Connect with us

Lajme

Janë dyfishuar divorcet në Tetovë, ja pse po ndodhin (Video)

Published

on

Dyfishim i numrit të rasteve të divorceve në Tetovë, në krahasim me vitet 2019-2020, sipas psikologut Lulzim Murtezani, ndër shkaktarët kryesor të divorceve, është rritja e vazhdueshme e emigrimit.

Në Tetovë, trendi i divorceve shënon rritje alarmante transmeton KlanM, gati se dyfish në krahasim me vitet 2019 dhe 2020. Në një shkresë të dërguar nga Gjykata Themelore në Tetovë, thuhet se në vitin 2021 ka pasur 564 lëndë për divorce. Në eitin 2020 janë shënuar 347 lëndë kurse në 2019 gjithsejt 346 lëndë për divorce.

Psikologu, Lulzim Murtezani për tv Klan Maqedoni shprehet që shkaktarët kryesor të rritjes së divorceve janë edhe faktorët ekonomik, duke nënvizuar me theks të veçantë fenomenin e migrimit.

“Pastaj rrethanat tjera ekonomike, ju mund të shikoni që ka shumë raste për arsye të gjetjes të rregullimit të dokumentacioneve në shtetet e jashtme,edhe njerëzit formalisht krijojnë një divorc, e shpallin një divorc dhe pastaj që t`i rikthehen, mirëpo ndonjëherë edhe nuk i rikthehen. Shkojnë në Gjermani, shkojnë në Zvicër, e kështu me rradhë”, theksoi Murtezani.

Psikologu Murtezani thotë se sistemi I jetës në kushte pandemia, përkundër që ka rritur dhunën në familje, ka ndikuar edhe në rritjen e rasteve të divorceve.

“Një situatë tjetër një rrethanë tjetër, që shkakton divorcin është me siguri pandemia, ne e dijmë statistika tregon, se në përgjithësi në këto kushtet tona rritje të madhe ka abuzimi në familje, dhuna në familje dhe normalisht për shkak të dhunës, mund të ndodhë që shpeshherë edhe të shpallet divorci”, vleresoi Murtezani./KlanMaqedoni/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale