Connect with us

Shkupi

Pa ujë disa pjesë të Taftalixhes

Published

on

Për shkak të një defekti rrugor f-400mm në udhëkryqin mes “Teodosij Golloganov” dhe “Ankara”, prej orës 7:00 është ndërprerë furnizimi me ujë më disa pjesë të Taftalixhes.

Siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, ujë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët “Mitropoliti Teodosij Golloganov”, “Ankara”, A”Athina”, “Nju Delhi”, “Bahar Mois”, “ROma”, “Pançe Peshev”, “Naum Evro” dhe një pjesë e rrugës “Borkla Taleska”, nëdrsa në lagjen Kozle do të zvogëlohet presioni.

Ndëprerja e ujit do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

Continue Reading

Shkupi

Shkup, një vullnetar i rremë mbledh para në emër të Kryqit të Kuq

Published

on

Komuna e Aerodromit në Shkup njofton se një person po mashtron qytetarët në këtë komunë duke mbeldhur para pasi i njëjti paraqitet si vullnetar i Kryqit të Kuq, përcjell TV21. Nga kjo komunë thonë se personi në fjalë ka mbledhur mjete financiare me pretekstin se të njëjtat do të shfrytëzohen për fëmijët në nevojë në territorin e kësaj komune.

“Gjegjësisht, sipas informacioneve të marra nga Komuna e Aerodromit, bëhet fjalë për një djalë të moshës 23 deri në 25-vjeçare, mbi dy metra i gjatë, i veshur me xhaketë të zezë dimërore dhe xhinse të zeza, me kapele në kokë dhe maskë në fytyrën.”, theksojnë nga Komuna e Aerodromit.

Continue Reading

Lajme

Bërnjancë/ BDI dhe LSDM të pafuqishme për të zgjidhur problemin (VIDEO)

Published

on

By

Nxënësit shqiptar në fshatin Bërnjancë vazhduan me protesta para shkollës Kërste Misirkov në këtë fshat, duke kërkuar që edhe ata ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre maqedonas të mësojnë në të njejtën shkollë. Por sderisa mbahej protesta afër shkollës erdhën edhe prindërit që kishin fëmijët në shkollë dhe u shprehën kundër që fëmijët shqiptar të mësojnë në shkollë, pasi ndihen të kërcënuar, raporton TVM2

“Çdo natë ne jemi në stres, unë duhet ta ruaj fëmijën tim pasi këtu në qendër të fshatit ne duhet të merremi me policinë, a jeni të vetëdijshëm se fëmijëse tonë i është vendosur thikë në fyt”, tha një banore maqedonase.

Banorët shqiptar thonë se fëmijtë e tyre do të vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe protestat.

“Ja unë sot nuk i kam dërguar në shkollë dhe nuk do ti dërgoj në Haraçinë pasi këtu neve na takon, dersia të zgjidhet problem ne do të jemi çdo ditë këtu”.

“Prostenën e kemi lajmëruar në police dhe përderisa të na gjejnë zgjidhje ne do të vazhdojmë, sepse ky problem është 2/3 vite”.

“Bash at personin që ia kam blerë vendin pikërisht ai ka dalur në protestë për të bë protestë. Të drejtat janë të barbarata, sikur që janë ato edhe ne jemi këtu”.

Komuna e Gazibabës deri tani nuk ka ofruar zgjidhje për këtë problem ndërsa TVM2 kontaktoi edhe MASH nëse kjo e fundit ka ndërmarë diçka në lidhje me gjetjen e një zgjidhe, por nga atje përmes telefonit na u përgjigjen se pasi të njoftohen me detajet e problemit në fjalë do të përgjigjen për media.

Continue Reading

Lajme

Aksident i rëndë në Shkup. Një i vdekur dhe dy të lënduar

Published

on

By

Sonte në orët e mbrëmjes në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Në aksident sipas informatave të siguruara nga derveni.info në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Personi i vdekur mësohet të jetë vozitësi i motoçikletës kurse dy të lënduarot e tjerë vozitësi dhe një pasgjerë i Audi.

Derveni.info

Continue Reading

Aktuale