Connect with us

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Më ftohtë në Hanet e Mavrovës, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Më ftohtë në mëngjes në shtet është në Hanet e Mavrovës, ku në orën 07:00 janë matur -12 gradë, si dhe Kodrën e Diellit -11, Berovë -10, Kriva Pallankë – 9. Në Pretor, Manastir dhe Krushevë temperaturat është ulur 8 gradë nën zero, -7 në Tetovë, -6 në Ohër dhe Prilep, -5 në Strumicë dhe Vinicë, -4 në Shkup-Petrovec, -2 në Shtip dhe Demir Kapi, -1 në Shkup – Zajçev Rid dhe 2 gradë në Gjevgjeli.

Në Kodrën e Diellit 32 centimetra borë, në Hanet e Mavrovës 15, shtatë në Krushevë, dhe në Gjurishtë dhe Pozharane pesë centimetra.

Nga mëngjesi në disa pjesë të rajonit të Shkupit fryn erë mesatare, ndërsa në Shtip era e mëngjesit të sotëm arrin shpejtësinë herë pas here deri në 40 kilometra në orë.

DPHM paralajmëroi se paradite do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale që pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, më e theksuar në drejtim të Povardarit. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe paradite ftohtë me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë.

Deri nesër pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura më të ulëta në mëngjes. Valë e lagësht dhe e ftohtë me reshje të borës do të përhapet nga perëndimi në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica. Të premten gjatë ditës reshjet do të përfundojnë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore ku kudo do të ketë borë, ndërsa në zonat malore do të ketë rritje. Shtresë më të vogël të borës do të formohet edhe në pjesët tjera, përveç në pjesën e ulët të Luginës së Vardarit.

Continue Reading

Lajme

Besimtarët ortodoksë e festojnë Ujin e Bekuar

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e Ujit të Bekuar, e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet Uji i Bekuar për shkak të shenjtërimit të madh të ujit të kryer nga kisha në këtë ditë.

Pas ndërprerjes së përkohshme të vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit vazhdon tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.

Manifestimi do të mbahet në urën “Sloboda”, në hotelin “Holidej In”.

Festimi fillon me liturgji festive në tempullin e Lindjes së Shën Mërisë nga ora 9:00. Pas përfundimit të tij, rreth orës 11 do të bëhet liturgji nga tempulli deri tek ura “Slloboda” dhe këtu pas shenjtërimit të ujit të madh të bekuar , pra vetë aktit të shenjtërimit të ujërave, kryqi do të ulet në lumi Vardar.

Në këtë ditë kryqi i shenjtë hidhet në lumenj dhe ai që e kap besohet se pasohet nga lumturia dhe bekimi gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton bashkimin e njeriut me Krishtin dhe besohet se me vendosjen e kryqit ujërat bëhen shëruese.

Në vend, në pajtim me Ligjin për festa, Uji i Bekuar është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Continue Reading

Lajme

Gjendja e keqësuar epidemiologjike – rritet numri i të infektuarve të rinj dhe i të riinfektuarve

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Për një të tretën (33,9 për qind) është rritur numri i rasteve të reja me Kovid-19 nga 10 deri më 16 janar në krahasim me javën paraprake gjegjësisht janë diagnostifikuar 11.123 nga 45.401 testet e bëra dhe mesatarja e rasteve pozitive ishte 24,4 për qind. Informacionet epidemiologjike tregojnë se vendi gjendet në pik të infektimit dhe prandaj, me rekomandim të Shtabit të përgjithshëm koordinues të krizës, Qeveria ka vendosur që gjysmëvjetori i dytë për rreth 255 mijë nxënës në vend që nesër të fillojë më 1 shkurt.

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik, nga java e kaluar deri të hënën e kësaj jave, gjysma e të infektuarve (50,6 për qind, përkatësisht 5630) janë nga Shkupi. Grupmosha më e zakonshme në mesin e të infektuarve është 30 deri në 39 vjeç. Ka një rritje të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, veçanërisht te personat mbi 60 vjeç, me një rritje prej 99,6 për qind dhe tek ata nga 50 në 59 – me një rritje prej 90,3 për qind krahasuar me javën e kaluar. Gjatë javës së kaluar janë raportuar 1247 riinfeksione, që krahasuar me javën e kaluar është një rritje prej 31,8 për qind. Nga gjithsej 96 mostra pozitive të SARS-CoV-2, 57 (59,4%) zbuluan sojin omikron, të zbuluar në shtatë qytete (Shkup, Kavadar, Tetovë, Ohër, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli).

Raporti javor i ISHP-së tregon edhe se nga data 10 deri më 16 janar janë shënuar 55 vdekje nga KOVID-19 në 15 qytete, që është 34,1 për qind më shumë se javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (22) dhe janë persona mbi 60 vjeç. 439 persona janë shtruar në spital, një çerek më shumë se java paraprake.

Me 2269 raste të reja me KOVID nga dita e fundit, prej të cilëve 1169 janë në Shkup dhe 310 janë riinfeksion, të diagnostikuar me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 247 663. Janë 17 218 raste aktive dhe 9167 prej tyre janë në kryeqyteti. Manastiri (1516) ka numër aktiv katërshifror, gati njëmijë (960) janë në Prilep, dhe mbi treqind janë Kumanovë (662), Ohër (548), Kavadar (426), Strumicë (345) dhe Veles (327).

Situata epidemiologjike është përkeqësuar në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht e vështirë është në Slloveni, Serbi dhe Kroaci, ku dje u regjistrua një numër rekord i të infektuarve rishtazi. Serbia regjistroi 18,006 raste nga 39,740 të testuar, tha ministria e shëndetësisë, pasi kryeministrja Ana Bërnabiç njoftoi një rekord negativ më herët, duke thënë se “numri do të jetë katastrofik”.

Nga pothuajse 40,000 të testuar, 45.3 për qind ishin pozitivë, që do të thotë se pothuajse çdo i dyti person i testuar ishte i infektuar me korona. Në fillim të vitit, në Serbi kishte pak më shumë se 2000 të infektuar në ditë, por numri i të infektuarve filloi të rritet ndjeshëm, gjë që ekspertët e lidhin me tubime masive për të festuar Vitin e Ri.

Rekord absolut ditor prej 8681 rastesh të reja me koronavirus u konfirmua dje në Slloveni, ku shkalla e pozitivitetit arriti pothuajse në 63 për qind. Rritja javore e rasteve të reja është pothuajse 17 për qind.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, dje janë regjistruar 3342 persona të rinj të infektuar, nga gjithsej 7529 të testuar për koronavirus. 39 persona kanë vdekur në vend në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 1814 raste të reja të infektimit. Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 720 janë pozitivë në Kosovë, ku aktualisht janë 5678 raste aktive.

Continue Reading

Aktuale