Connect with us

Kulturë

Në listë të ngushtë për “Oscar” edhe filmi “Zgjoi”

Published

on

Kandidati i Kosovës për “Oscar” është edhe një hap më afër ceremonisë prestigjioze. Filmi nën regji të Blerta Bashollli ka hyrë në listën e ngushtë. Në listën e posapublikuar është bashkë me 14 të tjerë. Në anën tjetër “Pa vend” i Samir Karahodës, që po ashtu kishte gjasa për këtë çmimi, nuk ka vazhduar tutje.

Më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore.

“Zgjoi” shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe të grave nga Krusha e Madhe. Tregon rrëfimin e një gruaje që me gjithë pengesat krijon një jetë të re për veten e saj dhe për gratë e tjera.

“Zgjoi” triumfin më të madh e pati pikërisht në SHBA. E nisi mbarë me tri çmime qysh në premierë botërore në shkurt – Çmimin e jurisë, atë për regjinë më të mirë dhe Çmimin e audiencës – në festivalin më të madh amerikan, “Sundance Film Festival”. Në këtë Festival, vitin që vjen në garë do të jetë filmi i Karahodës.

“Zgjoit” edhe shfaqja në kinematë amerikane, veçanërisht ato në Neë York, i eci mbarë. Dy ditë para shfaqjes në “Film Forum” u shitën të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këta dy terminë, në Neë York, pas shfaqjes së filmit ishte paraparë edhe diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe me aktoren Yllka Gashi.

Filmi vazhdon të shfaqet në kinematë e vendit, Shqipërisë, Maqedonisë, Evropës dhe në SHBA.

“Pa vend” rrëfimi për sportistët nga Kosova u bë i pari filmi vendor që u nominua në ngjarjen që konsiderohet si “Oscari” i Evropës.

“Pa vend” ndërtohet mbi suksesin e klubit prizrenas të pingpongut “Lidhja e Prizrenit”, duke përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jeton Mazrekut dhe Ermegan Kazazit, të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifat Rifati, që të mbajnë sportin e pingpongut gjallë, duke zhvilluar breza të rinj pingpongistësh. Filmi i zhanrit docu-fiction, në 15 minuta sjell krejt peripecitë e sportistëve që pavarësisht të gjithave, nuk heqin dorë nga rruga që kanë marrë.

Continue Reading

Kulturë

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Published

on

By

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia merret me zbardhjen e rastit.

“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Continue Reading

Kulturë

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Published

on

By

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë.

Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.

Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.

Continue Reading

Kulturë

Së shpejti seriali “House of the Dragon”

Published

on

House of the Dragon është një serial i ri, i krijuar nga George R. R. Martin dhe Ryan J. Condal.

Është një prequel i serialit televiziv Game of Thrones (2011–2019) dhe bazohet në romanin e Martinit të vitit 2018, Fire & Blood.

Ngjarja zhvillohet dyqind vjet përpara ngjarjeve të Game of Thrones, seriali tregon fillimin e fundit të House Targaryen; ngjarjet që çuan dhe mbuluan luftën civile Targaryen, të njohur si “Vallja e Dragoit”.

Seriali është planifikuar të ketë premierë më 21 gusht 2022.

Sezoni i tij i parë do të përbëhet nga dhjetë episode.

Më poshtë e keni trailerin e këtij seriali.

Continue Reading

Aktuale