë Lorenzo Insigne, i cili këtë verë kalon nga Napoli te Toronto.

Futbollisti i Los Angeles Galaxy, Javier Hernandez e nisi sezonin me një pagë prej gjashtë milionë dollarësh dhe sulmuesi i Interit nga Miami, Gonzalo Higuain, me 5.1 milionë, me një kompensim total pak më pak se 5.8 milionë dollarë”, shkruan media serbe./BotaSot/

Continue Reading

Sport

Liverpooli fiton, shpreson ende në titull

Published

on

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Southampton-it.

“Reds-at” ende shpresojnë se do të fitojnë titullin e kampionit, ekip që ka një pikë me pak se lideri Manchester City.

Për Liverpoolin shënuan Minamino (27′) e Matip (67′) dhe për Southampton Redmond (13′).

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u paraqit 82 minuta për ekiopin e Southamptonin

Manchester City kryeson me 90 pikë pas 37 jave në Premier League, ka një më shumë se Liverpooli dhe Southampton është i 15-ti me 40.

Continue Reading

Sport

Broja kërcënon Liverpool-in

Published

on

Southamptoni ka fatin e titullit të Premier League-s në dorë, Armando Broja kërcënon Liverpool-in!

Liverpool-i luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Të kuqtë do të përballen me Southampton-in, që tashmë ka në dorë edhe fatin e titullit në Premier League.

Nëse bardhekuqtë fitojnë këtë mbrëmje, atëherë Manchester City shpallet matematikisht kampion.

Në të kundërt fitorja e Liverpool-it e dërgon diferencën në një pikë.

Continue Reading

Aktuale