Connect with us

Lajme

Prodi: Zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Published

on

Ish-kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë onlajn të ndarjes së Çmimit Botëror për Humanizëm, përsëriti nevojën për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai e përdori fjalimin për t’iu përkushtuar Maqedonisë së Veriut dhe vështirësive me të cilat përballet vendi në rrugën e saj të integrimit evropian, veçanërisht habinë e tij për vendimin e Francës për të mos dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

“Besoj se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të përfundojë. Evropa është përzierje e kulturës gjermane, saksone, sllave dhe ne jemi të gjithë një, pikërisht për shkak të trashëgimisë sonë multikulturore. Unë dua të jap një mesazh të fortë nga këtu, që të fillojë sa më parë procesi i integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit në BE, përndryshe Evropa nuk do të jetë e plotë. E di që anëtarësimi i shumëfishtë në BE nënkupton shumëfishimin e problemeve dhe lënien e hapësirës për çështje të hapura, por ka pasur ndryshime pozitive të politikave. Në emër të humanizmit, them se është një mënyrë unike, universale që ne të bashkohemi së bashku me të gjitha dallimet tona në origjinë dhe kulturë”, tha Prodi.

Prodi, i cili është vetë laureat i Çmimit Botëror të Humanizmit për vitin 2019 dhe në ceremoninë e dorëzimit në Ohër tre vjet më parë, theksoi nevojën e përshpejtimit të pashmangshëm të procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se nuk do të ketë paqe të plotë dhe të qëndrueshme në Evropë derisa të gjitha vendet e kontinentit të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale