Lajme
Javën e kaluar gjithsej 11.123 raste të reja pozitive të Kovid-19, rreth 60 për qind janë omikron


Shkup, 18 janar 2022 (MIA) – Në periudhën prej më 10 deri më 16 janar të këtij viti në vend janë regjistruar gjithsej 11.123 raste të reja pozitive të Kovid-19, që është rritje prej 33,9% lidhur me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 45.401 materiale, për 14,7% më pak se në shtatëditëshin e kaluara ndërsa përqindja e pozitivitetit ka lëvizur prej 21,4% deri më 30,2%, mesatarisht 24,4% tregon raporti javor i Institutit për Shëndet Publik.
Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (5.630; 50,6%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Krushevë (1.152,4/100.000) dhe në Manastir (1.035,5/100.000).
Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha prej 30 deri në 30 vjeç, ndërsa numër më i vogël tek fëmijët deri në nëntë vjeç.
Vërehet rritje e numrit të personave të prekur tek pothuajse të gjitha grupmoshat, veçanërisht tek personat mbi 60 vjeç me rritje prej 99,6% dhe atyre prej 50 deri 59 me rritje prej 90,3% në raport me javën e kaluar. Ulje minimale të numrit të personave të sëmurë ka tek grupmoshat prej 20-29 vjeç (-4,3%) dhe prej 10 deri 19 vjeç (-2,5%).
Lidhur me shpërndarjen sipas gjinisë, janë paraqitur 6.029 (54,2%) persona të gjinisë femërore dhe 5.094 (45,8%) të gjinisë mashkullore.
Statusin “të shëruar” e kanë fituar 5.403 persona të cilët janë hospitalizuar ose janë në mjekim shtëpie.
Gjatë javës së kaluar gjithsej janë paraqitur 1.247 riinfektime, me rritje prej 31,8% në raport me javën e kaluar. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 3.380 riinfektime, që është 1,4% e numrit të përgjithshëm të personave të infektuar.
Janë paraqitur 55 raste të vdekjes në 15 qytete, për 34,1% më shumë se javën e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi (22) dhe janë të grupmoshës mbi 60 vjet.
Në laboratorin për virusologji dhe diagnostikë molekulare në kuadër të ISHP, në periudhë nga 10-15.01.2022, është zbatuar testi PCR i bazuar në Single Nucleotide polymorphism -Vir SNiP SARS CoV
2 Spike S371L S373P në gjithsej 96 ekzemplarë pozitivë të SARS-CoV-2, ndërsa tek 57 prej tyre (59,4%) është detektuar varianti Omikron (B1.1.529). Varianti Omikron është detektuar në shtatë qytete: Shkup, Kavadar, Tetovë, Ohër, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli.
Sipas raporteve të spitaleve momentalisht të hospitalizuar janë 439 persona (25,1% më shumë në raport me javën e kaluar), ndërsa prej tyre 251 janë në mbështetje oksigjenike dhe 26 në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.
Lidhur me simptomat e paraqitura tek personat e sëmurë, zakonisht janë regjistruar temperaturë (59,3%), kollë (44,8%) dhe plogështi (43,5%). Janë regjistruar 62.107 (27,9%) raste asimptomatike.
Deri më 16 janar të këtij viti janë raportuar gjithsej 245.398 raste me Kovid-19. Janë regjistruar 8.115 vdekje. Aktualisht janë aktivë 16.397 persona, dhe 220.886 janë të regjistruar si të shëruar.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare