Connect with us

Lajme

Sela: Programi qeveritar nuk u ofron asgjë shqiptarëve

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, thotë se përkundër faktit se dhjetë ministra janë nga radhët e shqiptarëve në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, ajo nuk ofron asgjë për shqiptarët.

Sela ka thënë se programi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut nuk u ofron asgjë shqiptarëve, ndërsa ai ka krahasuar gjendjen në Maqedoninë e Veriut me atë që ishte në ish-Jugosllavi në vitet e 80-ta.

“Të paktën ne këtu dhe opinioni në Kosovë e kemi parasysh strategjinë e sistemit ish-jugosllav, kur vepronte mbi parimin e dhënies së privilegjeve elitës politike shqiptare të atëhershme. E ai që vuante çdo ditë e diskriminohej në të gjitha format nga vrasjet, proceset politike e burgosjet, ishte qytetari i thjeshtë. Është e njëjta strategji”, ka thënë Sela në Interaktiv të KTV-së. “Mos të harrojmë se shqiptarët në vitet e 80-a kishin edhe president të shtetit për një periudhë kohore, Sinan Hasanin, në kohën kur më tepër ishte i theksuar diskriminimi. Në konceptin tonë politik si Aleancë për Shqiptarët jemi më tepër të përkushtuar të sillet një ligj, e jo të emërohet ndonjë funksioner. Programi qeverisës nuk sjell asgjë për shqiptarët. Janë numëruar disa projekte, që numërohen e shkruhen në letër për çdo program e çdo buxhet. Janë dy dekada që shkruhen”.

Ai ka përmendur edhe rastin e migrimit të popullatës nga Maqedonia e Veriut, veçanërisht të shqiptarëve.

“Në programin e djeshëm për projekte që janë në zona shqiptare, nuk ekzistojnë afate, as mjete madje, vetëm thuhet se do të përgatitet dokumentacioni teknik. Jemi mësuar ta shohim në vazhdimësi këtë. Prandaj nuk është rastësi që vijmë në situatë ku Kosova e ka sjellë deri në kufi autostradën ‘Arbën Xhaferi’ e Maqedonia me vite të tëra nuk i bën vetëm 15 km autostradë që ta lidhet kjo e të vazhdojë deri në Shkup. Prandaj nuk shoh asgjë. Sa i përket migrimit të popullatës është e vërtetë. Është e vërteta e dhimbshme që flet më zëshëm se çdo deklaratë e ndonjë politikani. Rezultatet maten me qindra e mijëra shqiptarë që kanë lëshuar vendin”, ka thënë Sela. “Ishte paturpësi që në program qeveritar shkruhet se hapësirat bosh të spitaleve do të kthehen në shtëpi të pleqve. Kështu ndodh kur boshatiset vendi, kur shtëpitë ngelin boshë e kur nuk dëgjohen zëra fëmijësh, por jetojnë pleq. Kemi objekte shkollore me bollëk që mund të shndërrohen në shtëpi të pleqve”./Koha.net/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale