Connect with us

Kolumna

Tangoja e fshehtë LSDM-VMRO edhe në rastin Mijallkov, prisni edhe ma zi në 2022?!

Published

on

Nga Naser Pajaziti

2022 do të ketë në fokus tangon e fshehtë të kokave të LSDM dhe VMRO, që u duk qartë edhe në rastin e lirimit të Mijallkovit.

Sot heshtje totale dhe asnjë reagim nga dyja partitë, pikërisht për padrinon që mbrëmë kishte festuar lirinë në një restorant të Shkupit.

A nuk duket që gjithçka është në sinkron, duke ia mbyllur gojën pushtetarëve të kapur shqiptarë?

BDI pse heshtë për drejtësinë e standardeve të dyfishta. Ku janë ekspertët e drejtësisë?

Alternativa sa u zotua për drejtësi dhe zbardhjen e rasteve të montuara, i doli befasia me Mijallkovin. Kësaj i thonë luaje mac krytë e buallit.

Kësaj duhet ti thuhet ndal. Opozita shqiptare duhet ta çoj deri në fund betejë për drejtësi, e kjo bashkë me shoqërinë civile dhe popullin e mbetur me protesta.

Si gjithmonë faktori politik shqiptar flet e përsërit refrenët për hetime ndërkombëtare e përsëritje të rasteve të montuara, por gjithçka mbytet dhe heshtet nga opinionet dhe strategjitë e orkestruara institucionale me alibitë dhe arsyetimet se po ndërhyhet në drejtësi dhe mos prekni aty!

Koketimet dhe tangoja e dyshes do të shkoj aq largë sa që po zihet plani për një “Przhinë 3” me një qeveri të zgjeruar, me falje ose amnisti për gjitha rastet e ‘bombave’ të Zaevit dhe protagonistët e 27 prillit. Dhe si gjithmonë një episod i ri i kamfuluar si diçka e re.

Por pritjet janë tek “lista e zezë” amerikane që sipas paralajmërimeve do të kap edhe emra ish-kryeministrash, ministrash e shumë zyrtarë të tjerë kriminogjen dhe të korruptuar. Zot na ruaj, Amerikë na ndihmo!

Continue Reading

Kolumna

Mehmeti: Në Maqedoni çdo gjë është e përkohshme, përpos antishqiptarisë!

Published

on

Shkruan: Kim Mehmeti

Në Maqedoni çdo gjë ngjanë si e përkohshme, përfshi edhe shtetin me histori ‘të arnuar’ e me të ardhme të paqartë. Por në këtë vend ka diçka që mbetet e pandryshueshme dhe e përhershme – antishqiptaria. Dhe sado që tingëllon perverse edhe e pakuptimtë, këtë antishqiptari e kanë mirëmbajtur dhe ushqyer edhe partitë shqiptare, me në krye BDI-në, të cilat, për të mbetur në pushtet, shtireshin se nuk e shihnin dhunën policore mbi protestuesit shqiptarë dhe kujdesin që ajo tregonte ndaj huliganëve maqedonas, si për shembull ndaj atyre që i dogjën pronat shqiptare në lagjen Gjorçe Petrov, apo që sulmuan e dhunuan familjet shqiptare në Nerez të Shkupit.

Pastaj BDI-ja është ajo që mbajti në këmbë thuajse një dekadë të tërë regjimin më antishqiptarë që ndonjëherë ka pasur Maqedonia –atë të VMRO-DPMNE’së – madje edhe duke inskenuar protestat të rrejshme, si për shembull ato kundër ndërtimit të kishës te Kalaja e Shkupit. Se cili është kontributi i BDI-së në ‘mirëmbajtjen’ e antishqiptarisë maqedonase më së miri shpjegon qëndrimi i kësaj partie ndaj Enciklopedisë maqedonase që fyente popullin shqiptar, ndaj likuidimit të Harun Aliut me shokët e tij, ndaj rastit ‘Monstra’, ngjarjeve të Kumanovës, ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë si dhe, ndaj ndeshjeve të futbollit ku maqedonasit humbnin nga serbet, e i shanin shqiptarët. Andaj sa të vjen të vjellësh, po aq edhe të besosh, kur i dëgjon qeveritarët e tanishëm të BDI-së të tregojnë se kush janë ata që sot inskenojnë konflikte ndëretnike. Të vjen të vjellës pse janë po ata që e mirëmbajtën antishqiptarinë maqedonase, e duhet t’u besosh sepse janë të njëjtit që deri dje inskenonin protesta të rrejshme vetëm për ta mbuluar vasalizmin e vet ndaj regjimin antishqiptar të VMRO-DPMNE’së.

Po pra, në Maqedoni çdo gjë ndryshon dhe është e përkohshme, përfshi edhe vetë shtetin, por ajo që mbetet e përhershme është antishqiptaria si dhe ëndrra maqedonase për një Maqedoni pa shqiptarët në të.

Continue Reading

Kolumna

Jemi të gënjyer!

Published

on

Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.

Shkruan Vjollcë BERISHA

Nuk duhet parë vetëm si diçka që aksidentalisht shkon keq, diçka që lidhet me orën e historisë. Është thjesht dështim i diplomacisë sonë. Nuk mjafton të jetosh në aeroplan e të bësh foto besimplote për ta integruar vendin në Bashkimin Evropian.

Cila është masa me të cilën mund të matet në këtë orë suksesi i një ministri për Punë të jashtme nëse jo me mundësinë e tij për ta integruar vendin në Unionin Evropian?! Me se tjetër mund të lëvdohet diplomacia “jonë” shterpe?

Po ato intervistat gojëplota me data të rrejshme?

Jemi gënjyer keq.

Votat merren në emër premtimesh që nuk realizohen. Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.

Populli ndjehet i gënjyer. Rrugë tjetër s’ka. Dielli për ne lind nga perëndon. Ky përcaktim është qenësor për shqiptarët.
BDI e ka minuar pafundësisht këtë rrugë me mbytjen e shtetit të së drejtës, me institucione të korruptuara deri në dhëmb, me moszgjidhje të proceseve të montuara, me drejtësi selektive që i shërben vetëm pushtetit e kultit të Partisë, me arsim asht e lëkurë, me kulturë që po shfytyrohet pa kujdesin e detyrueshëm institucional, me zgjedhje të manipuluara, e me të gjitha elementët që jo vetëm e shembin rrugën e integrimit, por edhe na bëjnë qesharakë e të pamjaftueshëm në sytë e botës.

Mosmarrja e datës nuk është pafatësi, është PAAFTËSI diplomatike, dështim dhe mbi të gjitha gënjeshtër.
Është një borxh që ia kanë popullit që e gënjyen në dritë të diellit se do ta integrojnë aty ku natyrshëm e ka vendin. Nuk duhej të nguteshin me premtime.

Pesha e fjalës është e rëndë. Medoemos e zë përfundi cilindo që turret ta thotë pa përgjegjësi dhe pa skuqje.

Jemi të gënjyer.

Continue Reading

Kolumna

Shaqir Fetai e humbi kontrollin! E humbi…

Published

on

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në interes të huaj, sepse, vetë Shaqir Fetai është interesi i huaj, ilegalisht i instaluar në krye të BFI-së me qëllim që gjithçka të rrjedhë egër, trishtueshëm, me synime shkatërrimtare! Këtë e dinë, fatkeqësisht, edhe myftinjtë e sotit, të cilët me lezet po ia mbajnë iso-n Shaqir Fetait në punët e tij të fëlliqta.

Nga Valbon Osmani

Për herë të parë në historikun e BFI-së kemi të organizuar haxh të egër, ilegal, fatkeqësisht në emër të Institucionit! Nuk është respektuar asnjë rregullativë e BFI-së, nuk është përfillur asnjë organ dhe nuk janë sjellë kurrfarë vendimesh nga organi më i lartë kolektiv, nga Rijaseti! Haxhin e “organizon” Shaqir Fetai me “myhybët” e vet të inspiruar nga rrëfimet legjendare të “Bagdatski llopovit”!

Shaqir Fetai dëshmoi se, jo që nuk di të funksionojë sipas rregullave të organeve kolektive, jo se nuk e di Kushtetutën e BFI-së, jo që nuk e njeh praktikën e organizimit institucional të këtij obligimi fetar, por, thjesht, e ka shumë të qartë se po i vie fundi, prandaj, të shfrytëzohet rasti dhe të përmbush orekset e veta aqcsavi jepet mundësia, natyrisht pa u përfshirë këtu organet kolektive apo trupat ndihmëse. Ky manipulim kurrë nuk do t’i falet Shaqr Fetait, një ditë ai do të përgjigjet edhe penalisht për këtë anashkalim që ia bën organit kolektiv në punën me të cilën e obligon madje vetë Kushtetuta e BFI-së! Thjesht, Shaqir Fetai vetë pret dhe vetë qep!
Për ta zbutur paksa këtë kritikë që e lakuriqëson tërësisht organizimin e egër të haxhit të sivjemë, Shaqir Fetai, i tmerruar nga ajo se u zbulua për hajninë e madhe, nisë me manipulimet e veta. Paska thirrur myftinjtë për konsultime para nisjes së haxhit! Pra, nuk thotë se e tuboi RIJASETIN, por, i tuboi myftinjtë si dhe drejtorët e institucioneve dhe sektoreve, me qëllim që të konsultohet! Të gjithë këta organe përbëjnë Rijasetin i cili tubohet për të sjellë vendime, për të propozuar më të mirën para miratimit të çfarëdo vendimi!

Çka ka këtu për t’u konsultuar? Ka formuar vetë komisionin, i ka caktuar vetë udhëheqësit e haxhit si dhe të haxhilerëve, ka caktuar vetë çmimin dhe, në fund, hajde mos të më ngelë kopili në dorë! I fton myftinitë për manipulim! Nuk mund të ketë konsultime në prag të nisjes së haxhilerëve, sepse, nuk ka çka i këshillon dhe as çka i konsulton myftinjtë Shaqir Fetai, i cili as që ia ka haberin e organizimit të këtij obligimi islam, as që ka organizuar ndonjëherë dhe as që di se si shkojnë punët rreth haxhit. Ai di vetëm të përfitoj nga haxhi.

Shaqir Fetai veten e llogaritë “pushtet” (edhe atë, maqedonas), nuk ia ka ngenë askujt, nuk e bën hesap as Kushtetutën e BFI-së, as Organet kolektive të BFI-së, sjell vendime autokrate dhe, në fund t’i njollosë që të gjithë. Prandaj, i fton myftinjtë, tallet me myftinjtë dhe, në fund, llogari do të kërkojë edhe prej tyre! Llogari për ç’gjë as që dinë se çfarë ka ndodhur, sepse kanë qenë tërësisht të përjashtar nga procesi!
Ndoshta edhe e meritojnë këtë përbuzje dhe këtë tallje të gjithë myftinjtë! Përjashtohen nga procesi ndërsa pak para nisjes për në haxh, tubohen dhe “konsultohen”! Sa vlenë konsultimi i tyre, këshillat apo këshillimet pasi gjithçka që ka dashur ka vendosur vetë Shaqir Fetai!

Për herë të parë përjashtohet Rijaseti nga ky organizim, për herë të parë përjashtohen myftinjtë dhe organet e tjera nga ky proces por që, në llogaridhënie përfshihen edhe ata! Kështu mendon Shaqir Fetai dhe kësaj ia arrinë! Myftinjtë nuk bëhen hesap në këtë organizim, ndërsa nëse plasin aferat e vjedhjes dhe të korrupsionit, atëherë, të gjithë mund ta hanë por jo dhe Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai qenka takuar edhe me udhëheqës dhe me mjekë të haxhit? Edhe ky është aktivitet i egër, sepse, dikush ata emra, ata propozime, numrin e tyre, është dashur ta miratojë në ndonjë mbledhje të Rijasetit! As ky hap nuk është hedhur! Gjithçka në ilegalitet dhe, sipas dëshirës dhe propozimeve të Shaqir Fetait! Një ekip prej nja 80 personave të përzgjedhur nga instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së!

Të gjithë këtyreve haxhi u paguhet nga BFI-ja! Kush e solli këtë vendim?
Të gjithë këtyreve u paguhet dhe mëditje? Kush e solli dhe kush e miratoi vendimin për lartësinë e mëditjeve?
Të gjithë këta mund të kenë edhe shpërblime dhe benificione ekstra? Kush e solli këtë vendim dhe cila do të jetë ajo shumë e përfitimeve ekstra?

Kujt i duhen këto shërbime, nëse jo ekskluzivisht Shaqir Fetait! Sepse ai dëshiron që vjedhjen t’ia kryejnë sa më shumë persona dhe, që të gjithë ata të kontribuojnë për t’ia reaziluar dëshirat meskine dhe të poshtra Shaqir Fetait! Rreth 500 mij euro do të jenë shpenzimet të cilat do t’ua mbulojë BFI-ja, respektivisht, shumë kjo që do të nxirret nga çmimi i haxhit të sivjemë. Pra, të gjithë haxhilerët e sivjemë kanë paguar çmim kaq të larë, sepse, ekipi i Shaqir Fetait është i madh dhe i pangopshëm shpenzimet e të cilëve përfshihen në këtë çmim të sivjemë të haxhit! Pra, “ekipin ndihmës dhe mjekësor” nuk e paguan bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait, por, e paguajnë të gjithë haxhilerët e sivjemë!

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në interes të huaj, sepse, vetë Shaqir Fetai është interesi i huaj, ilegalisht i instaluar në krye të BFI-së me qëllim që gjithçka të rrjedhë egër, trishtueshëm, me synime shkatërrimtare! Këtë e dinë, fatkeqësisht, edhe myftinjtë e sotit, të cilët me lezet po ia mbajnë iso-n Shaqir Fetait në punët e tij të fëlliqta.

Continue Reading

Aktuale