Connect with us

Argëtim

5 pasaportat më të fuqishme për vitin 2022

Published

on

5 pasaportat më të fuqishme për vitin 2022

Firma globale këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin Henley & Partners ka publikuar raportin e saj tremujor mbi pasaportat më të fuqishme në botë.

Mbajtja e një pasaporte nga Japonia dhe Singapori, në krye të listës, ju lejon, teorikisht, të udhëtoni në 192 destinacione pa viza.

Pasaportat më të fuqishme në 2022:

1. Japoni, Singapor (192 destinacione)

2. Gjermani, Kore e Jugut (190 destinacione)

3. Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë (189 destinacione)

4. Austri, Danimarkë , Franca, Holanda, Suedia (188 destinacione)

5. Irlanda, Portugalia (187 destinacione)

Continue Reading

Argëtim

Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Published

on

By

Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Golf 2-shi nuk është i popullarizuar vetëm në vendin tonë.

Së fundmi, në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf II shumë i ruajtur, transmeton lajmi.net.

Ai është prodhuar në vitin 1989 dhe që nga atëherë i ka të kaluara vetëm 30,874 kilometra

Pronari i këtij Golfi nga qyteti Morlenbach, Gjermani, ka sqaruar se pronari i mëparshëm ka qenë një i moshuar i lindur më 1929 i cili veturën e ka servisuar rregullisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë dimrit.

Ky Golf 2-sh është shumë i ruajtur dhe ka goma origjinale, nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e aspak ndryshk. Po ashtu, edhe interieri është shumë i ruajtur, nuk ka asnjë dëmtim

Gjithashtu, këtë Golf 2-sh 30-vjeçar e bën më të vlefshëm paketa GL që e ka, ndërsa nën kofano ka motorin benzinë 1.8-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi.

Continue Reading

Argëtim

Kinë, kompleksi mbulohet nga pemët

Published

on

By

Kinë, kompleksi mbulohet nga pemët

Një kompleks magjepsës është duke u ndërtuar në Shangai të Kinës, i cili është krahasuar me “Kopshtet e Varura të Babilonisë”. Kompleksi është i vendosur përgjatë lumit Suzhou dhe shtrihet në një hapësirë rreth 60 mijë metra katrorë.

Në ndërtesën e përfunduar, deri tani janë mbjellë afërsisht 125 mijë bimë, ndërsa është parashikuar që të mbillen edhe po kaq të tjera, derisa kompleksi të jetë gati në vitin 2024. Kompania britanike e arkitekturës e ka projektuar këtë ndërtesë që të duket si dy male të mbuluara nga pyjet. Pemët e mbjella kanë gjelbërim të përhershëm, po ashtu edhe bimët e varura janë të përfshira në dizajnin e kompleksit.

Ndërkohë, në katet e poshtme të godinës janë mbjellë lule, të cilat krijojnë pamjen e një shpati mali që ndryshon me stinët.

Continue Reading

Argëtim

Mësuesja që kërcënonte nxënësit: Bëni marrëdhënie me mua ose do të ngelni në klasë

Published

on

By

Mësuesja që kërcënonte nxënësit: Bëni marrëdhënie me mua ose do të ngelni në klasë

Një mësuese po vuan dënimin me burg sepse detyronte nxënësit e saj që të kryenin marrëdhënie me të, ose në të kundërt do të pësonin penalitete jo të zakonta.

Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi ku mësuesja 40-vjeçare e martuar, Yokasta M., i dërgonte nxënësve të saj adoleshentë foto provokuese dhe i kërcënonte se do i ngelte në klasë nëse nuk do kryenin marrëdhënie me të, transmeton lajmi.net.

Njëri nga prindërit kishte zbuluar fotografitë kërcënuese të mësueses në telefonin e fëmijës së tij.

Kësisoj, ai denoncoi mësuesen dhe, si rrjedhojë e kësaj, kjo e fundit përfundoi në burg.

Continue Reading

Aktuale