Connect with us

Komente

Profesor Arbër Çeliku: Kam lindur në Kosovë, MPB e shkruan Serbi. Turp!

Published

on

Unë jam i lindur në Prishtinë, në shtetin e Kosovës, të cilin Maqedonia e Veriut e ka njohur, por edhe në letërnjoftimin e ri, të lëshuar në emrin tim së fundmi, me emërtimin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, Prishtina evidentohet si Serbi.

Me këtë akt, fillimisht cenohet e drejta ime identitare, injorohet Marrëveshja e ndërsjellë shtetërore midis RMV-së dhe RKS-së dhe qartazi dëshmohet për mosinteresimin deri në shpërfillje të poltikëbërjes shqiptare në RMV se Kosova zyrtarisht është inekzistente në procedurat administrative të Maqedonisë së Veriut.

Personalisht ndihem thellësisht i ofenduar dhe i revoltuar, që letërnjoftimi im i lëshuar nga Ministria e punëve të brendshme e RMV përmban të dhëna zyrtare që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që si vendi im i lindjes, figuron një shtet, i cili ka qenë pushtues në Kosovë dhe asgjë tjetër.

Më shumë më vret fakti, se sa herë që kërkoj të ndryshohet ky akt i qëllimtë tendencioz përpara organeve kompetente, marr përgjigjen se Kosovën nuk e njihka “sistemi elektronik” i RMV-së.

Ky është një akt i turpshëm për shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe akoma më i turpshëm për partitë politike shqiptare në pushtet.

POstimi i plotë KËTU

Continue Reading

Komente

Xhaferi: 22 vjeçarja Viktorija u vra nga drejtësia që e vrau edhe Almirin e vogël

Published

on

By

Arianit Xhaferi në facebook:

22-vjeçarja Viktorija Nikolova nuk është vrarë vetëm nga 24-vjeçari J.Lj. Ajo u vra nga sistemi i drejtësisë, i cili inkurajoi sjellje të tilla të shoferëve që nga koha kur vendosi që Boban Iliç të mos vrasë Almir Aliun, por ai ishte viktimë e një aksidenti automobilistik…

U prefsh ne paqe Viktoria.

Tek ne drejtësia ka kohë që ka vdekur. Ndërsa vetë gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të bien viktima të “aksidenteve automobilistike”, do të ketë shumë më tepër Viktoria dhe Almira…

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Berisha: Kryeministri shqiptar si babadimri, përallë që zhgënjeu të gjithë

Published

on

Shkruan Vjollcë Berisha – U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës nga Aleanca për Shqiptarët

Po ndërrohen kryeministrat një nga një. Venë e vijnë. Kush me dështimet në shpinë, e kush si ikanak gjyqësie pa turp në sy. Vetëm kryeministri shqiptar s’duket gjëkundi në horizont.
Ardhja e kryeministrit shqiptar (nga kjo strukturë qeveritare) i ngjet pritjes së babadimrit: e di që s’vjen, por të pëlqen ta ndërtosh një rrëfim për të dhe t’i besosh paq.

Të gjithë votuesit e dinin që kjo përbërje pushtetarësh shqiptarë s’ka kapacitet për ta sjellë kryeministrin shqiptar, por rrëfimi qe tepër i bukur për ta kundërshtuar, ndaj dhe ia dhanë mundësinë. Kështu që, ndonëse pushteti u mor me këtë rrëfim, kryeministri s’u duk kund.
Tani që përsëdytet zgjedhja e një kryeministiri maqedonas, shqiptarëve u ngelet vetëm shija e keqe e zhgënjimit dhe e të qenit të mashtruar. Të tillë ndjehen edhe ata që besuan në premtimin magaloman parazgjedhor, por edhe ata që, ndonëse nuk zinin besë, u joshën nga bukuria e rrëfimit.

Herë tjetër s’do të ketë. Mashtrimi tjetër s’do të kalojë!!!

Continue Reading

Aktuale