Connect with us

Shëndeti

Bimët mjekësore më të mira për shëndetin e trurit dhe gjithë organizmit

Published

on

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave.

Kur njeriu zgjohet nga gjumi, truri i tij arrin të prodhojë mjaftueshëm elektricitet sa të ndezë një llampë të vogël.

Truri është organi me përmbajten më të madhe yndyrore që arrin deri në 60 %.

Kjo është arsyeja përse një regjim ushqimor i pasur me acide yndyrore siç janë omega-3 dhe omega- 6, është thelbësor për shëndetin e trurit.

Përveç acideve yndyrore, truri ka nevoja të mëdha të cilat plotësohen edhe nëpërmjet barishteve dhe erëzave.

Lexoni më poshtë cilat janë bimët dhe erëzat më të mira për trurin tuaj.

Trëndafili i egër

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Mund ta përdorni si çaj duke shtypur 4-5 kokrra trëndafili të egër e t’i zieni më pas në një gotë ujë.

Sherebela

Sherebela është një bimë mjekësore shumë e mirë për kujtesën. Studimet më të fundit mjekësore kanë konfirmuar se sherebela është e rëndësishme për shëndetin e njerëzve që vuajnë nga Alzheimeri.

Sherebelën mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zjerë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherebele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë.

Bari i bletës

Bari i bletës është një barishte shumë e mirë për përmirësimin e funksionit dhe aftësive të trurit. Ai rekomandohet edhe kundër ankthit dhe pagjumësisë.

Kanella

Kjo erëz e superfuqishme përmban shumë antioksidantë. Ajo lufton inflamacionin dhe e bën njeriun më të vëmendshëm dhe vigjilent. Thjesht aroma e kanellës ka aftësi të përmirësojë funksionet e trurit. Ajo konsiderohet si një element i mirë në trajtimet kundër sklerozës. Mund ta përdorni në çaj.

Piperi i zi

Piperi i zi përmban piperinë, një substancë natyrale që përmirëson funksionin e trurit dhe zbut simptomat e depresionit.

Majdanozi dhe trumza

Këto barishte përmbajnë apigeninë, e cila është shumë e rëndësishme për formimin e neuroneve. Rekomandohet përfshirja e tyre si çaj në trajtimet kundër depresionit dhe Alzheimerit.

Rozmarina

Aroma e rozmarinës i jep shtysë pozitive trurit me një nuhatje të vetme. Acidi karnosik që është përbërësi aktiv i rozmarinës e mbron trurin nga radikalet e lira dhe nga ishemia.

Continue Reading

Lajme

A është vaksinuar Elon Musk? Befason me përgjigjen

Published

on

By

Elon Musk, një ndër miliardëret më të mëdhenj botërorë, ka bërë të ditur statusin e tij të vaksnimit.

Musk, në një intervistë, ka thënë se është pro shkencës dhe se ka marrë të gjitha dozat e nevojshme për imunizim, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ai është shprehur kundër idesë së imponimit të vaksinimit ndaj njerëzve.

Continue Reading

Lajme

Skënder Brataj: Ku ndryshon Omicron nga Delta, të gjithë do të infektohen

Published

on

By

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se me variantin Omicron, shifrat e infektimeve kanë arritur në rekord, ndërsa ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar është se është ulur me rreth 50% numri i të shtruarve në spitale. Më tej, Brataj tregoi edhe ku ndryshon varianti Omicron nga ai Delta, teksa ky i fundit është një formë më e rëndë e koronavirusit.

Si është situata?

Në një situatë të tillë, ku të gjithë parametrat kanë ndryshuar dhe për fatin e mirë jo të gjithë janë përkeqësuar, numri i të shtruarve në spitale është thuajse konstant, dhe rreth 50% më pak se vitin e kaluar. Tipike është fakti i numrit të vizitave, që është disi i rritur, në krahasim me vitin e kaluar. 434 vizita në banesë kemi në 24 orët e fundit, dhe mbi 200 kemi konsulta me mjekun e familjes. Nga këto, vizita për Covid janë 87, pra janë dyfishuar në krahasim me dhjetorin.

Vijon të jetë në qarkullim varianti Delta?

Sigurisht që është akoma në qarkullim. Jemi në fazën ngjitëse të infeksioneve nga vala e katërt e Omicronit, pasi kemi shifra të larta infektimi. Por ndryshimi është te numri i të shtruarve në spital, se kemi më pas, krahasuar me vitin e kaluar.

Sa qëndrojnë në shtëpi pacientët me Omicron?

Klinika është e varur me gjendjen shëndetësore, me moshën, vaksinimi, etj. Do t’i gjejë të gjithë, edhe të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit, por çmimin më të lartë do ta kenë të pavaksinuarit.

Cilat janë benefitet e një të vaksinuari të prekur nga Omicroni?

Të pavaksinuarit rrezikun e kanë shumë herë më të madh, sepse Omicroni është gjithmonë koronavirus. Nëse zgjat më shumë se 5 ditë, kujdes sepse edhe Omicron jep shenja të pulmoneve. Ka shumë asimpomatikë dhe që e kalojnë lehtë, por nëse kalon një javë dhe keni probleme me frymëmarrjen, duhet t’i drejtoheni spitalit, sidomos kur oksigjeni bie poshtë 90.

Kush e ndan nëse është Delta apo Omicron dhe a ka raste në spital me Omicron?

Sekuencimi nuk bëhet. Tamponi tregon nëse je pozitiv ose jo. Nëse format shfaqen 5-6 ditë më vonë, është Delta, nëse shfaqet 2-3 ditë, është Omicron. Nëse Delta kishte 40-50% humbjen e shijes dhe nuhatjes, Omicroni e ka 10%. Omicroni ka bllokim hundësh e sekrecione, që ishin më të rralla te Delta. Omicroni është më i ngjashëm me gripin.

A mbron ende maska?

Masat janë të shkruara në gur, nuk ndryshojnë. Maskat ka 100 e ca vite që mbrojnë. Nuk ndryshojnë rregullat në asnjë mënyrë. Maskat duhen mbajtur, sidomos kush ka fëmijë të vegjël, sepse janë të pavaksinuar.

Continue Reading

Lajme

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve? Studimi i fundit tregon të dhënat e frikshme për këtë fenomen

Published

on

By

Më shumë se 1.2 milionë njerëz vdiqën në mbarë botën në vitin 2019 nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, sipas studimit më të madh të kësaj çështjeje deri më sot.

Ky është më i madh se numri vjetor i vdekjeve nga malaria ose SIDA.

Vendet më të varfra janë më të prekura, por rezistenca antimikrobike kërcënon shëndetin e të gjithëve, thotë raporti. Rekomandohen investime urgjente në barna të reja dhe përdorimi më i mençur i atyre aktuale për t’u mbrojtur kundër tij. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve vitet e fundit për infeksionet e parëndësishme do të thotë se ata po bëhen më pak efektivë kundër infeksioneve serioze.

Njerëzit po vdesin nga infeksione të zakonshme, të trajtueshme më parë, sepse bakteret që i shkaktojnë ato janë bërë rezistente ndaj trajtimit. Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit paralajmëruan se rezistenca antimikrobike (AMR) ishte një “pandemi e fshehur” që mund të shfaqej në vazhdën e Covid-19 nëse antibiotikët nuk përshkruheshin me përgjegjësi.

Vlerësimi i vdekjeve globale nga AMR, i publikuar në Lancet, bazohet në një analizë të 204 vendeve nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Universiteti i Uashingtonit, SHBA. Ata llogaritin deri në 5 milionë njerëz të vdekur në 2019-ën nga sëmundjet në të cilat AMR luajti një rol – në krye të 1.2 milionë vdekjeve që shkaktoi drejtpërdrejt.

Në të njëjtin vit, AIDS mendohet të ketë shkaktuar 860,000 vdekje dhe malaria 640,000.

Shumica e vdekjeve nga AMR u shkaktuan nga infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, si pneumonia dhe infeksionet e qarkullimit të gjakut, të cilat mund të çojnë në sepsis./BBC

Continue Reading

Aktuale