Lajme
Numri i rasteve aktive nga 1 janari është rritur për 11.000, përqindja e pozitivitetit këtë fundjavë rreth 22


Shkup, 17 janar 2022 (MIA) – Nga fillimi i janarit 2022 deri dje, për 16 ditë, numri i rasteve aktive është rritur për mbi 11.000. Nëse më 31 dhjetor 2021 numri i rasteve aktive ishte 5006, dje ishte 16132. Përqindja e pozitivitetit gjatë fundjavës është rreth 22 për qind.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 1348 raste të reja me KOVID-19 nga 6141 testime ose 21.9 për qind. Nga numri total pozitiv 1348, janë regjistruar 145 riinfeksione.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.706.696 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid që nga fillimi i epidemisë është 244.632, numri i të shëruarve është 220.400, numri i të vdekurve është 8.100, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.132, gjysma e të cilëve janë në Shkup.
Sipas analizave epidemiologjike për momentin në Shkup janë 8609, pastaj vijon Manastiri me 1456, Prilepi 890, Kumanova 580, Ohri 565, Kavadari 413, Strumicë 321, Velesi 317. Në qytetet tjera ka nën 300 të infektuar, ndërsa në Dojran ka vetëm shtatë raste aktive.
Për shkak të tendencës rritëse të personave pozitivë me KOVID-19 me përhapjen e shpejtë të omikronit, autoritetet pritet që këtë javë të njoftojnë nëse do të fillojë me kohë gjysma e dytë e vitit shkollor 2021/2022, në çfarë mënyre mësimi do të zhvillohet ose do të ketë shtyrje.
Në javët e fundit, zyrtarët e shëndetësisë kanë vërejtur se presioni ndaj spitaleve është ulur për sa i përket shtrimeve, por ekzaminimet ambulatore janë shtuar, duke arritur deri në njëqind pacientë në ditë në një institucion.
Në periudhën prej datës 06.08.2021 deri më 13.01.2022 në territorin e vendit si pozitivë me KOVID-19 janë testuar 85.593 qytetarë, prej të cilëve 37 për qind janë vaksinuar plotësisht, pra 32.079 persona. Sipas statistikave të muajve të kaluar, 53.514 qytetarë, përkatësisht 63 për qind e KOVID-19 pozitivëve nuk janë vaksinuar. Analiza e Ministrisë tregon se shkalla e vdekshmërisë tek të pavaksinuarit është shumë më e lartë.
Më shumë se 327 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirus, më shumë se 5.5 milionë kanë vdekur dhe rreth 267 milionë janë shëruar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi dje se ka dorëzuar një miliard doza në kuadër të programit Kovaks deri më tani.
OBSH ka kritikuar prej kohësh shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave dhe u bëri thirrje prodhuesve dhe vendeve që t’i japin përparësi programit Kovaks.
Numri i infeksioneve të reja në Australi për herë të parë në pesë ditët e fundit është nën 100,000 dhe zyrtarët besojnë se vala nga lloji Omikron po i afrohet kulmit në Uellsin e Ri Jugor, vendi më i prekur në kontinent.
Autoritetet australiane kanë regjistruar gjithsej 85,824 raste në 24 orët e fundit, një rënie e konsiderueshme nga një rekord prej më shumë se 150,000 të enjten, pas së cilës numri i infeksioneve të reja filloi të bjerë.
Irani ka regjistruar tre vdekjet e para të konfirmuara të llojit Omicron, kumtoi dje ministria e shëndetësisë.
Deri më sot, më shumë se 60 për qind e afro 84 milionë iranianëve janë vaksinuar dyfish dhe po aplikohen edhe dozat përforcuese.
Në Slloveni janë konfirmuar 6012 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e mëparshme, që është përqindja më e lartë e testeve pozitive deri më tani.
Nga 10,299 teste PCR, ishin 6,012 rezultate pozitive ose 58,4 për qind, ndërsa numri i të infektuarve të rinj është pothuajse dyfishi i shtatë ditëve më parë, kur ishin 3,360, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Qendra Kombëtare Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “Gamaleja” e Rusisë po shqyrton zhvillimin e vaksinave polivalente kundër llojeve të reja të infeksioneve të koronavirusit bazuar në variante të ndryshme si delta dhe omikron, deklaroi zëvendësdrejtori Denis Logunov.
“Është e mundur të zhvillohet një vaksinë e tillë komplekse kundër koronavirusit,” tha Logunov në një intervistë me “Rusia-1”.
Lajme
Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?
Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.
Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.
Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.
Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk
Lajme
Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.
Lajme
Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare