Connect with us

Spektakël dhe Yje

Reperi i njohur nuk përmbahet, godet me grusht një fans (Video)

Published

on

Kanye West dyshohet se ka goditur me grusht një fans pasi i kërkoi një autograf. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm. 44-vjeçari, i cili tani quhet Ye, dyshohet se debatoi me fansin jashtë një klubi në Los Angeles.

Fansi iu afrua reperit që po afrohej pranë makinës së tij jashtë klubit, kur i kërkoi autografin.

Një video e siguruar nga TMZ, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin, në dukje i inatosur, duke bërtitur. Më pas, dyshohet se Kanye e goditi me grusht duke e rrëzuar në tokë. Policia po heton ngjarjen por nuk ka të arrestuar.

Ndërkaq, sa i përket reperit, ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.

Continue Reading

Argëtim

Publikohen pamjet – Incident i tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Përputhen

Published

on

By

Bledi dhe Mikela janë përfshirë në një debat të fortë të shtunën e kaluar gjatë Prime-t të Për’puthen. Ndërsa Mikela ishte ulur në karrige, ai ka goditur këtë të fundit, ndërsa ishte shumë i nxehur.

Kjo ka sjellë reagimin e vajzës e cila e ka quajtur jo burrë, ndërsa vajzat dhe djemtë e kanë mbajtur. Opinionistët e kanë konsideruar një veprim të ulët atë që bëri Bledi, duke qenë se ky është një program që promovon dashurinë.







Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Shpërthen në emocione strugani i Për’Puthen (Video)

Published

on

By

Shpërthen në emocione strugani i Për’Puthen (Video)

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Capital T publikon “Përjetësisht”

Published

on

By

Capital T publikon “Përjetësisht”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur i estradës solli të shtunën për fansat projektin e tij të ri muzikor.

“Përjetësisht” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ripërpunim i këngës së famshme me të njëjtin titull, të kënduar nga Ritmi i Rrugës në vitet e pas-luftës.

Kënga është ri-orkestruar nga producenti Rzon, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Capital T.

“Përjetësisht” është vizualizuar edhe me një klip, i cili tematikë ka dashurinë e fëmijëve ndaj nënës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Gargia Global, me regjisor Andi Deçanin.

Kjo nuk është hera e parë që Kapo sjell ripërpunimin e një kënge hit nga e kaluara, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në disa projekte të tjera muzikore, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale