Connect with us

Teknologji

Instagram po sjell një ndryshim të madh për faqen kryesore

Published

on

Instagram ka zbuluar disa ndryshime të rëndësishme. Platforma e mediave sociale tani po nxjerr një cilësim të ri që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin atë që shfaqet në feed-in e tyre. Kreu i Instagramit, Adam Mosseri konfirmoi ndryshimet përmes një postimi në rrjete sociale. Konkretisht, tre opsionet që do të jenë të disponueshme janë këto:

Faqja kryesore: Bazohet në Al dhe do të lejojë që algoritmet e Instagram-it të vendosin rendin e postimeve që shihni. Opsioni i parazgjedhur, i cili është Home, gjithashtu do të shfaqë më shumë postime nga llogaritë që nuk i ndiqni. Pra, përgatituni të shikoni përmbajtje nga llogaritë që mund të mos i ndiqni.

Të preferuarat: Cilësimi “Të preferuarat” do të shfaqë vetëm postimet nga llogaritë që i keni shënuar si të preferuara. Kjo do t’ju lejojë të shmangni postimet nga llogaritë që mund të mos ju interesojnë.

Në vijim: Renditja “Në vijim” do të rendisë postimet nga të gjitha llogaritë që ndiqni sipas rendit kronologjik. Ndryshe nga renditja kryesore, renditja “Në vijim” do të përfshijë vetëm postimet nga llogaritë që ndiqni. Pa algoritme, pa sugjerime nga llogaritë që nuk i ndiqni./abcnews.al/

Continue Reading

Teknologji

Rënie e madhe e çmimeve të kriptomonedhave: Bitcoin me vlerë më të ulët në gjashtë muajt e fundit

Published

on

By

Rënie e madhe e çmimeve të kriptomonedhave: Bitcoin me vlerë më të ulët në gjashtë muajt e fundit

Bitcoin ka rënë në vlerën prej 34 mijë dollarëve amerikanë, që është çmimi më i ulët në gjashtë muajt e fundit.

Monedha më e madhe u fundos me 8.7 për qind të premten, duke shënuar një rënie treditore. Më shumë se 236 mijë tregtarë kanë mbyllur pozicionet e tyre në 24 orët e fundit, me likuidime që arrijnë në 867 milionë dollarë, sipas coinmarcetcap, një platformë tregtare e kriptomonedhave.

Kriptovalutat e tjera në mënyrë të ngjashme përfunduan në të kuqe pasi investitorët refuzuan bastet e rrezikshme në një javë të paqëndrueshme për tregjet globale. Etherium ra nën 3,000 dollarë, deri në 11 për qind, ndërsa Solana, Cardano dhe Binance Coin gjithashtu u dobësuan.

Bitcoin ka pësuar një fillim të vështirë të vitit dhe çmimet kanë rënë me më shumë se 40 për qind nga një kulm në fillim të nëntorit. Asetet dixhitale kanë vuajtur veçanërisht ditët e fundit për shkak të shitjeve më të gjera të teknologjisë, kërcënimeve në rritje rregullatore dhe shqetësimeve për shtrëngimin e politikës monetare të SHBA.

Rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Singapor propozuan këtë javë rregulla shtrënguese për promovimin e kriptomonedhave për investitorët e papërvojë, ndërsa banka qendrore e Rusisë të enjten propozoi një ndalim total të kriptomovalutave.

Continue Reading

Teknologji

A do të paguanit? Instagrami mund të bëhet me pagesë

Published

on

A do të paguanit për të parë foto dhe video në Instagram? Pronari i platformës mendon që edhe mund ta bëni.

Meta, kompania mëmë e Instagramit, ka planifikuar një program pilot që do të lejojë një grup të vogël përdoruesish që të ofrojë abonime me pagesë për materiale ekskluzive për video “live” dhe “story”.

Përdoruesit mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj. Për fillim, të gjitha paratë do t’i merrnin autorët e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi edhe Facebookun, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm.

Pronari i Meta-s, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u ndalë krijuesve më shumë se 30%.

Instagrami nuk është e vetmja platformë sociale që ka menduar apo ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Twitteri ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.

Platforma më e njohur sociale që ofron këtë lloj shërbimi është “OnlyFans”, ku krijuesit postojnë shpesh edhe foto dhe video vetëm për të rritur.

Continue Reading

Teknologji

Vit i zymtë për Bitcoinin, po vazhdon t’i bie vlera

Published

on

By

Vit i zymtë për Bitcoinin, po vazhdon t’i bie vlera

Kriptomonedhat kanë pasur një fillim të zymtë të vitit dhe vazhdojnë të zhyten, pasi ekonomitë kryesore në mbarë botën kërkojnë të frenojnë popullaritetin e tyre në rritje.

Bitcoin ka rënë mbi 7% në 24 orët e fundit dhe po tregtohej me 39,097 dollarë që nga ora 3:00 e mëngjesit, sipas CoinDesk. Kriptomonedha më e vlefshme në botë ka rënë me mbi 15% që nga fillimi i vitit. Ndërkohë, në nëntor të vitit të kaluar, ajo u tregtua me një rekord të lartë prej 68,990 dollarë.

Pavarësisht kësaj, monedhat e tjera të ngjashme kanë dalëe dhe më keq. Ethereum, e cila është kriptomonedha e dytë më e vlefshme në botë, ka rënë pothuajse për 8% në 24 orët e fundit, dhe tani po tregtohet me rreth 2,895 dollarë, po ashtu sipas CoinDesk. Kjo kriptomonedhë është ulur gati për 20% që nga fillimi i janarit.

Investitorët janë shqetësuar për monedhat dixhitale dhe asetet e tjera më të rrezikuara, që kur Rezerva Federale e SHBA-së sinjalizoi se mund ta zbusë stimulin ekonomik në mënyrë më agresive sesa pritej.

Edhe qeveritë e shteteve të tjera po godasin. Të enjten, është raportuar se Banka Qendrore e Rusisë ka propozuar një ndalim të përdorimit të kriptove. Rusia është një nga vendet më të mëdha të kripto-minierave në botë, por Banka e saj Qendrore tha se monedhat dixhitale mund të përbëjnë një kërcënim për stabilitetin financiar të vendit.

Propozimi rus vjen vetëm disa muaj pasi Kina nisi një shtrëngim në shkallë të plotë mbi kriptomonedhën, duke ndaluar si tregtinë ashtu edhe minierat.

Edhe vende të tjera po flirtojnë me ndalimin e kriptove. Në nëntor, India tha se po përgatitej të prezantonte një projekt-ligj që do të rregullonte monedhat dixhitale, megjithëse ende nuk dihet shumë për atë propozim.

Continue Reading

Aktuale