Connect with us

Spektakël dhe Yje

Rok grupi arbëreshë vjen me një përpunim fenomenal të ‘Xhamadani vija vija’ (Video)

Published

on

Rok bendi arbëresh Peppa Marriti kanë përpunuar para një jave këngën “Xhamadani vija vija” dhe atë me një spot tepër interesant.

Peppa Marriti Band janë të njohur si një rok grup arbëresh ku bëjnë rok muzikë duke gërshetuar traditën dhe kulturën “arbëreshe” me rok.

Anëtarët e këtij grupi janë: Angelo Conte (Solist dhe kitarë akustike), Pino Murano (Violinë), Antonio Castrovillari (kitarë elektrike, Demetrio Corino (bas dhe vokal) dhe Francesco Greco (tupana).
Ata tashmë ka vite që bëjnë muzikë të këtillë derisa kanë marrë pjesë në shumë festivale në Itali por edhe përgjatë tërë bregut të Mesdheut, në mesin e të cilëve: Arezzo Wave, Adriatico-Mediterraneo, Sonica, Ampollino Sound, Music Festival, Suns Contest 2009, DemoFest Lamezia Terme, BunkerFest Pezë / Tiranë (Shqipëri), Java Kulturore Arbëreshe Shkup (Maqedoni), etj.

Ata tashmë kanë një album të realizuar si “Rockarbëresh” dhe “Këndò!” këngët e të cilëve transmetohen në radio të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si: Rai Radio 1 “Demo”, Radio Rai “Notturno Italiano”, Radio Tirana në Shqipëri, Radio West dhe Radio Urban FM në Kosovë.

Peppa Marriti band ka bërë edhe intervista të shumta në Itali si në: “Italia thërret Italinë” në Rai International, “La Storia Siamo Noi” në Rai Tre / Rai Educational dhe “Levante” në Rai Tre. Ndër protagonistët e filmit/dokumentarit “rock arbëresh” të Salvo Cuccia. Fituesit e çmimeve ETNO (DemoFest) dhe DEMO D’AUTORE (Sele d’Oro) 2010, transmeton GazetaExpress.

Në nëntor 2013 u botua libri “Rockarbëresh” (botimet e Pendragonit), shpërndarë nga Feltrinelli.

Në shkurt 2017 u publikua albumi i tretë i grupit me titull “Ajëret”, i paraprirë nga një video muzikore e xhiruar nga Arash Radpour.
Në një bazë muzikore tipike rock, koncertet e grupit hapen me tingujt ballkanikë (të theksuar nga përdorimi i violinës), duke iu referuar këngëve tradicionale (Vjershë) dhe vazhdojnë në botën e muzikës popullore dhe bashkëkohore.

Qëllimi i grupit është të mbrojë, nëpërmjet muzikës rock, gjuhën dhe kulturën e pakicave italo-shqiptare, të pranishme në Italinë e Jugut prej më shumë se 5 shekujsh.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Beniada e Big Brother VIP ishte një nga “eskortat” e Silvio Berlusconit? (Video)

Published

on

Modelja Beniada Nishani është një nga banoret e “Big Brother VIP”, e cila ka një karrierë në Itali ku ka nënshkruar kontrata me kompani mode shumë të njohura.

Përveçse modele Beniada ka luajtur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Berluscon-it.

Ajo që habit është fakti që Benida gjatë qëndrimit të saj në ‘Big Brother Vip’ nuk e ka përmendur këtë eksperiencë të sajën.

Filmi ‘Loro‘ (Ata) flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit Silvio Berlusconi.

Filmi me regji nga Paolo Sorrentino tregon për një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Metallica gjen zgjidhjen për të zbuluar të infektuarit me Covid-19 në koncerte

Published

on

Jo vetëm maskë dhe dezinfektues për duart për të ruajtur një turne muzikor nga Covid, por grupi i famshëm Metallica është i pari në botë që përdor qenë të stërvitur, për të nuhatur dhe zbuluar virusin tek njerëzit, shkruan Tgcom24.

Qentë janë marrë nga një kompani në Ohajo, madje grupi i muzikës metal i ka besuar nuhatjes së këtyre qenve për koncertet e tyre në Atlanta. Dhe duke parë suksesin, vendosën t’i përdorin dhe për spektaklin e 40 vjetorit të tyre në San Francisko.

Por kjo procedurë nuk përfshin publikun në koncerte por vetëm ata që punojnë dhe kalojnë në prapaskenë. Para se të nuhaten nga qentë çdokush duhet të mbajë një maskë në fytyrë për 10 minuta dhe më pas ajo maskë i afrohet qenit. Qentë janë stërvitur që të ulen para një personi që sipas tyre rezulton pozitiv, raporton abcnews.al

Niveli i sigurisë është deri në 99% të rasteve të analizuara. E njëjta kompani ka përdorur qentë e saj dhe për gara automjetesh dhe ndeshje basketbolli. Eksperienca e Metallica është ndjekur dhe nga grupe të tjera muzikore.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Albërije Hadërgjonajt ia ‘vjedhin’ llogarinë në Instagram?

Published

on

By

Albërije Hadërgjonajt ia ‘vjedhin’ llogarinë në Instagram?

Jo rrallë herë ndodhë që artistët shqiptarë, blogerët, përdoruesit me shumë ndjekës në Instagram, të bien pre e hakerëve.

Nëse shikoni profilin e këngëtarës, Albërije Hadërgjonajt do vëreni se ia kanë ndryshuar emrin dhe ia kanë fshirë çdo fotografi të publikuar më parë.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga vet artistja apo familjar të saj, por në Instagramin e saj, është i vendosur emri “Alejo Canova”.

Rikujtojmë se emri i Albërijes është përfolur edhe më shumë së fundmi për shkak të hyrjes së saj në “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar Beatrix, si dhe për të kënduar për të gjithë banorët./21Media

Continue Reading

Aktuale