Lajme
Ku i morën nga 11 milionë euro Mijallkovi dhe Kamçevi?


Akuza dhe kundërakuzë në mes BDI-së dhe ASh-së në emisionin Click Plus në TV21. Deputetja integriste Arta Bilalli-Zendeli dhe deputeti i ASH-së Halil Snopçe debatuan për disa tema, duke u ndalur më shumë në drejtësi dhe gjyqësor. Në pyetjen se a është një garanci bankare më e fuqishme se sa ligji, Zendeli tha se në aspektin juridik, Sasho Mijallkov dhe Jordan Kamçevski nuk e kanë blerë lirinë me 11 milionë euro. Ajo thotë se për të është diskutabile mënyra se si të akuzuarit kanë arritur deri tek kjo shumë.
“Diskutabile këtu sipas mendimit tim si juriste është shuma prej 11 milionë eurove, se nga i kanë marrë ata njerëz 11 milionë euro, apo si i kanë mbledhur 11 milionë euro. A është diskutabile se askush nuk po pyet për këtë? Po, po ajo është diskutabile, për shkak se ata nuk e kanë blerë lirinë, liria në procese gjyqësore, dmth marrja e lirisë, apo privimi nga liria konstatohet me aktgjykimin e formës së prerë, ata janë ende… për opinionin, se ju po thoni se e kanë blerë lirinë, nuk e kanë blerë lirinë, ata janë në hetime”, tha Arta Bilalli-Zendeli, deputete e BDI-së.
Deputeti i opozitës Snopçe thotë se në Qeveri ka mungesë të vullnetit politik për të zgjidhur problemet. Ai shtoi se vlerat demokratike në vendin tonë nuk zbatohen.
“Në emër të demokracisë nuk funksionon ligji, në emër të demokracisë kemi korrupsion, në emër të demokracisë kemi kriminalizim, kemi njerëz që shëtisin me 200 pasaporta e kështu me radhë.
11 milion euro Fatmir, 11 milion euro, si i ka bërë në këtë shtet një person 11 milion euro, ka qenë rrogëtar, ka qenë shef i Shërbimit sekret, ka marrë një rrogë, bile edhe Kamçevi jo vetëm Mijallkovi, edhe Kamçevi 11 milion euro“, theksoi Halil Snopçe, deputet i ASh-së.
Bilalli i vlerësoi si të turpshme për drejtësinë, rastet që janë mbyllur e ku pretendohet se të burgosurit janë të pafajshëm, ndërsa Sopçe duke folur për drejtësinë tha se Qeveria aktuale do të dështojë, për shkak të imoralitetit politik. /TV21/
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare