Connect with us

Kosovë

Në fund të muajit janar do të nis të bie çmimi i naftës

Published

on

Çmimet aktuale të naftës dhe derivateve të saj janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë në Kosovë.

Kështu shprehet Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i cili deklaron se në fund të muajit janar do të nisë të bien çmimet e furnizimit.

“Edhe aktualisht jemi pas shteteve të tjera të rajonit me çmime. Është vetëm Maqedonia e Veriut me çmim më të ulët por që akcizën e ka 22 cent më pak. Sot në Kosovë për dizel çmimi shkon nga 1.19 deri në 1.27 për litër, kurse për benzina nga 1.21 deri në 1.30 cent. Gjatë kësaj jave ka pasur rritje 25 dollarë për ton, për katër ditë çmimi është ngritur në 100 dollarë”, është shprehur Berjani.

“Qytetarët mund të ankohen por problemi i rritjes është diku tjetër – te tregjet botërore. Gjithkund janë rritur çmimet. Në dhjetor ka pasë një komunikatë nga OPEC që në janar, në fund të janarit do të ketë stabilizim të tregut, do të ketë më shumë prodhim dhe çmimi do të bjerë”.

Ai më tej ka theksuar se cilësia e derivateve që ofrohet në tregun vendorë është e lartë dhe këtë e bazon në mosankesat e qytetarëve.

“Asnjë ankesë nuk ka pasur në Ministrinë e Tregtisë. Kjo tregon se cilësia e naftës është sikurse në shtetet tjera”.

Sipas Berjanit me miratimin e Ligjit të Naftës në Kuvendin e Kosovës do të rregulloheshin shumë çështje sa i përket kësaj fushe.

Nga ana tjetër shoqata që ai e drejton nga tash do të nisë me publikimin e përditshëm të çmimit më të shtrenjtë dhe më të lirë në treg.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Published

on

By

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.883 testime, 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Continue Reading

Kosovë

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Published

on

By

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Sot janë bërë 24 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

E në lidhje me këtë, disa ditë pas sulmit, Hamëz Jashari asokohe kishte bërë një rrëfim në dy mediume, njërin shqiptar dhe tjetrin gjerman në bashkëpunim me një tjetër kroat.

”…ata [serbët] filluan të qëllonin në drejtim tonin, kështu që edhe ne filluam të gjuanim mbi ta”, tha ai.

”Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve”.

”Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atëbotë, Hamëz Jashari.

Ndërkaq në rrëfimin e dytë të tij në muajin shkurt të 1998-ës, Hamzë Jashari qe i prerë se nuk do të largoheshin nga Kosova me asnjë kusht, edhe nëse Europa u hap dyert, përcjell Klankosova.tv.

”S’kemi ku me shku na, këtu do ta bëjmë vdekjen, këtu ku të parët tanë kanë jetuar me shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve, këtu edhe ne do ta bëjmë vdekjen, kurrë nuk do ta lëshojmë këtu. Do t’i përgjigjemi me aq sa kemi mundësi. S’kemi ku shkojmë, i shihni sa fëmijët i kemi këtu. Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë”, ishte shprehur Hamëz Jashari.

Continue Reading

Kosovë

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Published

on

By

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Një video e ish-presidentes, Atifete Jahjaga, ku shihet bashke më këngëtaren Dafina Zeqiri, është bërë virale në rrjete sociale.

Në këtë video, dyshja Jahjaga-Zeqiri shihen duke ekzekutuar një “koreografi” me lëvizja karakteristike të duarve, teksa në prapavi shkon kënga e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Lumi B e titulluar “Nona”.

Video duket të jetë gjiruar më herët, meqë tashmë ish-presidentja ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve.

Continue Reading

Aktuale