Connect with us

Spektakël dhe Yje

Arrestohet vëllai i këngëtares së njohur shqiptare

Published

on

Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj është arrestuar dje nga Policia e Shtetit.

Henri Haxhiraj, 34 vjeç ra në pranga gjatë operacionit të koduar ‘Identiteti’ të zhvilluar nga Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës Operacionale, DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, së bashku me 3 persona të tjerë.

Haxhiraj dhe 3 të tjerët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të të falsifikuara, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares dhe ish-banores së Big Brother VIP Sheila Haxhiraj.

Katër të arrestuarit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Gjatë operacionit u zbulua një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara, dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro.

Continue Reading

Argëtim

Publikohen pamjet – Incident i tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Përputhen

Published

on

By

Bledi dhe Mikela janë përfshirë në një debat të fortë të shtunën e kaluar gjatë Prime-t të Për’puthen. Ndërsa Mikela ishte ulur në karrige, ai ka goditur këtë të fundit, ndërsa ishte shumë i nxehur.

Kjo ka sjellë reagimin e vajzës e cila e ka quajtur jo burrë, ndërsa vajzat dhe djemtë e kanë mbajtur. Opinionistët e kanë konsideruar një veprim të ulët atë që bëri Bledi, duke qenë se ky është një program që promovon dashurinë.







Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Shpërthen në emocione strugani i Për’Puthen (Video)

Published

on

By

Shpërthen në emocione strugani i Për’Puthen (Video)

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Capital T publikon “Përjetësisht”

Published

on

By

Capital T publikon “Përjetësisht”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur i estradës solli të shtunën për fansat projektin e tij të ri muzikor.

“Përjetësisht” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ripërpunim i këngës së famshme me të njëjtin titull, të kënduar nga Ritmi i Rrugës në vitet e pas-luftës.

Kënga është ri-orkestruar nga producenti Rzon, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Capital T.

“Përjetësisht” është vizualizuar edhe me një klip, i cili tematikë ka dashurinë e fëmijëve ndaj nënës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Gargia Global, me regjisor Andi Deçanin.

Kjo nuk është hera e parë që Kapo sjell ripërpunimin e një kënge hit nga e kaluara, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në disa projekte të tjera muzikore, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale