Connect with us

Lajme

Vuçiç: Do të hetohet nëse ka akuza serioze ndaj Vesellinoviçit dhe Radoiçiqit

Published

on

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Presidenti i Serbisë ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Në një konferencë për media, Vuçiq tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se druan “që një dokument të këtillë do të mund të pranojë edhe për disa njerëz në funksione shumë më të larta në rajon”.

“Atëherë a do të reagojmë ashtu? Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka” tha Vuçiq.

Vuçiq njëkohësisht mohoi që Partia Përparimtare Serbe (SNS), në krye të së cilës është, ka marrë para nga, Zvonko Vesellinoviq.

“Asnjë dinarë nuk na ka dhënë, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëheqi ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësimit. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo para tjera”, përfundoi Vuçiq.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore serbë në Kosovë, MIllan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Sa më shpejtë të jetë e mundur zgjedhje të parakohshme, pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore

Published

on

By

Ohër, 19 janar 2022 (MIA) – Sa më shpejtë të jetë e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo shumicë parlamentare dhe qeveria e BDI-së e administruar nga Kovaçeski mbahet në mënyrë artificiale, porositi sot nga Ohri Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare.

Ai paralajmëroi së shpejti partia opozitare do të propozojë edhe aktivitete në drejtim që sa më shpejtë të shpallen zgjedhje të reja.

“Jemi të gatshëm dhe deri tek Parlamenti do të dorëzojmë ndryshime të Kodit zgjedhor, në të cilat nuk do të ketë qeveri teknike, gjegjësisht njëqind ditë humbje kohe të qytetarëve, por do ta shfrytëzojmë atë afat kushtetues prej 45 deri në 60 ditë”, tha. Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja, porositi, nuk kundërshton të shkojë në zgjedhje dhe me përbërje të vazhdueshme të qeverisë.

“Nëse janë të frikësuar, le të mbetet Spasovski ministër i Punëve të Brendshme, le të mbetet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale… Nuk do të ketë nga opozita zëvendës në bujqësi, financa, shoqëri informative, le të mbetet kjo qeveri siç është dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski, me këtë rast duke paralajmëruar se partia opozitare është e gatshme të bisedojë edhe për vendosjen e një njësie zgjedhore.

Continue Reading

Lajme

Gjobiten 49 shoferë për mos dhënie përparësi për këmbësorët

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të përforcuar të veprimit për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, me ç’rast janë sanksionuar 49 prej tyre.

“Të gjithë autorëve u janë përgatitur kundërvajtje përkatëse”, kumtuan sot nga MPB-ja.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet një person pas urdhër arrestit të shpallur për vuajtjen e dënimit me burg

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Nëpunësit policorë të Njësisë për polici intervenuese dje në zonën e Aerodromit e privuan nga liria A.S. (36) nga fshati Gërçec i Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, për të është shpallur urdhër arrest me të cilin është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg.

Personi është arrestuar në stacionin policor dhe do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Aktuale