Connect with us

Kulturë

Promovohet libri i Baki Bakiut: “Emigrimi i familjeve shqiptare në Turqi nga dërveni i poshtëm i Shkupit dhe rrethina” (Video)

Published

on

Emigrimi i Familjeve Shqiptare në Turqi nga Derveni i Poshtëm i Shkupit dhe Rrethina (1953-1961), ishte libri i botuar i radhës i autorit Baki Bakiu, i cili vjenë nga fshati Rashqe i Shkupit.

Autori në këtë libër tregonë se sa familje në kohën e regjimit Sërb të asaj kohe kanë emigruar për në Turqi, duke mos mundur ti përballojnë torturimet, shantazhet, kërcënime dhe shumë arsye tjera, e të gjitha këta ndodheshin vetëm me një qëllim nga regjimi, që të ngelin më pak shqiptarë në këto troje.

BAKI BAKIU-AUTOR I LIBRIT

“Në periuedhen e dytë pas luftës së dytë botrore, un jam dëshmitarë i të gjithave ngjarjeve, dhe ata i kam shkruar ashtu si i kam përjetuar, i faleminderojë të gjithë informatorët të cilët pa hezitim më kanë dhënë informatat e duhura. Dhuna Sërbe ka qenë në vazhdimsi prej sa ka marrë pushtetin në dorë në vitin 1912 në përjashtim të viteve kur ishte sundimi Bullgarë këtu, vitet tjera gjithmonë pushteti Sërb, qëëlimin kryesor me gjitha masat e dhunës që i ka marrë, qëllimin kryesor e ka pasë dëbimin e shqiptarëve nga trojet etnike të tyre”.

Më tejë autori tregonë se ende kur kalon kah stacioni hekurudhor i trenit, ju përkujtohet vaji, britmat, pikëllime të shumta nga ata që ja kishin mësyer rrugës së Turqisë.

Profesor Doktor Besnik Rameti njiherit edhe recezent i librit, vlersonë shumë lartë librin e Bakiut dhe deklaronë se ky libër duhet të shpërblejë për Historinë e gjithë popullit Shqiptarë.

BESNIK RAMETI-RECEZENT I LIBRIT

“Për të gjitha këta ngjarje të cilat i ka marrë autori me përgjegjësinë më të madhe, për të dëshmuar faktet dhe historinë e jetës, ai nuk ka hezituar në çdo fshatë, në çdo familje, çdokund ku ka ndëgjuar nga miqt, shokët, farefisi, ai nuk ka prituar në këtë moshë që ka, për të dëshmuar dhe treguar ngjarjet sa më të sakt dhe familjet të cilat janë shpërngulur në Turqi”.

Promovimi i librit u mbajtë në shkollën e mesme në Saraj të Shkupit dhe ishin të pranishëm intektualë, profesor, shkrimtarë dhe afarsitë të shumtë. Libri u financua nga fondacioni Albiz dhe kompania Dauti Komerc, të cilët paralajmruan se librin poashtu do të financojnë që të përkthehet edhe në gjuhen Turke, që të kenë të qartë se pse ka shumë shqiptarë atje./TvShenja/

Continue Reading

Kulturë

Pritet filmi për Adem Jasharin, Vedat Bajrami flet rreth projektit të jashtëzakonshëm

Published

on

Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, talentin e tij e ka zhvendosur përtej kufijve shqiptar, duke u bërë pjesë e kinematografisë turke.

Në një intervistë për Indeksonline, Vedati tregoi se produksioni me të cilin po kryen xhirimet e filmit kanë ëndërr të realizojnë një film për Adem Jasharin.

Ai thotë se produksioni i tha që këtë film e meriton Kosova.

“Produksioni dhe këta njerëz të fuqishëm e kanë ëndërr të realizojnë filmin e Adem Jasharit sepse me kanë thënë shumë herë e duam këtë temë, këtë njeri dhe ju si Kosovë ende nuk keni bërë një film të luftës siç meriton Kosova. Do ishte kënaqësi që këtë staf profesional që e pash në xhirime ta sjellë në Kosovë për një film të madh”, u shpreh aktori.

Kujtojmë që aktori është pjesë e një filmi turk historia e të cilit do të jetë mjaftë prekëse.

“Filmi ‘Elif Ana’, është duke u përgatit nga produksioni “Life is a movie”, që 11 vite si ide dhe katër vite intensive duke u punuar në skenar, në jetën dhe veprimtarinë e Elif Ana. Ajo njihet si humaniste bamirëse me një shpirt të madh dhe ndihmëse e vendit dhe njerëzve në përgjithësi ,ajo ka qenë edhe grua e fuqishme dhe shëruese. Me një fjalë njihet për shpirtin e saj ashtu siç ishte Nënë Tereza për ne shqiptaret dhe për mbarë botën.

Ky film trajton jetën dhe kohën para 90 viteve për sakrificën që e pat Elif Ana dhe njerëzit. Në mënyrë perfekte lidhet ngjarja e asaj kohe me fuqinë e alevitve (bektashive), bamirësinë e tyre. Gjithashtu prek temë politike e shoqërore që besoj se do jetë një film ndryshe nga gjithë kulturat që jemi mësuar t’i shohim. Me një fjalë, ky film do prek gjithë njerëzit me temën e saj të veçantë”, tha ai.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se pjesëmarrja në këtë film ishte përvojë e mirë dhe me përmasa gjigante, ku e tejkalon konceptin ‘Hollywood’ nga profesionalizmi. Gjithashtu tha se bashkëpunimi me aktorët e huaj ishte një super çast.

“Unë i njoh producentet që një kohë të gjatë, e kam mik të mirë aktorin dhe producentin Kazim Çarman thjesht një shok i imi shumë i fuqishëm dhe shumë korrekt. Unë isha në dijeni për filmin dhe më ftoj gjatë pandemisë për këtë film. Ai më njoftoj me detaje, u përgatita dhe i erdhi koha të shkoj në Stamboll ne konferencë shtypi ku ishin prezent 32 TV turke ,pas jehonës së madhe mediatike unë shkova nga Stambolli për në Kahramanmarash një vend një orë e gjysmë nga Stambolli.

Atje pash lokacione të xhirimit së bashku me regjisorin e madh turk, Kazim Oz, dhe regjisorin Semir Aslan Yurek erdhi edhe dita ime e xhirimit unë isha atje për një javë qëndrova në Elbistan në një vend 30 min afër Sirisë, dmth, afër Alepo. Ishte përvojë e mirë dhe e madhe ishte me përmasa gjigante mund te them që e tejkalon konceptin ‘Hollywood’ nga profesionalizmi nga respekti dhe ndjenja e te qenurit aktor ishte një super çast me aktorët më të mirë të Turqisë që i posedon kinematografia turke duke filluar nga Alie Izet Tagan, Nexhmetin Cobanoglu, Turgay Tanulku, Sermyan, Ali Surmeli etj, dmth, aktor të kalibrit të madh të Turqisë”.

Në këtë film, roli i Vedatit është një person memec dhe bashkë me gruan nuk mund të kishin fëmijë.

“Roli im ishte Mehmeti me gruan e tij Zekiye. Karakteri im në film ishte pa zë, dmth, nuk i kishte falur zoti zë dhe bashkë me gruan nuk kishin fëmijë. Në film vetëm unë dhe gruaja ime Zekiye jemi çift modern dhe më të dalluar nga i gjithë vendi. Ishte një super rol për mua ku pata skenë me Elif Ana direkt sepse shkojmë për të kërkuar ndihmë që të kemi fëmijë.

Premiera e filmit pritet të realizohet me 30 apo 31 tetor 2022 në Stamboll, pastaj në Izmir e Adana si dhe jashtë Turqisë në vendet evropiane. Gjithashtu, më kanë premtuar qe premiera do vijë në Prishtinë e filmit Elif Ana dhe jam shumë i nderuar që isha pjesë e këtij super filmi”, përfundoi ai./Indeksonline/

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët Gegë u përmendën para 6 mijë vitesh, edhe në Betejën e Kadeshit!

Published

on

Nëse emrat e fiseve para – ilire citohen për herë të parë në Betejën e Kadeshit në Azinë e Vogël, kur Ramses III në shtyllën që glorifikon “fitoren” e tij në tempullin monumental të Abou Simbel, de Karnak, në Louxor dhe Abydos, përmend mes të tjerëve edhe pjesëmarrjen e fiseve të Shardaneve Ashenëve (spartanëve), emërtimi */Gig/, nga ku vjen edhe emri */Geg/, haset shumë më herët në poemën “Gilgamesh” (Gil ka mesh=Gila ka pyetje për Zotin) në Sumerian rreth 4200 vite para Lindjes së Krishtit.

Në një nga vargjet thuhet “En dim² gig’ki (un ndihem geg). Por, sipas vrojtimeve të kujdesshme të Pashko Vasës, emri Giga (geg) gjendet tek Iliada e Homerit, saktësisht në rreshtat ku thotë: “Përtej maleve të Akrokerauneve (Ἀκροκεραύνια) banojnë Gjigantët”. Pra, vendi ku banonin Gegët nuk ishte vetëm zona e sotme e Gegërisë, por fillonin që nga Jugu i Shqipërisë (Vargmalet e Jugut) aktuale dhe përfshinte gjithë Epirin e poshtëm dhe të sipërm.

Pashko Vasa për herë të parë theksoi faktin që fjala /Geg/ korrespondon me fjalën */gigas/ (Γίγας), që ruhet në toskërisht në mbiemrin “Gjika” që në greqishten e vjetër do të thotë */gigant/, -njerëz me gjoks të gjerë dhe trup të madh, të cilët na i përshkruan Homeri.

Nëse i drejtohemi semantikës shkencore të krijimit të emrit të banorëve në bazë të vendit ku jetojnë ose të aktivitetit jetësor që kryejnë, fjalët */Gik/ dhe */Geg/ janë pothuajse e njëjta gjë, por me konotacione shtesë, pasi */Gjik/ vjen nga fjala */gji/ e shqipes, sepse njerëzit primitivë të bregdetit merreshin me gjueti peshku dhe jetonin në gjire ku kishte shpella të thata dhe të përshtatshme për banim, ndërkohë që njeriu primitiv i malit jetonte në gjire liqenesh ose bërryle lumenjsh dhe merrej me gjueti kafshësh të egra prandaj quhej */Gi-eg/= Geg (I madh dhe i egër). Kemi të bëjmë me një shembull tipik sesi gjuha primitive, krijonte fjalët, ta zëmë Gi (gjiri i femrës) Gī (ngop-ushqej) dhe Gî (gjiri i detit-gjiri i liqenit, gjiri i malit (shpella)…

Në mitologjinë Greke dhe Romake, Gígas (Gegët) që quheshin edhe Gigantes (grek: Γίγαντες, Gígantes, singulier: Γίγας, Gígas), ishte një racë e fortë dhe e egër, paksa më e madhe se racat e tjera. Njiheshin gjithashtu si Gigantomachie, për shkak se ishin në gjendje tu kundërviheshin zotave Olimpikë [2] Selon Hésiode, gjigantët ishin pasardhës të perëndeshës de Gaïa (Toka) =ose Gala n§ latinisht, lindur gjatë përleshjeve nga gjaku i T’Uranit (qiellit), i cili u Kastrua nga i biri i tij Geg: Kronos nga ku vjen edhe emri i qytetit të Krujës. [3]

BURIMET:

2^ Hansen, p. 177-179; Gantz, p. 445-454. Quant à leur taille : Hansen p. 177 : « Hésiode les décrit comme étant « grands », se référant peut-être à leur stature, mais les géants ne sont pas toujours représentés comme étant énormes. Bien que le mot géants dérive en fin de compte du grec Gigantes , les traits les plus persistants des Gigantes sont la force et agression hubristique.”

3^ Hésiode , Théogonie 185 . Hyginus , Fabulae Préface donne Tartare comme le père des Géants. Un parallèle à la naissance des géants est la naissance d’ Aphrodite de la mer fertilisée de la même manière.

4^ Gantz, p. 446, 447.

5^ Gantz, p. 453 ; Hanfmann 1992, The Oxford Classical Dictionary sv “Giants”; Frazer 1898b, note à Pausanias 8.29.3 “Que les géants ont des serpents au lieu de pieds” pp. 315-316 .

6^ Dur, p. 86 ; Gantz, p. 16 ; Joyeux, l’Odyssée d’Homère 7.59 ; Douglas Harper mentionne qu’uneorigine pré-grecque a également été proposée (« géant ». Dictionnaire d’étymologie en ligne).

7^ Hésiode , Théogonie 132-153

8^ Hésiode , Théogonie 154-175 ; Gantz, p. dix.

9^ Hésiode , Théogonie 176 sqq.

10^ Apollodore , 1.6.1 ; Hansen, p. 178.

11^ Gantz, p. 446. Ogden, p. 82 n. 74 dit que les «Géants de l’ Odyssée se tiennent un peu en dehors du reste de la tradition, dans la mesure où ils sont ethnologisés en une race sauvage, arrogante et condamnée, autrefois présidée par un roi Eurymédon ». Hanfmann 1937, p. 175, voit dans les descriptions « conflictuelles » d’Homère et d’Hésiode, « deux traditions locales différentes ».

12^ Homère , Odyssée 7.56-63 . Alcée et Acusilas font des Phaiakiens, comme les Géants, les descendants de la castration d’Uranus, Gantz, p. 16.

13^ Homère , Odyssée 7.199-207 .

14^ Homère , Odyssée 10.119-120 .

15^ Pausanias , 8.29.1-4 . Smith, William, “Gigantes” et Hanfmann 1992, The Oxford Classical Dictionary sv “Giants”, à la suite de Pausanias, affirment tous deux que, pour Homère, les Giants étaient une “race sauvage d’hommes”. Pour le mythographe Diodorus Siculus , les Géants étaient aussi une race d’hommes, voir 4.21.5 , Gantz, p. 449.

Homère , Odyssée 7.56-63 . Alcée et Acusilas font des Phaiakiens, comme les Géants, les descendants de la castration d’Uranus, Gantz, p. 16.

Continue Reading

Kulturë

Ambasadori i Francës: Nuk ka afat për bisedime me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nuk ka një afat specifik për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, por, Franca do të ketë qasje konstruktive, në zgjidhjen e kontestit bilateral me Bullgarinë. Kështu u shpreh ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner, gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit për Euro-integrime derisa shpalosi prioritet e Francës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.

Siril Bomgartne, ambasador francez në vend

“Sa i përket zgjerimit dhe anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për këtë temë nuk ka ndonjë afat konkret, sepse ky afat varet nga konferenca ndërqeveritare që do të shënojë fillimin e negociatave dhe në këtë moment është e pamundur të caktohet një datë e saktë, por vendi vazhdimisht do të bashkohet me presidencën franceze dhe tre institucionet e tjera të interesuara, në mënyrë që gjërat në mënyrë konstruktive të mund të përparojnë në një drejtim më të mirë”.

Gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së, ambasadori francez njoftoi se do të mbahet konferencë për Ballkanin Perëndimor, pikat e së cilës ende nuk janë të përcaktuara. Sipas tij, kjo konferencë është e planifikuar për në muajin qershor dhe është një konfirmim i vëmendjes së presidentit francez që i kushton rajonit.

Siril Bomgartne, ambasador francez në vend

“Pikat e kësaj konference nuk janë të vendosura ende, sepse ideja është të bashkëpunojmë dhe të përgatitemi në partneritet me vendet e interesuara, por vetë fakti që presidenti francez vendosi të organizojë një ngjarje të tillë është një konfirmim i vëmendjes që ai ia kushton rajonit. Në këtë konferencë duhet të specifikohen qëllimet, respektivisht do të flitet vetëm për zgjerimin, sepse do të jetë një samit në të cilin do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë”

Gjithashtu edhe ambasadori i BE-së David Gere është pajtuar me pikëpamjen se reformat e BE-së janë të rëndësishme për rajonin.

David Gere, ambasadori i BE-së

“Reformat që po planifikohen do të jenë të mira edhe për Bashkimin Evropian, dhe rrjedhimisht për shtetet e ardhshme anëtare dhe për këtë shtet. Është e rëndësishme në të njëjtën kohë të shihet përparim në çështjen dypalëshe me Bullgarinë dhe të shihet se Maqedonia e Veriut vazhdon të ecë përpara me reformat në rrugën e saj evropiane”

Euro-ambasadori pret nga partitë në pushtet dhe opozita të bashkohen rreth prioriteteve evropiane në mënyrë që të përfitojnë të gjithë.

Continue Reading

Aktuale