Kosovë
Burri pastronte borën, fqinjët e “shkelin” me makinë (VIDEO)

Ramiz Bici gati sa vdiq, kur të mërkurën u godit me veturë nga një fqinj i tij.
Burri nga Godishnjaku i Podujevës ishte duke e pastruar borën nga rruga në fshatin e tij. Ai përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa pësoi lëndime në kokë, shpinë e gjymtyrë të tjerë.
Sipas tij, ai nuk e di arsyen e këtij sulmi dhe se këtë ia ka lënë drejtësisë.
Kosovë
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Turqisë për furnizimin e FSK-së

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri kosovar, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.
“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Minsitri Mehaj ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe ka thënë se një mbështetje e tillë është e rëndësishme për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Turqia, vend anëtar i NATO-s, viteve të fundit e ka ndihmuar FSK-në, kryesisht përmes donacioneve.
Kosovë
Kurti takohet me shqiptarët në Michigan

Kurti po vazhdon takimet në SHBA.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke vazhduar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa gjatë qëndrimit në Michigan ka takuar bashkatdhetarët që punojnë në këtë shtet.
Kurti vlerësoi kontributin e mërgatës në shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës, për ndihmën në financimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor në vitet e ’90-ta, pasuar me luftën çlirimtare të vitit 1999 dhe me përpjekjet për rindërtim të pasluftës.
Duke vlerësuar rolin e mërgatës sonë, kryeministri theksoi se në programin qeverisës mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.
“U bisedua për mundësitë dhe potencialin për zhvillim të partneritetit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, gjë që synohet të arrihet nëpërmjet dialogut me mërgatën” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kosovë
Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pasi që dyshohet për bombë.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar rektori i UP-së, Naser Sahiti.
“Administrata (e Universitetit) e ka pranuar një e-mail anonim për një bombë, prandaj policia e kanë rrethuar objektin”, ka thënë Sahiti për Demokracia.com.
Ai ka shtuar se nuk e dinë se prej kujt ka ardhur ky kërcënim.
Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim…
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi