Sport
A janë manipuluar testet e Novak Gjokoviqit?

Novak Gjokoviq është një ikonë në vendin e tij, ndaj gazetarët vendorë nuk i bëjnë pyetje të pakëndshme. Por në procesin e tij në Australi shumë gjëra po dëshmohen ndryshe nga ato që janë thënë apo janë bërë.
Novak Gjokoviqi ka shprehur keqardhje për gabimet. Edhe agjenti i tij sigurisht. Ylli i tenisit shkruan në Instagram se gabimet kanë ndodhur pa qëllim. Por ai ka pranuar se ka shkuar në një intervistë me gazetarët e gazetës sportive franceze L’Équipe më 18 dhjetor 2021, megjithëse e ka ditur se është i infektuar me virusin Corona. “Tani kur mendoj, e shoh që kam gabuar, sepse është dashur ta shtyj këtë takim”, shkruan Gjokoviq në Instagram.
Edhe formulari i tij i hyrjes në Australi është plotësuar gabimisht. Gjokoviq thotë se punonjësit e tij kanë gabuar, por Gjokoviq ka fshehur se në kohën e Vitit të Ri ka qenë në Marbella të Spanjës. Ai është stërvitur atje, ka postuar madje edhe foto në rrjete.
Kështu drama për testin e pretenduar pozitiv të Coronës, për të cilin Gjokoviq thotë se e ka marrë me 16 dhjetor 2021, po vazhdon. Ka prova madje për manipulimin e mundshëm të testit. A është futur Gjokoviqi në vorbullën e gënjeshtrave?
Dy mundësi të këqija
Epidemiologu serb me përvojë ZoranRadovanoviq vetëm tund kokënkur shikon gjithçka ç’po ndodh. Për dy vjet me radhë ai ka kritikuar politikën e qeverisë serbe ndaj virusit Corona, ku flitet për shifra të manipuluara të të infektuarve me COVID-19 si dhe për shkallën e ultë të vaksinimit. “Nga këndvështrimi im ka dy opsione, dhe të dyja janë të këqija: Gjokoviqi ka lëvizur i lirë edhe pse ka qenë i infektuar, ose ka paraqitur tek australianët një test të rremë”, thotë Radovanoviq për Deutsche Wellen.
Saga për Gjokoviqin, të cilin të gjithë në Serbi e quajnë “Nole”, është shndërruar në një problem për tërë kombin. Shumë pak njerëz guxojnë të shprehen në mënyrë kritike, për shembull për mospërputhjet lidhur me testin e tij të Coronës, që tashmë është shndërruar në një problem tepër të madh për yllin e tenisit. Me këtë dokument ai është futur Australi, por ndërkohë janë publikuar të gjitha të dhënat e paraqitura në gjykatën australiane.
Dokumentet tregojnë se rezultatet nga laboratori, sipas të cilave Gjokoviq kishte rezultuar pozitiv, janë publikuar me 16 dhjetor 2021 në orën 20:19. E megjithatë, të nesërmen, Gjokoviq mori pjesë në një manifestim me tenistë të rinj, u fotografua me ta pa maskë, e një ditë më vonë i dha intervistë edhe gazetës L’Équipe.
Testi i manipuluar?
Rezultatet e testit të Coronës në Serbi zakonisht u jepen menjëherë të prekurve. Nuk mund të thuhet me siguri absolute nëse kështu ka qenë edhe në rastin e Gjokoviqit, i cili pretendon se rezultatet e testit i ka marrë pas takimit me fëmijët. Prandaj shtrohet pyetja: A është bërë ky test vërtet?
Platforma gjermane e IT-së, “Zerforschung” ofron tani të dhëna se testi mund të jetë i rremë. Kodi i konfirmimit në certifikatë – korrespondon me datën 26 dhjetor, e jo siç u tha, me 16 dhjetor. Pra, a e ka manipuluar dikush këtë test dhe e ka futur më vonë në regjistrin qendror serb të Coronës? Dhe nëse po – a e dinte këtë Gjokoviq?
Nëse është manipuluar, cilat mund të jenë pasojat? Shkelja e detyrimit të karantinimit për personat e infektuar si dhe falsifikimi i rezultateve të analizave në Serbi dënohen me para, por edhe me burg deri në tre vjet, varësisht nga rasti.
Së pari eufori, tani disponim i keq
Çështja duhet të zgjidhet, tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq për Reuters. “Nuk e di kur Gjokoviq i ka marrë dhe kur i ka parë rezultatet e testit”, tha ajo disa orë përpara postimit të Gjokoviqit në Istagram. Nëse ai e dinte se është i infektuar, atëherë ai “i ka shkelur qartë rregullat”, thotë Brnabiq.
Lajmet e fundit për rastin Gjokoviq e kanë prishur atmosferën në Serbi.Ditën e hënë atmosfera ishte euforike. Flitej madje se Gjokoviqi e ka mundur në gjykatë Komonuelthin e Australisë. E gjithë Serbia i kishte sytë drejt gjyqit në Melburn. Televizioni serb e transmetoi drejtpërdrejt këtë seancë. “Ligji dhe drejtësia kanë triumfuar,” tha babai i “Noles”, Srgjan Gjokoviq, i cili disa ditë më parë e kishte krahasuar të birin e tij me Krishtin e kryqëzuar.
Mbrojta e kombit
“Serbia nuk ka imazh të mirë në botë që nga vitet 1990,” thotë Aleksandar Millosheviq, redaktor i gazetës liberale të Beogradit Danas. “Kjo është arsyeja pse shumica e serbëve i projektojnë shpresat e tyre tek Gjokoviqi. E gjithë kjo me Australinë u pa si një padrejtësi, një sulm ndaj më të mirëve prej nesh.”
Edhe presidenti i plotfuqishëm Aleksandar Vuçiq ndërhyri menjëherë. E ftoi në bisedë madje edhe ambasadorin e Australisë në Beograd. Ndërsa tabloidët besnikë të tij shkruanin për një “sulm kundër të gjithë popullit serb”. Tani në Serbi shpresohet se Gjokoviqi do të mund të mbrojë titullin në Australian Open.
Ende nuk është vendosur përfundimisht nëse Gjokoviqi do të lejohet të qëndrojë në Australi. Vendimin duhet ta marrë ministri i Imigracionit, i cili ka të drejtë ta dëbojë Gjokoviqin. Por një është e qartë: ylli i tenisit do të pritet si hero në Beograd, pavarësisht nëse dëbohet nga Australia apo kthehet me ndonjë trofe në dorë. Kjo shihet si një refleks mbrojtës i Serbisë.
Mendimet në Perëndim
Një pritje e tillë do t’i organizohet Gjokoviqit ndoshta edhe për shkak të prezantimit të tij në shumë media perëndimore. Ato flasin për Gjokoviqin si një kundërshtar të vaksinimit, milioner të çuditshëm ezoterik ose egoist. Debati për yllin e tenisit po zhvillohet shumë emocionalisht nga “të dyja palët”, thotë gazetari Millosheviq. Fakti që ai dhuroi miliona euro për të luftuar pandeminë në Serbi, Spanjë dhe Itali, për shembull, nuk përmendet.
“Edhe gazetarët perëndimorë kanë një opinion të gatshëm dhe duan vetëm ta portretizojnë Novakun si një horr”, thotë Millosheviq. “Vendimi i tij që të mos vaksinohet dhe të udhëtojë në Australi është paraqitur si një kërkesë për trajtim të veçantë. E kjo nuk është e vërtetë. Sepse ai thjesht donte të përdorte të drejtën e tij ligjore për një përjashtim.”
Gjokoviq nuk është nxitës kundër vaksinimit
Serbia ishte një nga vendet e para në botë që ka siguruar doza të mjaftueshme për vaksinim kundër Coronës. Por në Serbi janë vaksinuar tërësisht vetëm rreth 47 përqind e popullatës. Në fakt, qeverisja autoritare rreth presidentit Aleksandar Vuçiq është në favor të vaksinimit. Por stacionet televizive vazhdojnë të ftojnë kundërshtarë të vaksinimit në kohën e shikueshmërisë më të lartë, e ata paraqesin në debate teoritë më të egra kundër vaksinimit. Kjo është arsyeja pse epidemiologu Radovanoviq do të kishte dashur që Novak Gjokoviq të jepte një shembull. Por Gjokoviqi ka refuzuar të vaksinohet.
“Ai është një model për shumë njerëz dhe mund të kishte lëvizur gjërat, veçanërisht tek brezi i ri”, thotë Radovanoviq. “Por duhet të jemi të sinqertë dhe të themi, se Gjokoviqi nuk ka nxitur kurrë askend që të mos vaksinohet kundër Coronës. Ai më shumë ka shmangur këtë temë dhe ka qenë neutral.”
Në moshën 82-vjeçare, Radovanoviqi, siç thotë ai, priste “si vampir” natën për të shikuar në televizor ndeshjet e Gjokoviqit në SHBA apo Australi. “Sepse Gjokoviqi është një nga të paktët që na sjell gëzim në këtë mjerimin tonë. Prandaj më vjen shumë keq për gjithçka që po ndodh tani.”
Sport
Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë
Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.
Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.
Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.
Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.
Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.
Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.
Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.
Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.
Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.
Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.
Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/
Nahhh Messi was in absolute disbelief after Mbappe body checked him 😭😭😭 pic.twitter.com/rborS2d2E3
— Albi 🇽🇰 (@albiFCB7) August 14, 2022
Kylian Mbappe really had the audacity to ask Neymar to give him the second penalty after he he missed his first one 😐
pic.twitter.com/DxFML8jxqf— LSPN FC (@LSPNFC_) August 14, 2022
Sport
Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës
Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.
Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.
‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.
Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.
Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt
Sport
Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Messi mund të rikthehet në Barcelonë
Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.
Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.
Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.
Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.
Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.
Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.
Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare