Connect with us

Lajme

Shkupi dhe Sofja dakorduan formim të grupeve të punës në disa sfera

Published

on

Shkup, 18 janar 2022 (MIA) – Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov sot dakorduan të formohen grupe të punës të cilat do të jenë nga disa sfera – infrastruktura, ekonomia, tregtia, bashkëpunimi afarist mes komuniteteve të biznesit, arsimi, kultura, ndërkaq këtu do të kyçet edhe Komisioni për çështje historike dhe arsimore.

“Me kryeministrin Petkov sot në pjesën dominuese biseduam për vendosjen e grupeve të punës, në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, tregtisë, inovacioneve, eurointegrimeve dhe në fushën e arsimit dhe kulturës. Konsiderojmë se këto janë sfera të cilat kanë shumë rëndësi për qytetarët, për të ardhmen e tyre për qytetarët e të gjitha moshave, posaçërisht të rinjve. Ato janë bërë si grupe pune ndërmjet resorëve në të cilat nuk do të marrin pjesë vetëm politikanë, por edhe pjesëmarrës të sektorëve, të cilëve u referohen”, theksoi Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin bullgar, Petkov.

Këto, siç informoi Kovaçevski, janë sfera në të cilat planifikojmë të kenë dinamikë e cila do të jetë madje në nivel shtatëditësh, ku grupet e punës do të punojnë mes veti dhe dhe vetë do të mund ta informojnë opinionin për atë se çka është arritur dhe çka mund të presin në të ardhmen.

Lidhur me Komisionin për çështje historike, siç informon Kovaçevski, ai tashmë ka plan të vetin për punë dhe në bazë të asaj që e kanë përpunuar edhe historianët të cilët janë anëtarë të atij Komisioni, siç tha, do të duhet të informojnë vetë lidhur me atë se çka dhe në çfarë mënyre janë dakorduar në bazë të metodologjisë dhe fakteve në të cilat punojnë.

“Sa i përket Komisionit historik, shihni se këtu nuk ka përfaqësues të Komisionit historik. Do të thotë, historianët punojnë në një proces më të gjatë, sepse tani punohet edhe për periudhë në të kaluarën të cilën e bëjnë atë në bazë të metodologjisë dhe në bazë të definimit të fakteve të caktuara që i kanë rregulluar në pajtim me metodologjinë dhe unë personalisht shpresoj se së pari, anëtarët e Komisionit historik do të informojnë bashkarisht për atë që është dakorduar dhe se ajo që është dakorduar bashkarisht do të jetë urë drejt së ardhmes, e jo kthim drejt së kaluarës”, thotë Kovaçevski.

Lidhur me përdorimin e gjuhëve, Kovaçevski theksoi se ne jemi shtet i cili është njohur nga ana e Bullgarisë dhe i cili në rregullimin e vet kushtetues e ka gjuhën maqedonase.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale me Bullgarinë në të cilat rregullohet mënyra në të cilën janë nënshkruar ato marrëveshje, në pajtim me gjuhët zyrtare të shteteve. Gjuha jonë maqedonase është pjesë e kartës së KB-së dhe nga institucionet dhe organizatat e tjera multilaterale në të cilat ne bëjmë pjesë dhe se në pajtim me përparimin në punën e komisioneve se në pjesën e pyetjeve të cilat do të thonë jetë më e mirë për të gjithë qytetarët dhe afrim i të gjithë qytetarëve të të dy shteteve se të gjitha këto pyetje të cilat kanë të bëjnë me pjesët historike do të jenë në plan të dytë, ndërsa në plan të parë do të vijë ndërtimi i marrëdhënieve të mira mes qytetarëve, në afrimin e qytetarëve si dhe në përforcimin e bashkëpunimit mes tyre, që do të na japë stimul të mjaftueshëm dhe mjaft argumente për ta bërë hapin final në arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë dhe përfundimisht fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në”, theksoi Kovaçevski.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale