Connect with us

Lajme

Ekspertët me kritika të ashpra për shtyrjen e fillimit të mësimit

Published

on

Shtyrja e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor shpërbën dinamikën e të mësuarit të nxënësve dhe prish ritmin e tyre fiziologjik dhe psikologjik të funksionimit, shkruan Alsat.

Profesori Xheladin Murati konsideron se mangësitë e mos fillimit të procesit mësimor në kohë janë të shumta. Ai thotë se në mënyrë shtesë, gjendjen e rëndon edhe presioni i arsimtarëve për të arritur t’i mbulojnë të gjitha orët e humbura mësimore, me qëllim që mos të mbeten mbrapa me mësime.

“Vëmendja e nxënësve për 4 muajt e parë, fillon të ngrihet në gjysmë vjetorin e dytë por me një pushim që quhet pushim i gjysmë vjetorit. Prandaj unë nuk shoh arsye që gjysmë vjetori i dytë të shtyhet për 10 ditë të tjera, sepse 10 ditë as nuk janë shumë as pak por te nxënësit reflekton dukshëm në psikologjinë e tyre, në emocionet në aspektet e njohjes dhe përgatitjes së tyre emocionale për të vazhduar mësimin në gjysmën e dytë”, deklaroi Xheladin Murati, profesor.

Murati thotë se për këtë shtyrje nuk janë konsultuar ekspertë të cilët pa dyshim se janë të mendimit që shumë më e sigurte është që fëmijët të qëndrojnë nëpër shkolla se sa në shtëpi, kafene e restorante.

“Këto janë probleme që nuk studiohen, nuk aktualizohen nga institucionet dhe prandaj vendoset në mënyrë të një anshme pa mos e konsultuar shkencën dhe arsyeshmërinë nga të gjithë nxënësit të cilët çdo ditë punojnë me nxënës”, u shpreh Xheladin Murati, profesor.

Shtyrja e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor është kritikuar ashpër edhe nga zyra e UNICEF-it. Ata kujtojnë se Maqedonia e Veriut kishte mbylljen më afatgjate të shkollave në rajon.

“Është e qartë se interesi më i mirë i nxënësve është që shkollat të jenë të hapura dhe kjo duhet të jetë prioritet në gjithë vendin. Rreziqet me të cilat fëmijët përballen kur janë jashtë shkollave edhe më tej janë rreziqet më të mëdha se Brenda shkollave. Vitit 2022 nuk guxon të jetë edhe një vit I shkatërrimit të mësimit. Duhet të jetë vit në të cilin arsimi dhe interesi I nxënësve të jetë e rëndësisë së parë”, tha Patricia Di Xhovani, UNICEF Maqedoni.

Ndryshe gjatë muajit të fundit të mësimit, të dhënat tregojnë nivel shumë të ulët të nxënësve të infektuar, me vetëm 0,01% raste të reja te nxënësit dhe 0,03% tek mësimdhënësit. Për dallim nga dy javë më herët kur shkollat ishin të mbyllura për pushimet dimërore, numri i të infektuarve u rrit për 4 herë më shumë. Sipas UNICEF këta të dhëna duhet të shërbejnë për hapjen e shkollave me qëllim që nxënësit të ndjekin mësim me prani fizike dhe në kohë. /Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Putin raportohet se është operuar fshehurazi

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se së fundi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të hequr lëngun nga barku mes spekulimeve në rritje se shëndeti po i përkeqësohet, shkruan në një llogari anti-Kremlin në Telegram.

Putini iu nënshtrua operacionit të enjten mbrëma, i cili zgjati deri të premten në mëngjes, sipas kanalit në Telegram, “General SVR“, i cili pretendohet se drejtohet nga një ish-spiun rus.

Kanali më tej pretendon se operacioni i liderit rus dhe shërimi i mëvonshëm u mbuluan të nesërmen duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të simuluar praninë në videot e një takimi të planifikuar të këshillit të sigurisë së Rusisë, raporton nypost.

Kanali pretendoi javën e kaluar se presidenti rus kishte regjistruar paraprakisht pamjet në një përpjekje për të mbuluar operacionet e ardhshme dhe po planifikonte të përdorte dyshe trupore nëse ishte e nevojshme.

Në prill, gazeta investigative ruse “The Project” raportoi se Putini ishte vizituar rregullisht nga një onkolog dhe spekuloi se lideri vuante nga kanceri i tiroides.

Raporti përfshinte gjithashtu një listë të sëmundjeve të tjera me të cilat përballej rusi, nga lëndimet e hokejit deri te dhimbja e shpinës nga një incident me kuaj.Sipas raportit, Putin thuhet se lahet me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë ndërsa janë duke u rritur dhe janë me gjak të freskët. “Banjat e pështira me brirë” janë një terapi alternative në rajonin Altai të Rusisë, i cili kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë.

Besimtarët thonë se banjat përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe rinovojnë lëkurën.Spekulimet rreth shëndetit të liderit kanë vazhduar teksa ai shihet mbajtur distancë me vartësit e tij ose duke vepruar në mënyrë të çuditshme gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme, në Maqedoni arrestohen dy prindër sepse shitën vajzën e tyre

Published

on

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.

EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union.

Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.

Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Published

on

Në mesditën e së martes janë shembur disa gurë të mëdhenj pranë pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.

Si pasojë, rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për qarkullim.

Mirëpo, shembja e gurëve ka vazhduar edhe më tej.

Ndryshe, gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës kanë deklaruar se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”, thanë nga MI.

Continue Reading

Aktuale