Connect with us

Kolumna

Pse shqetësohet Shqipëria që Serbia nuk ka det?

Published

on

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shqipëria është zhytur thellë në errësirë, ndërsa djajtë e ligë përreth gëzohen.
***

Zoti ynë gjithashtu krijoi disa mallra të gabuara, ndaj nuk është faji i tyre që kanë lindur si një copë mbeturine e zakonshme.
Stuhia bën që lisi të lëshojë rrënjë më të thella. Mos e provoni pakufishëm durimin e njerëzve të mirë, e kanë të vështirë të zemërohen, por nuk e ndryshojnë kurrë mendjen kur e bëjnë këtë.
Sot është turp të jesh njeri i mirë dhe të ndihmosh të tjerët. Sot është në modë të jesh pleh dhe të shkelësh njerëzit e tjerë. Sot njerëzit rriten në lartësi, dhe të rrallë janë ata që rriten në tru. E trishtuar. Përderisa kemi tradhtarë vendas, deri atëherë do të kemi zotërinj të huaj. Dhe, mbesim shërbëtorët e zotërinjve. Tradhtarë do kemi deri sa te ndërgjegjësohet populli.
Sa keq që shqiptarët nuk i kanë kuptuar ende kokrrat e kuqe të manaferrës. Shumë mirë për ata. Më në fund kanë fituar qeverinë që ata e dëshirojnë dhe admirojnë. Sulltani heq çdo gjurmë të sovranitetit. Ai popull që zgjedh të qeverisin analfabetët, të dështuarit, të korruptuarit, gënjeshtarët, hajdutët, kuislingët, mercenarët, tradhtarët nuk është viktimë. Ai është pjesëmarrës në zhdukjen e vetvetes. Mua nuk më habitën ligësia e njerëzve të këqij por indiferenca e njerëzve të mirë. Pasardhësit tanë do t`i mallkojnë paraardhësit e tyre kokëtul që ua dhanë tokën të huajve.
***

Të menduarit për vdekjen na bën të vlerësojmë më shumë momentet dhe të shohim perspektivën reale të gjërave. Ne lodhemi më pak nga ato gjëra të parëndësishme, kalimtare dhe përqendrohemi në ato të mëdhatë. Në rastin konkret, “Ballkoni i hapur”, një ngrehinë që del jashtë murit të shtëpisë shumëkatëshe dhe nuk është i rrethuar me parmakë, është një rrezik vdekjeprurës për familjen e të zotit të shtëpisë, si dhe të vet kryefamiljarit që preferonte atë neglizhencë. Kjo sepse në çdo moment, dikush nga banorët do bjerë poshtë prej tij, në radhë të parë ata më të vegjlit dhe më të dobëtit.
Pse një qasje kaq e ndryshme ndaj vdekjes? Një nga arsyet është se vdekja e rrethon vërtet këtë popull të vogël që po vdes në shumë mënyra. Nga eksodet biblike të ikjeve jashtë atdheut për shkak të pashpresës (e shkaktuar nga qeveritarët dhe politikë-bërësit e korruptuar e kriminelë); nga sëmundja për shkak të varfërisë së tejskajshme deri në vdekje, si edhe për shkak të sulmeve nga qentë endacakë apo helmimit nga kërpudhat e të stërzgjaturit. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se shqiptarët nuk kanë frikë apo trishtim, thjesht, ndryshe nga të tjerët, nuk ikin nga këto emocione. Në Perëndim dhe vendet normale njerëzit kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke u shpëtuar emocioneve negative, ndërsa në Shqipërinë londineze dhe trojeve tjera të amputuar-a pranohen si pjesë e pandashme e jetës.
***

Njeriu i arsyeshëm synon pushtetin, qoftë edhe vetëm për të bërë “mirë”. Rreziku më i madh për të qëndron pikërisht këtu, në dëshirën për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur aty përjetësisht, në shpërdorimin e tij; në dëshirën për të urdhëruar, shtypjen dhe terrorin ndaj kombit të vet. Transformohet në një djall të rrezikshëm.
I stërzgjaturi është i mbuluar nga skandalet e pafund, i papërshtatshëm për të qeverisur, duhet të tërhiqet por ai nuk e bën këtë vullnetarisht. Mundësisht ai nuk duhet të kishte qenë kurrë atje.
Mund vetëm të shpresohet. Ndonjëherë mund të jetë e përshtatshme të shpresosh në mënyrë aktive, jo pasive. Dhe kjo është ajo që unë mendoj se shqiptarët duan të bëjnë tani, edhe në rrezik të madh për t’u rrahur në një pulpë me një ideologji enveriste që meriton të kishte vdekur prej kohësh. Sepse politika e regjimit ka të bëjë me të qenit i pamëshirshëm me ata që nuk japin mbështetje në ligësitë. Siç e shikon e gjithë bota, është pikërisht politika e tij ajo që përfaqëson gërryerjen e vlerave shqiptare. Demokracia dhe liria e shprehjes nuk ekzistojnë, varfëria shkreton, dallimet klasore rriten, harmonia dhe besimi gërryen në shoqërinë që ai ka krijuar.
***

Si quhen njerëzit e regjimit që për sjelljen e tyre shtazore fajësojnë të tjerët, dhe pretendojnë se pikërisht ata janë manipulues dhe të rrezikshëm?
Një tradhtar i lindur, shërbëtor i armikut tradicional, që është në gjendje të shkaktojë fatkeqësi vetëm me ndihmën e fuqisë së mendimit. Bazuar në kartelën mjekësore të psikologut të tij, mund të tregohet se ai ishte i çmendur. Ai vetë besonte se ishte i pushtuar nga mendimet ekstreme dhe se mund të vriste vetëm me fuqinë e mendimit dhe të krijonte një shkatërrim të madh. Gradualisht, gjithnjë e më shumë pjesët bien në vend dhe psikologu e kupton (për tmerrin e tij) se i stërzgjaturi nuk vuan nga obsesionet, por zotëron fuqi të frikshme. Ai është ende në krye të shtetit dhe ka ende fuqitë e tij të mbinatyrshme të paprekura. Ai mund t’i zhvendosë (lëvizë) veprimet dhe t’i projektojë këto veprime tek të tjerët sa të dojë. Gjithçka që shihet është një mekanizëm mbrojtës ku ai kloun atribuon strategji të tjera për të cilat ka qenë përgjegjës.
Ai është shndërruar në një person me rrip të zi në manipulim.
***

Shqipëria ende drejtohet nga budallenjtë që shkatërrojnë gjithë vendin. Gangsterët duhet të burgosen e të dënohen për ligësitë dhe çmenduritë që i kanë bërë atdheut të tyre. A priste dikush diçka ndryshe nga një bandë primatësh që do të sundojnë një vend? Nëse nuk bëhen ndryshime, ajo situatë nuk do të përfundojë mirë, gjithçka do të shembet, si në Shqipërinë londineze, Kosovë, ashtu edhe në trojet tjera arbërore. Sepse sistemi është i kalbur, i ndërtuar mbi një themel të paqëndrueshëm.
Një kryeministër duhet të jetë atdhetar i paepur dhe lider i fuqishëm, burrështetas, që të ketë një vend të nderuar në librat e historisë. Jo gangster. Jo shqiptar nga lindja, serb, grek apo turk nga formati.
Çfarë të keqe ka shqiptaria kur ne arrijmë të krijojmë sharlatanë dhe t’i adhurojmë?
***

Fëmijët që qajnë, burrat e pambrojtur digjen për së gjalli, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e dhunuara dhe masakruara me thikë ngadalë-ngadalë në mënyrën më të tmerrshme barbare (vetëm pse ishin shqiptare), në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës (…).
Gjaku i viktimave të pafajshme shqiptare në gjenocidin e fundit (1998-99), të kryer nga egërsirat serbe të ardhur nga Karpatet (Dyndjet barbare) në trojet ilire-shqiptare, nuk do të harrohet kurrë.
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës.
Është armiku i përbashkët dhe i përjetshëm i kombit tonë kudo që të jetë. Egërsira, që ndaj nesh kanë kryer shumë masakra dhe gjenocide, që zgjojnë kujtimet e mendimeve të vdekjes dhe tmerrit, të vrasjeve groteske e të frikshme, që me të vërtetë mund të na mësojnë të ndërgjegjësohemi.
Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazëri. Të praktikojmë solidaritet dhe atdhedashuri, dhembshuri dhe tolerancë vëllazërore, lidhjen e ngushtë mes nesh, vëllezërve dhe motrave të një gjaku e të një gjuhe. Një unitet gjithëkombëtar të pathyeshëm, të fortë dhe të pandashëm, të mbështetur në qëllimet e interesat e përbashkëta.
***

Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.
Bëni diçka për veten tuaj. Qëndroni larg pushtetarëve që nuk ju respektojnë por mashtrojnë dhe shfrytëzojnë, nga ata që përfitojnë nga mirësia dhe naiviteti juaj. Dhe do të bëhet më mirë për ju. Për sa kohë që marrim frymë kemi të drejtën për një fillim të ri. Ta ndryshojmë situatën shumë të rrezikshme në të cilin gjendet Kombi dhe Vendi. Dhe kurrë nuk është kaq vonë! Pyetja e vetme është, a kemi të gjithë guximin për ta bërë këtë?

Asnjëherë nuk mund ta pranoni zvarritjen kur ndjeni dëshirën për të fluturuar.
Unë të dua ty, vendi im i njomur në gjak!

Continue Reading

Kolumna

Mehmeti: Në Maqedoni çdo gjë është e përkohshme, përpos antishqiptarisë!

Published

on

Shkruan: Kim Mehmeti

Në Maqedoni çdo gjë ngjanë si e përkohshme, përfshi edhe shtetin me histori ‘të arnuar’ e me të ardhme të paqartë. Por në këtë vend ka diçka që mbetet e pandryshueshme dhe e përhershme – antishqiptaria. Dhe sado që tingëllon perverse edhe e pakuptimtë, këtë antishqiptari e kanë mirëmbajtur dhe ushqyer edhe partitë shqiptare, me në krye BDI-në, të cilat, për të mbetur në pushtet, shtireshin se nuk e shihnin dhunën policore mbi protestuesit shqiptarë dhe kujdesin që ajo tregonte ndaj huliganëve maqedonas, si për shembull ndaj atyre që i dogjën pronat shqiptare në lagjen Gjorçe Petrov, apo që sulmuan e dhunuan familjet shqiptare në Nerez të Shkupit.

Pastaj BDI-ja është ajo që mbajti në këmbë thuajse një dekadë të tërë regjimin më antishqiptarë që ndonjëherë ka pasur Maqedonia –atë të VMRO-DPMNE’së – madje edhe duke inskenuar protestat të rrejshme, si për shembull ato kundër ndërtimit të kishës te Kalaja e Shkupit. Se cili është kontributi i BDI-së në ‘mirëmbajtjen’ e antishqiptarisë maqedonase më së miri shpjegon qëndrimi i kësaj partie ndaj Enciklopedisë maqedonase që fyente popullin shqiptar, ndaj likuidimit të Harun Aliut me shokët e tij, ndaj rastit ‘Monstra’, ngjarjeve të Kumanovës, ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë si dhe, ndaj ndeshjeve të futbollit ku maqedonasit humbnin nga serbet, e i shanin shqiptarët. Andaj sa të vjen të vjellësh, po aq edhe të besosh, kur i dëgjon qeveritarët e tanishëm të BDI-së të tregojnë se kush janë ata që sot inskenojnë konflikte ndëretnike. Të vjen të vjellës pse janë po ata që e mirëmbajtën antishqiptarinë maqedonase, e duhet t’u besosh sepse janë të njëjtit që deri dje inskenonin protesta të rrejshme vetëm për ta mbuluar vasalizmin e vet ndaj regjimin antishqiptar të VMRO-DPMNE’së.

Po pra, në Maqedoni çdo gjë ndryshon dhe është e përkohshme, përfshi edhe vetë shtetin, por ajo që mbetet e përhershme është antishqiptaria si dhe ëndrra maqedonase për një Maqedoni pa shqiptarët në të.

Continue Reading

Kolumna

Jemi të gënjyer!

Published

on

Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.

Shkruan Vjollcë BERISHA

Nuk duhet parë vetëm si diçka që aksidentalisht shkon keq, diçka që lidhet me orën e historisë. Është thjesht dështim i diplomacisë sonë. Nuk mjafton të jetosh në aeroplan e të bësh foto besimplote për ta integruar vendin në Bashkimin Evropian.

Cila është masa me të cilën mund të matet në këtë orë suksesi i një ministri për Punë të jashtme nëse jo me mundësinë e tij për ta integruar vendin në Unionin Evropian?! Me se tjetër mund të lëvdohet diplomacia “jonë” shterpe?

Po ato intervistat gojëplota me data të rrejshme?

Jemi gënjyer keq.

Votat merren në emër premtimesh që nuk realizohen. Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.

Populli ndjehet i gënjyer. Rrugë tjetër s’ka. Dielli për ne lind nga perëndon. Ky përcaktim është qenësor për shqiptarët.
BDI e ka minuar pafundësisht këtë rrugë me mbytjen e shtetit të së drejtës, me institucione të korruptuara deri në dhëmb, me moszgjidhje të proceseve të montuara, me drejtësi selektive që i shërben vetëm pushtetit e kultit të Partisë, me arsim asht e lëkurë, me kulturë që po shfytyrohet pa kujdesin e detyrueshëm institucional, me zgjedhje të manipuluara, e me të gjitha elementët që jo vetëm e shembin rrugën e integrimit, por edhe na bëjnë qesharakë e të pamjaftueshëm në sytë e botës.

Mosmarrja e datës nuk është pafatësi, është PAAFTËSI diplomatike, dështim dhe mbi të gjitha gënjeshtër.
Është një borxh që ia kanë popullit që e gënjyen në dritë të diellit se do ta integrojnë aty ku natyrshëm e ka vendin. Nuk duhej të nguteshin me premtime.

Pesha e fjalës është e rëndë. Medoemos e zë përfundi cilindo që turret ta thotë pa përgjegjësi dhe pa skuqje.

Jemi të gënjyer.

Continue Reading

Kolumna

Shaqir Fetai e humbi kontrollin! E humbi…

Published

on

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në interes të huaj, sepse, vetë Shaqir Fetai është interesi i huaj, ilegalisht i instaluar në krye të BFI-së me qëllim që gjithçka të rrjedhë egër, trishtueshëm, me synime shkatërrimtare! Këtë e dinë, fatkeqësisht, edhe myftinjtë e sotit, të cilët me lezet po ia mbajnë iso-n Shaqir Fetait në punët e tij të fëlliqta.

Nga Valbon Osmani

Për herë të parë në historikun e BFI-së kemi të organizuar haxh të egër, ilegal, fatkeqësisht në emër të Institucionit! Nuk është respektuar asnjë rregullativë e BFI-së, nuk është përfillur asnjë organ dhe nuk janë sjellë kurrfarë vendimesh nga organi më i lartë kolektiv, nga Rijaseti! Haxhin e “organizon” Shaqir Fetai me “myhybët” e vet të inspiruar nga rrëfimet legjendare të “Bagdatski llopovit”!

Shaqir Fetai dëshmoi se, jo që nuk di të funksionojë sipas rregullave të organeve kolektive, jo se nuk e di Kushtetutën e BFI-së, jo që nuk e njeh praktikën e organizimit institucional të këtij obligimi fetar, por, thjesht, e ka shumë të qartë se po i vie fundi, prandaj, të shfrytëzohet rasti dhe të përmbush orekset e veta aqcsavi jepet mundësia, natyrisht pa u përfshirë këtu organet kolektive apo trupat ndihmëse. Ky manipulim kurrë nuk do t’i falet Shaqr Fetait, një ditë ai do të përgjigjet edhe penalisht për këtë anashkalim që ia bën organit kolektiv në punën me të cilën e obligon madje vetë Kushtetuta e BFI-së! Thjesht, Shaqir Fetai vetë pret dhe vetë qep!
Për ta zbutur paksa këtë kritikë që e lakuriqëson tërësisht organizimin e egër të haxhit të sivjemë, Shaqir Fetai, i tmerruar nga ajo se u zbulua për hajninë e madhe, nisë me manipulimet e veta. Paska thirrur myftinjtë për konsultime para nisjes së haxhit! Pra, nuk thotë se e tuboi RIJASETIN, por, i tuboi myftinjtë si dhe drejtorët e institucioneve dhe sektoreve, me qëllim që të konsultohet! Të gjithë këta organe përbëjnë Rijasetin i cili tubohet për të sjellë vendime, për të propozuar më të mirën para miratimit të çfarëdo vendimi!

Çka ka këtu për t’u konsultuar? Ka formuar vetë komisionin, i ka caktuar vetë udhëheqësit e haxhit si dhe të haxhilerëve, ka caktuar vetë çmimin dhe, në fund, hajde mos të më ngelë kopili në dorë! I fton myftinitë për manipulim! Nuk mund të ketë konsultime në prag të nisjes së haxhilerëve, sepse, nuk ka çka i këshillon dhe as çka i konsulton myftinjtë Shaqir Fetai, i cili as që ia ka haberin e organizimit të këtij obligimi islam, as që ka organizuar ndonjëherë dhe as që di se si shkojnë punët rreth haxhit. Ai di vetëm të përfitoj nga haxhi.

Shaqir Fetai veten e llogaritë “pushtet” (edhe atë, maqedonas), nuk ia ka ngenë askujt, nuk e bën hesap as Kushtetutën e BFI-së, as Organet kolektive të BFI-së, sjell vendime autokrate dhe, në fund t’i njollosë që të gjithë. Prandaj, i fton myftinjtë, tallet me myftinjtë dhe, në fund, llogari do të kërkojë edhe prej tyre! Llogari për ç’gjë as që dinë se çfarë ka ndodhur, sepse kanë qenë tërësisht të përjashtar nga procesi!
Ndoshta edhe e meritojnë këtë përbuzje dhe këtë tallje të gjithë myftinjtë! Përjashtohen nga procesi ndërsa pak para nisjes për në haxh, tubohen dhe “konsultohen”! Sa vlenë konsultimi i tyre, këshillat apo këshillimet pasi gjithçka që ka dashur ka vendosur vetë Shaqir Fetai!

Për herë të parë përjashtohet Rijaseti nga ky organizim, për herë të parë përjashtohen myftinjtë dhe organet e tjera nga ky proces por që, në llogaridhënie përfshihen edhe ata! Kështu mendon Shaqir Fetai dhe kësaj ia arrinë! Myftinjtë nuk bëhen hesap në këtë organizim, ndërsa nëse plasin aferat e vjedhjes dhe të korrupsionit, atëherë, të gjithë mund ta hanë por jo dhe Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai qenka takuar edhe me udhëheqës dhe me mjekë të haxhit? Edhe ky është aktivitet i egër, sepse, dikush ata emra, ata propozime, numrin e tyre, është dashur ta miratojë në ndonjë mbledhje të Rijasetit! As ky hap nuk është hedhur! Gjithçka në ilegalitet dhe, sipas dëshirës dhe propozimeve të Shaqir Fetait! Një ekip prej nja 80 personave të përzgjedhur nga instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së!

Të gjithë këtyreve haxhi u paguhet nga BFI-ja! Kush e solli këtë vendim?
Të gjithë këtyreve u paguhet dhe mëditje? Kush e solli dhe kush e miratoi vendimin për lartësinë e mëditjeve?
Të gjithë këta mund të kenë edhe shpërblime dhe benificione ekstra? Kush e solli këtë vendim dhe cila do të jetë ajo shumë e përfitimeve ekstra?

Kujt i duhen këto shërbime, nëse jo ekskluzivisht Shaqir Fetait! Sepse ai dëshiron që vjedhjen t’ia kryejnë sa më shumë persona dhe, që të gjithë ata të kontribuojnë për t’ia reaziluar dëshirat meskine dhe të poshtra Shaqir Fetait! Rreth 500 mij euro do të jenë shpenzimet të cilat do t’ua mbulojë BFI-ja, respektivisht, shumë kjo që do të nxirret nga çmimi i haxhit të sivjemë. Pra, të gjithë haxhilerët e sivjemë kanë paguar çmim kaq të larë, sepse, ekipi i Shaqir Fetait është i madh dhe i pangopshëm shpenzimet e të cilëve përfshihen në këtë çmim të sivjemë të haxhit! Pra, “ekipin ndihmës dhe mjekësor” nuk e paguan bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait, por, e paguajnë të gjithë haxhilerët e sivjemë!

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në interes të huaj, sepse, vetë Shaqir Fetai është interesi i huaj, ilegalisht i instaluar në krye të BFI-së me qëllim që gjithçka të rrjedhë egër, trishtueshëm, me synime shkatërrimtare! Këtë e dinë, fatkeqësisht, edhe myftinjtë e sotit, të cilët me lezet po ia mbajnë iso-n Shaqir Fetait në punët e tij të fëlliqta.

Continue Reading

Aktuale