Lajme
Dimitrov: Nuk kam heshtur, derisa isha në qeveri betejën e kam bërë brenda

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në largim Nikolla Dimitrovi aspak nuk pendohet për qëndrimet e shprehura në konferencën për shtyp para dy ditëve dhe, siç thotë aspak nuk ka heshtur, as derisa ka qenë në Qeveri.
“Nuk pendohem dhe aspak nuk kam heshtur, as derisa isha në Qeveri. Nuk isha aq i hapur, sepse betejën e bëja brenda”, thotë Dimitrovi në intervistë për 360 gradë.
Lidhur me deklaratën se nuk ka besim në shefin e diplomacisë Bujar Osmanin rreth zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë, Dimitrovi tha se vlerësimi i tij bazohet në dëshmitë personale të qëndrimeve të shprehura në kuadër edhe të koordinimit të brendshëm, por edhe përmes informacioneve që i ka marrë nga ministra dhe ambasadorë të vendeve-anëtare të BE-së.
“Nga atje vijnë elementet dhe vlerësimet. Daljet në publik janë një gjë tjetër, ajo çfarë ndodh në prapaskenë është gjë tjetër”, porositi Dimitrovi.
Në konferencën për shtyp para dy ditësh Dimitrovi tha se qëndrimet e tij në negociatat me Bullgarinë disa herë kanë qenë në kundërshtim me kolegët e tij në Qeveri.
Lajme
Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët
Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.
Debati i plotë:
Lajme
Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve
Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24
Bota
Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur
Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.
Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.
Puna e shpëtimit është duke vazhduar.
Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.
Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.
Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.
Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.
Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.
Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare