Connect with us

Kolumna

Ri-integrimi dhe risocializimi i grave viktima të dhunës familjare – Ku më pas?

Published

on

Autore: Mr. Sc Fatime Ziberi – Psikologe e licencuar
Asst. Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik
Gestalt Këshillues/ EMI Practioner

Sa herë që te flitet për dhunën në familje të len përshtypje se i kemi thënë të gjitha dhe se kjo temë është shumë e diskutuar dhe trajtuar. Por, sa më shumë të mendohet kështu aq më shumë rritet nevoja të flitet për të, të veprohet dhe të iu ndihmohet atyre. Për gati një vit, në mënyrë intenzive dhe të përkushtuar si pjesë e projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitim dhe integrimin e grave viktima të dhunës në familje” financuar nga Agjencia Austriake për zhvillim (Austrian Development Cooperation – ADC), me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe zbatuar nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës ndaj Grave dhe dhunës në familje, kemi qenë për së afërmi të përkushtuar rreth gjetjes së një mënyre më adekuate për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes konkrete që kërkon kjo kategori.
Dhuna e konceptuar si një veprim i qëllimshëm i pushtetit, me qëllim nënshtrimin, dominimin dhe kontrollin, shkeljen e të drejtave dhe shkaktimin e dëmit është një nga manifestimet më të rëndësishme të diskriminimit ndaj grave, vajzave. Dhuna ndaj grave është produkt i një shpërndarjeje të pabarabartë të pushtetit, i asimetrisë së marrëdhënieve dhe primatit hegjemonist të modelit patriarkal në shoqëritë aktuale; shkelja e tij pengon gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut.
Lufta kolektive feministe dhe e grave kanë bërë të mundur përparimin në konsiderimin e dhunës si çështje publike: politike, sociale dhe kulturore, duke arritur ta vizualizojnë atë si një problem shëndetësor dhe sigurie; duke i mbajtur shtetet përgjegjëse për parandalimin, ndëshkimin dhe çrrënjosjen e dhunës. Njohja e të drejtës së gruas për të jetuar një jetë pa dhunë ka fituar konsistencë ndër vite, duke zgjeruar kuadrin e zbatimit të saj. Më e njohura është që të konsiderohet dhuna në familje dhe brenda familjes si dhunë ndaj grave, më konkretisht si dhunë martesore.

Kjo ka qenë dhuna e parë specifike që ka lënë privatësinë në sferën publike. Nuk është më një çështje e familjes apo bindjes se çka ndodhë në familje mbetet aty, përkundrazi ajo shihet si shkelje e të drejtave të grave, vajzave, dhe kërkon veprime për zgjidhjen e saj nga të gjitha institucionet qofshin ato publike shtetërore apo dhe shoqatave dhe organizatave private.

Për neve mundë të duket sikur bëjmë mjaftueshëm sikur ju dalim në ndihmë dhe se tani e kanë më të lehtë të marrin guximin dhe ta flasin hapur, ta raportojnë dhunën dhe të vazhdojnë më tej. Por, sa në të vërtetë punohet që këto vajza, gra apo nëna marrin kujdesin, vëmendjen dhe trajtimin e nevojshëm, sa është e gatshme shoqëria jonë ti pranoj pa paragjykime dhe të iu siguroj mundësitë e mohuara? Sa jemi në gjendje ti pranojmë dhe ti ri-integrojmë në po të njëjtën shoqëri që ka neglizhuar klithmat e tyre për ndihmë?

Çështja e riintegrimit të grave dhe vajzave viktima/të mbijetuara të dhunës në komunitet dhe shoqëri është një nga çështjet më sfiduese. Kjo për shkak të kulturës që bazohet në normat e turpit dhe nderit të lidhura me gratë dhe vajzat, dhe ndikimin e saj në nderin e familjes, qoftë në rrethin familjar më të ngushtë apo dhe më gjerë gjerë dhe që kontribuon në vendosjen e kufizimeve të mëtejshme sociale ndaj grave dhe vajzave.

Pas momentit të raportimit dhe largimit nga agresori dhe vendit të dhunës këto gra/nëna përballen me sfida shumë reale dhe në të shumtën e rasteve ndjehen të pasigurta, pa ndihmë ose mbështetje adekuate.
Asnjë strategji parandalimi nuk është e plotë pa masa efektive për të adresuar problemin e risocializimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri. Një strategji gjithëpërfshirëse duhet padyshim të marrë parasysh faktin se siguria publike e tyre është e cenuar, dhe ardhmëria e pasigurt, pa ndonjë përkrahje financiare dhe psiko-sociale e mëtejshme nga institucionet përkatëse.

Prandaj kërkohen urgjentisht programet e integrimit social apo re integrimit të cilat janë mjetet thelbësore për rritjen e sigurisë publike të këtyre grave, të cilat janë dy objektiva shumë të rëndësishëm të politikave sociale në të gjitha vendet. Ajo që është e rëndësishme të bëhet për viktimat e dhunës në familje fillimisht është të iu sigurohen kushtet e nevojshme bazë të pavarësisë, për të promovuar autonominë dhe fuqizimin e tyre, duke i lejuar dhe mundësuar të vazhdojnë derisa të arrijnë një jetë pa dhunë dhe gëzimin e të drejtave të tyre.

Fillimisht, është domosdoshmëri sigurimi i mbështetjes financiare për gratë që largohen nga ambienti dhunues dhe janë në një situatë shqetësimi social, pa rrjete mbështetëse sociale dhe që nuk kanë një hapësirë ​​brenda natës që ofron siguri dhe dinjitet , ndihmon me të drejtën për strehim duke vazhduar më tej në sigurimin e aksesit të grave në kurse trajnimi për punësim dhe njëherit dhe mundësi punësimi me institucionet për këtë qëllim, duke promovuar kështu të drejtën për punë. Dhuna me bazë gjinore ka ndikim edhe në punësim. Puna mund të bëhet një instrument ose burim i dobishëm për viktimat, duke u dhënë atyre pavarësi profesionale, ekonomike, personale dhe sociale.

Por si pasojë e dhunës vuan marrëdhënia e punës e viktimave, kështu që nëse vullneti është mbrojtja e tyre gjithëpërfshirëse, bëhet e nevojshme trajtimi i aspekteve të punës në ofrimin e shërbimeve të tyre, në rastin e viktimave të punësuara. Por është gjithashtu e pashmangshme kujdesi ndaj viktimave në një situatë papunësie, për të lehtësuar futjen e tyre në tregun e punës; aksesi në punë pengohet nga paragjykimet dhe diskriminimi në punësimin e grave viktima të dhunës gjinore, detyrë në të cilën kompanitë dhe administratat publike duhet të përfshihen.

Nga analizat të bëra në rajon duke shqyrtuar të gjitha vështirësit dhe aktivitetet konkrete që duhet bërë nga puna pothuajse një vjeçare si pjesë e projektit të lartë përmendur, nxorëm rekomandimet konkrete:

✓ Punonjësit e komunave të njihen me Planin Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit, dhe të përgatisin plane operative vjetore për zbatimin e detyrimeve që dalin prej tij, për të cilin plan, do të parashihen fonde nga buxheti i komunës.

✓ Përfaqësuesit e pushtetit lokal të njihen me Ligjin e ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, si dhe zhvillimin e programeve, planeve të veprimit, politikave në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

✓ Është e nevojshme që stafi nga Komunat në rajonin e Pollogut të trajnohet për dhunën në familje dhe detyrimet e vetëqeverisjes lokale për të zvogëluar këtë problem.

✓ Viktimat e dhunës në familje duhet të njihen si një kategori e veçantë e cenueshme e personave së bashku me fëmijët e tyre, si dhe programet dhe politikat që do të përgatiten në periudhën e ardhshme në komunat e Tetovës, dhe komunat rurale, të përshtaten me nevojat e kësaj kategorie të cenueshme.

✓ Pushteti lokal në përputhje me detyrimet ligjore në programet vjetore për mbrojtjen sociale të sigurojë një buxhet për mbështetjen financiare të grave viktima të dhunës në familje. Për atë qëllim, është e nevojshme të miratohet një Rregullore për mbështetjen financiare të grave viktima të dhunës në familje, e cila do të përfshijë strehim të mbështetur dhe ndihmë financiare individuale për viktimat e dhunës në familje, që do të jepet sipas kritereve të caktuara.

✓ Komuna në bashkëpunim me MPPS -në të krijoj një qendër këshillimi për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës, e cila do të përmbushë standardet minimale për shërbime të specializuara, dhe do të synojë të ndihmojë dhe mbështesë viktimat që duan të largohen nga autori i krimit, si dhe ndihmë dhe mbështetje në procesin e riintegrimit dhe fillimit të një jete të re pa dhunë. Kjo do të thotë se vetëqeverisja lokale duhet të sigurojë burime financiare për krijimin e një shërbimi të tillë dhe të bashkëpunojë me organizatat e grave të shoqërisë civile për ta menaxhuar atë.

✓ Është e nevojshme që Agjencia e Punësimit të caktojë masa të veçanta për punësimin e viktimave të dhunës në familje.

✓ Rekomandohet edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve në Qendrën për Punë Sociale për shkak të modelit të ri të krijuar të punës së integruar (menaxhimi i rastit) dhe është e nevojshme të trajnohen të gjithë profesionistët.

✓ Është i nevojshëm edukim i vazhdueshëm për përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme kur merren me raste të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Nuk duhet anashkaluar ndihma psiko-emocionale e këtyre grave dhe familjes respektivisht fëmijëve që kanë qenë ndoshta dhe pjesa më e dëmtuar në gjithë këtë rrjet dhunues. Si rezultat i kësaj në fillim të këtij muaji në kuadër të projektit në Tetovë u hap dhe Qendra për Mbështetje të Viktimave të Dunës.
Një jetë pa dhunë gjinore është horizonti që drejton betejat tona. Indinjata dhe vuajtja përballë çdo keqtrajtimi dhe abuzimi të vajzave/grave, përballë çdo vdekjeje për shkak të faktit të të qenit grua, mbështet dhe inkurajon përpjekjet tona të mëtejme. Puna vazhdon…….

Continue Reading

Kolumna

Artikuluesi artistik i rrenës

Published

on

Është prej mëkateve të mëdha që mos të reagoshë pas rrenës publike! Në një intervistë të botuar në albumin e vet personal, “Hëna e Re”, Shaqir Fetai, veç tjerash, flet edhe për “punët me prioritet” të tij me t’u instaluar partiakisht në krye të BFI-së

Nga Mr. Eset Shaqiri

Po cilat paskan qenë ato “punë me prioritet”?! Nuk ka asnjë punë! Sepse, aksioni politik për komplot dhe puç ishte aq i furishëm sa, si një tërmet fatal i cili as sot e kësaj dite nuk ofron mundësi për sanim të pasojave dhe për adresim të prioriteteve që i ka BFI-ja e Shaqir Fetait!

Nuk ka qenie e gjallë në Maqedoninë e Veriut që nuk e di se si rodhi procesi i instalimt të Shaqir Fetait në krye të BFI-së! Dhe, çuditërtisht, “reisi” i instaluar dhunshëm na paska ardhur në kohën kur Kovid 19 e paska arritur kulmin e përhapjes së vet! Shaqir Fetai nuk paska pasur mundësi të mendojë në punë të tjera, sepse para vetes “paska pasur” masa që OBSH-ja i paska “nxjerrur” që ky ta luftojë pandeminë! A nuk është kjo një përpjekje qyqare e Shaqir Fetait për ta kamufluar paaftësinë e tij totale për t’i prirur një organizate aq të madhe siç është BFI-ja! A nuk është një përpjekje perfide e tij për ta fshehur revoltën e popullit dhe gatishmërinë unanime për ta bojkotuar një BFI të kontrolluar nga vegla të pushtetit anntiislam dhe nga militantët partiakë! OSHB-ja e paska ngarkuar Shaqir Fetain me masa kundër epidemisë?! OSHB-ja dhe Shaqir Fetai! I sëmurë për t’i dhënë vetes peshë! Madje aq mirë i paska respektuar këto masa sa paska arritur që në botë të dëshmojë se cila është “fuqia ndikuese” e BFI-së?

Së pari, OSHB-ja ka rekomanduar masa për çdo ministri shëndetësore në botë, apo për çdo komision shtetëror të formuuar enkas për ta luftuar përhapjen e kësaj pandemie! Tutje, Komisioni shtetëror me në krye ministrin e shëndetësisë, i ka ngarkuar të gjitha institucionet dhe organzatat e vendit që t’i zbatojnë ato rekomandime. Pra, BFI-ja, si të gjitha të tjerat, kanë qenë të obliguara që t’i zbatojnë rekomandimet e këtij Komisioni të cilat ishin të bazuara në rekomandimet e OBSH-së, dhe, së këndejmi, të pushojë Shaqir Fetai duke u lavdëruar lidhur me këtë pandemi, e cila desh e mbyti vetë atë kurse i mori jetë edhe bashkëmendimtarëve të vet! Asnjë nga komunitetet fetare në vend nuk ka raportuar se ka pasur nëpunës të infektuar apo të vdekur nga kjo pandemi. Në BFI-në e Shaqir Fetait ka vluar!

Së dyti, kur u instalua Shaqir Fetai, nuk ishte kulmi, por situata ishte zbutur, ndaj dhe u lejua falja e namazit në xhemat pasi, për herë të parë në historinë e myslimanëve të vendit, ishte ndaluar gati një vit më parë, kur epidemia po përhapej me përmasa shumë tragjike. Kur u instalua Shaqir Fetai në fuqi ishte falja e namazit në xhemat me distancë! Kontributi i Shaqir Fetait ishte zero, ndërkohë që kontributi paraprak ishte konkret! Ish-reisi i tij i kishte pranuar të gjitha masat e Komisionit shtetëror për menaxhim me këtë pandemi, ndërsa kishte nisur edhe aksionin e donimit të mijëra maskave për institucione të ndryshme të vendit. Ky po që është kontribut!

Së treti, nuk është e vërtetë se kjo pandemi e paskësh rrezikuar financiarish BFI-në! Sepse, prezenca e përditshme e xhematit në xhami nuk gjeneron kurrfarë të ardhurash për BFI-në, të paktën nuk do të duhej! Ai u instalua në kohën kur fitri ishte paguar në BFI, por në masë të madhe edhe zeqati! Veç kësaj, ish-reisi i Shaqir Fetait, kishte këmbëngulur që edhe BFI-ja të përfshihej në buxhetet shtetërore të krijuar për lehtësimin e krizave financiare si pasojë e pandemisë. Madje ishte kërcënuar me padëgjueshmëri qytetare, gjë që i kushtoi duke u eliminuar poitikisht dhe zëvendësuar partiakisht me Shaqir Fetain! Në fund, përflitet se kërkesa e ish-reisit që të paguhen me rroga edhe imamët e vendit, u realizu duke u derdhur në xhirollogarinë e BFI-së së Shaqir Fetait mijëra euro, të cilat “efendiu” në fjalë i përdori për ta blerë pakënaqësinë reale duke ua ngritur rrogat disa strukturave të BFI-së. Veç kësaj, u realizu denacionalizimi i disa pronave të Vakëfit, të cilat, u këmbyen në letra me vlerë! Kjo ndikoi që buxheti në BFI të rritet dhe jo se pati ndonjë “aksion gjithëpopullor” për të shprehur kënaqësinë që u instalua në krye të BFI-së Shaqir Fetai. Një interpretim autentik i vakëfit do të konkludonte se sjellja e Shaqir Fetait në raport me Vakëfin është pa dyshim, sjellje e mëkatshme! Vakëfi nuk është lënë që një ditë ta tjetërsojë Shaqir Fetai, duke “e shitur” dhe duke krijuar buxhet për rroga! Vakëfi mund të tjetërsohet e të shitet, por ekskluzivisht për të siguruar të njëjtin vakëf apo edhe për ta shtuar! Të parët tanë nuk e lanë pasurinë e tyre që një ditë Shaqir Fetai të sigurojë rrogë të pamerituar për veten e tij dhe për bashkëmendimtarët e vet!

Shaqir Fetai duhet të jetë i sinqertë me bashkëpunëtorët e vet dhe i devotshëm para Allahut të Gjithëdishëm! Feja nuk bëhet me para: nëse ka rroga ka fe, nëse nuk ka rroga, nuk ka fe! A ia arriti Shaqir Fetai t’i bindë të gjithë bashëmendimtarët e vet, hoxhallarët e vendit, akademikët që, të japin kontributin maksimal të tyre, pa pagesë, për kultivimin dhe praktikimin e fesë së Zotit edhe në kohën kur gjenden para një sprove të madhe të Zotit Fuqiplotë! Shaqir Fetai kur ishte “profesor” në Medresenë Isa Beu” e di fare mirë se si vinin ndihmat popullore nga tërë vendi. Magazja e saj kurrë nuk ka qenë bosh! Mirëmbajtja e Mdresesë ka qenë ekskluzivisht “barrë” e popullit dhe jo e vakëfit, sepse kur ka nisur kjo vatër mësiomore vakëfi ka qenë pothuajjse i tëri i nacionalizuar dhe i uzurpuar! Tani, në kohën e Shaqir Fetait, duhet të vijnë letrat në vlerë nga vakëfi i tjetërsuar që të zhvillohet jeta fetare, pa pasur paraprakisht kurrfarë raporti publik mbi vlerën e këtyre letrave me vlerë, me të vetmin qëllim që të zhduken gjurmët e korrupsionit, të vjedhjes dhe të tjetërsimit të vakëfit, nga një pasuri islame në rroga të bashkëmendimtarëve të Shaqir Fetait. Një ditë, gjithësesi që do të ketë përgjegjësi morale e penale për çdo centimetër të vakëfit të zhdukur e të shfarosur për të siguruar rroga! Dikush ka varfëruar familjen e vet duke e lënë pronën familjare në interes të islamit, ndërsa sot dikush e shet, e shndërron në rroga, e ha këtë pasuri islame për të kënaqur veten dhe familjen e tyre. Dhe këtë fakt mundohet ta fsheh si “ndërgjejësim të myslimanëve” që kontribuojnë financiarisht për të rritur rroga. Vetëm në BFI-në e Shaqir Ftait sigurohen rrogat duke dëmtuar pronën e përbashkët islame në vend! Turp!

Continue Reading

Kolumna

Pasqyra e hipokritit

Published

on

Shaqir Fetai paska dhënë një intervistë në revistën e tij album personal “Hëna e Re” dhe, këtë intervistë e paska zhvilluar me një “ekip gazetarësh”! Me demek, nuk ekziston gazetar që mund të zhvillojë intervistë me Shaqir Fetain, patjetër duhet të jetë “ekip gazetarësh”

Shkruan Jasir Jashari

Një “ekip gazetarësh” që intervistën e titullojnë me “URTËSIA DHE DURIMI NË VEPRIM JANË VIRTYTËSITË TONA”, dëshmojnë se kanë shkruar një intervistë sa për t’ia bërë qejfin Shaqir Fetait i cili edhe më tej po ngelë në anonimitet (ndryshe, nuk do t’ia gabonin emrin sa herë të përflitet në media)! Për cilën urtësi flet Shaqir Fetai? Për të tijën?! Tashmë e ka dëshmuar “urtësinë” e vet dhe, në tradhëti të ketë urtësi kjo as nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar! Shaqir Fetai paska thënë “durim në veprim”?! Në veprim ka maturi, ka sinqeritet, ka ndershmëri e besnikëri, ndërsa durimi është fenomen i cili vie në shprehje para çdo veprimi! Durim do të thotë “sabër” o bilmeza!

Një intervistë e kurdisur, e porositur, një bashkëbisedim sa për mastrubim të trurit të tredhur, tepër shumë subjektive, që na del si një pasqyrë që pasqyron ekskluzivisht hipokritët e tipit të Shaqir Fetait! A guxon të fillojë intervista me Shaqir Fetain me pyetjen “Tashmë i bëtë afër një vit e gjysmë në krye të BFI të RMV. Cilat janë përshtypjet Tuaja si njeri i parë i një institucioni kaq të rëndësishëm?”, ndërkohë që hala nuk është përgjigjur në pyetjet e popullit: cili ishte çmimi i tradhëtisë që ia bëri ish-reisit të vet? Kush ia ofroi skenarin e tradhëtisë, pse e pranoi atë tradhëti? Çka fitoi nga ajo tradhëti! Sa kohë më parë e kishte bluar tradhëtinë? Kush i dha sinjal për tradhëti, sepse, një javë më parë e kishte vlerësuar ish-reisin e vet si “figurë markante…”?

Çka pati nevojë Shaqir Fetai që të jetë “njeri i parë”, ndërkohë që gjithnjë ka qenë në krah të të parit? Çfarë pati nevojë Shaqir Fetai për ta rrëzuar të parin ndërkohë që gjithnjë ishte nën sqetullën e të parit? Pse paska pasur nevojë të jetë “i pari”, ndërkohë që reisi i tij kurrë nuk ka marrur vendime pa pëqlimin e Shaqir Fetait, madje edhe atëherë kur ky propozonte me këmbëngulje që t’i largojë nga puna miqte më të ndershëm të “reisit” që i kishin shërbyer edhe si parzmorë pa zhveshjen e së cilës Shaqir Fetai nuk mund t’ia ngulte thikën të parit të vet!
Shaqir Fetai intervistën e fillon duke e nxjerrë në pah një “vlerë” të tij: ai kurrë nuk po u ankuaka për diçka që nuk e arrinë! Dhe, sipas kësaj fraze (“budallain mos e vet se të kallzon vetë”) tashmë Shaqir Fetai e ka arritur atë që ka dashur, ndërsa tani duhet edhe të ankohet se, kush qenë ata që e detyruan në këtë arritje të turpshme! Të paktën të ankohet se pse e lanë instalacion në krye të BFI-së dhe nuk e viktimizuan duke e torturuar si “Krishtin të pafetë”! Sepse, Shaqir Fetai pa pak viktimizim nuk ka se si ta shpreh pafajësinë e tij në tradhëti!
Tutje, Shaqir Fetai thotë se në fillim paska qenë i frikësuar dhe se paska pritur turbllira të mëdha, porse, falë Zotit gjithçka i paska shkuar sikur të jetë hedhur në mjalt. A thua ku do të bie kur do t’i mbarojë mjalti?!

Natyrisht, Shaqir Fetai ka qenë shumë i vetëdishëm për pasojat pas asaj tradhëtie, ka qenë shumë i vetëdishëm se mund të ketë kundërreaksion pas atij veprimi antiislamik që e ndërmori kundër reisit të tij dhe kundër traditës shekullore të BFI-së se kush mund të jetë në krye të saj! Nuk ishte zgjuarësi e Shaqir Fetait fakti që punët rrodhën qetësisht, porse, zgjuarësi ishte e atyreve që u tradhëtuan dhe që ndëshkimin për tradhëti e komplot ia lanë Vetë Zotit! Hakmarrja njerëzore do ta paraqiste Shaqir Fetain martir, ndërsa hakmarrja nga Zoti – çka do ta paraqesë Shaqir Fetain? Këtë më së miri e di Zoti i Madhërishëm! Mallkimi i Tiij mund të vonojë por, një gjë është e sigurtë – Ai kurrë nuk harron për ta ndëshkuar të pabesin!

Në këtë “rrugëtim suksesi” Shaqir Fetai e paska pasur përkrahjen e “bashkëpnëtorëve tanë”! Të kujt janë këta bashkëpunëtorë? Kush janë “bashkëpunëtorët tanë”? Shaqir Fetai nuk është Instiitucion i shërbimeve për të pasur bashkëpunëtorë! Shaqir Fetai këtë rrugëtim e pati me bashkëpunëtorët e vet që vijnë nga e njëjta guzhinë, nga të njëjtat kanale minjësh, sepse, ndryshe nuk do të mund ta realizonin tradhëtinë dhe komplotin që ia bënë “babait” të tyre, e që assesi nuk po ia dalin ta demantojnë faktin që ishin mercenarë e mision anti-BFI!

Shaqir Fetai mendon se kjo “strategji” e tij paska dhënë rezultate konkrete! Shaqir Fetai shantazhin policor, ndërsimin e shërbimeve sekrete, obligimet dhe detyrat ndaj këtyre shërbimeve – të gjitha këto marifetllëqe i paraqet si “strategji të veten”! Nuk ka strategji në botë, nuk ka fuqi në botë, nuk ka plan në botë, nuk ka ideator në botë që, brenda natës i mbedh bashkëpunëtorët për ta ndërmarrur veprimin e puçit dhe të shantazhit. Këtë mund ta bëjnë vetëm bashkëpunëtorët e shërbimeve të cilët, brenda një sekondi i nënshtrohen urdhërit, madje nëse duhet edhe për ta nërkëmbur edhe nderin familjar.

Shaqir Fetai e përfundon përgjigjen e parë duke thënë se puna e tij qenka transparente! Si mund të jetë konspiraconi punë transparente? Si mund të jetë transparente ikja nga pyetjet objektive? Si mund të jetë trasparente shmangia nga debati ngjashëm siç ik djalli prej temjanit? Shaqir Fetai transparente e ka vetëm rrenën, vetëlavdërimin, heshtjen para tradhëtisë dhe errësimin e misionit të tij.

Continue Reading

Kolumna

Nebiu: Vota është amanet e tradhëtia ndaj amanetit dënohet rëndë nga populli

Published

on

Shkruan: Mr. Driton NEBIU

Në këto ditët e para të këtij viti që sapo e filluam, ende me përshtypjet festive, po fillojnë të na dalin para sysh të gjitha ato që lamë pas, hallet e dertet, pritjet e realizimet e besa edhe mashtrimet. Sot jemi më të pasur me një përvojë nga një vit përplot dështime, me shumë premtime e shpresë për jetë më të mirë, e me një realitet tepër të zymtë. U fol shumë për drejtësinë dhe sundimin e të drejtës e u ballafaquam me vendimet më të turpshme të sistemit të drejtësisë, duke u dënuar të pafajshmit, që të lirohen fajtorët.

Qeveria e regjimit hibrit të Maqedonisë së Veriut BDI-LSDM, edhe në vitin që kaloi premtoi sundim të së drejtës e bëri gjithandej padrejtësi. Në burgjet e vendit ende po mbahen të dënuarit e proceseve të montuara, për dallim nga tentimi që të amnestohen vrasës i fëmijëve si Iliqi, e kriminel si Ninxha, po së fundmi edhe të lirohet i dënuari për disa vepra e i dyshuari për disa të tjera i “famshmi magjistari” Mijallkov, që humb e shfaqet kur t’ia don qejfi.

I gjithë viti na kaloi edhe në luftën kundër pandemisë, me shpresë se do të rikthejmë shëndetin e humbur, pa menduar fare se do të na digjen pacientët pikërisht në spital dhe askush nuk do të bartë përgjegjësi, po qoftë edhe morale, që më pas ende pa u shëruar kjo dhimbje të na ndodhë dhimbja tjetër të na digjen njerëz në rrugët e botës e sërish të heshtim e të kalojë e gjitha me dy suspendime sa për sy e faqe, duke i hapur rrugën edhe më shumë korrupcionit në sistem. Të gjitha këto po na vijnë që nga shpallja e agjendës “jeshile” të atyre që jeshil po u shkon jeta, pa asnjë punë e rezultat e me plotë mashtrime sërish në pushtet. Në këtë “gjelbërim” askush nuk priti se kishin edhe AlternAtivA, edhe ate pikërisht ata që ishin më të zëshmit kundër tyre herë me “bretkosa” e herë duke i fajësuar të tjerët se qenkan të shitur, e në fund “hyxhym” e në prehrin e tyre.

U qoftë kjo për nderë, po e patën. Mashtruan votuesin, e shkelën marrëveshjen po edhe fjalën e dhënë publike, morën mandatet e fituara në llogari të të tjerëve e ua dorëzuan peshqesh për Vit të Ri si në rolin e Baba Dimrit. Harruan se vota është amanet, e amaneti nuk tradhëtohet, kjo do t’i dënojë jo më larg se në zgjedhjet e para kur do të mbetetn parti “mahalle” ashtu siç edhe ishin, një këmbë këndej e një këmbë andej. Po kjo është brenga e tyre.

Zhgënjimi zakonisht është ndjenjë që sjell pakënaqësi, kur ke pritje e mbi të gjitha qëllim e e njejta nuk realizohet. Ajo krijon hidhërim e emocione por edhe paraqet një fillim. Emocionet fillestare mund vetëm të jenë një shtytje plotësuese për një hap të ri drejt qëllimit. Popullata e zhgënjyer nga ata që prioritet kanë përfitimet personale para të mirave kolektive, do të dijë të vlerësojë po edhe të dënojë. Ata janë të vetëdijshëm dhe e kanë të qartë se kush është me ta e kush punon për ta. Është vetëm një opozitë dhe një frymë opozitare me një lider të vetëm opozitar.

I sulmuar, i tradhëtuar, të mos themi edhe i likuiduar, fatmirësisht i gjallë, i fortë, i qartë e me ideal, i gatshëm për sfida të reja, i gatshëm që përkrahjen e popullatës ta materializojë me realizime e punë për të mirën e tyre, para të gjithëve qëndron lideri i opozitës Ziadin Sela, i hapur për të gjitha forcat që mund të sjellin qoftë edhe një gurë në ndërtimin e kalasë së fortë të mbrojtjes së interesave shqiptare në këtë vend, së bashku në një Alenacë për Shqiptarët e me shqiptarët, kërkon vetëm një votëbesim, jo për vete po për realizimin e aspiratave të kahmotshme shqiptare, të jemi të barabart në mesin e të barabartëve, në një shtet për të gjithë.

Rruga e qartë është trasuar, ekipi me njerëz të ndershëm e profesionist të lëmive të ndryshme është krijuar e i njejti është duke u plotësuar çdo ditë e më shumë, ashtu siç është përcaktuar qëllimi, duhet vetëm edhe angazhim, për jetë më të mirë e luftë kundër korrupcionit, mashtrimit, paaftësisë e servilizmit.

E ardhmja po troket në derë.
Mirë se na vini.

Continue Reading

Aktuale